E shtune, 27.04.2024, 04:52 PM (GMT+1)

Mendime

Ilir Çumani: Një Elisë nga Londra ''ndryshe'' me Elisën tonë!

E premte, 26.03.2021, 01:59 PM


NJË ELISË NGA LONDRA “NDRYSHE” ME ELISËN TONË....!

NGA ILIR ÇUMANI

Është një lajm sensacional që na e ka përcjellë sot përmes rrjeteve sociale, znj. Elisa Spiropali. Një revistë në Angli, që në kopertinë, e hap numrin e ri të këtij botimi me portretin e saj, si një grua e suksesshme në politikë dhe në ambiciet e saj.  Kjo revistë, që është një nga mijëra botimet e zakonshme që dalin si kudo në botë, është një botim shumë modest në Angli i një organizate dhe lëvizjeje feministe, e atyre grave dhe vajzave që aspirojnë të bëjnë karrierë. Është një revistë që, në dijeninë time, menaxhohet nga një shqiptare, e emigruar vite e fundit në Angli, me profesion gazetare. Padyshim, as revista dhe as anglezët atje, nuk e kanë idenë fare se kush është Elisa Spiropali e Shqipërisë, edhe pse imazhi i saj është e publikuar në një kopertinë të një reviste kaq modeste, të një lëvizjeje feministe! Thjesht, kjo është inisiativa dhe puna e një shqiptareje, bashkëpunëtore në këtë revistë, e cila vite më parë ka punuar si gazetare këtu në Shqipëri, dhe vitet e fundit ka emigruar në Angli për një jetë më të mirë. Kjo gazetare, emigrante, e ka gjetur një mënyrë për të mbijetuar dhe për tia dalë mbanë në një vend siç është Londra; ajo thjesht paguhet, është në kërkim të temave dhe personazheve të ndryshëm, merr porosi edhe këndej nga Shqipëria, dhe bën një punë, si çdo punë që bëhet në çdo profesion. Ajo ka shkruar ca rreshta në një artikull, duke e glorifikuar portretin e Elisës tonë, e ka retushuar dhe kuruar me merak për tia servirë një kategorie lexuesish të një vendi që as e njeh dhe as nuk ka një lidhje të caktuar me këtë personazh, si një Elisë  ndryshe nga ajo që njohin të gjithë shqiptarët. Pra, gazetarja shqiptare në Londër, bën një punë të sajën, sipas shijeve dhe preferencave të saj. Thjesht, ajo e publikon shkrimin në revistën e kësaj organizate për konsum tek lexueset që janë targetgrup i kësaj organizate feministe. Mirëpo, Elisa e Shqipërisë tonë, si një “ylli i rilindjes”, na e merr gjithë ngazëllim publikimin që i bëhet imazhit të saj me markën “Made in London”, dhe si një lajm “sensacional”, hopa, na lëshon ca shashka në rrjete sociale këndej nga katundi ynë, por edhe në tregun mediatik, me synimin e vetëm për të bërë propagandë, për të bërë “terapinë” e njohur gëlbesiane të shpëlarjes së trurit, vetëm për atë pjesë të kondiderueshme të shqiptarëve naiv, që nuk e njohin dhe s’kanë asnjë dijeni për industrinë e frikshme të propagandës së Edvinit, Elisës dhe shumë të ngjashmëve të tyre. Dhe pikërisht, Elisa, na e servir këtë “sensacion” në këto ethet e nxehta të fushatës elektorale, në një valë si kjo që ka përfshirë jo vetëm partinë e “Rilindjen” së Mamicës tonë, por të gjithë politikën shqiptare.  Eeeehhhh, sa qesharake je bërë moj Elisë! Si nuk përmbahesh dot dhe ta shikosh pak veten në pasqyrë për të kuptuar se në ç’farë mjerimi mental ndodhesh...! Por ndryshe nga lexuesit e Londrës, shqiptarët njohin tek ty një tjetër Elisë, atyre nuk mundesh dot tju servirësh si “çokollatë elektorale” imazhin e rremë që përpiqesh ta paraqesësh qoftë edhe në një publikim të markës “Made in London”.  Mirëpo, e ka thënë Fishta: “Shqiptarët do të jenë të fituar dhe syçelur kur të vijë dita që ata të bëhen njëherë e mirë bashkë....” E deri sa të vijë ajo ditë, ata do të mbajnë në kurriz edhe për disa kohë personazhe groteskë si Elisa Spiropali, të cilat, përpara mjerimit dhe varfërimit të shqiptarëve prej krimit dhe kurrupsionit të sektit të “Rilindjes”, çdo ditë lahen e krifen me “krëhër sedefi” nga disa “Elisa” të tjera, të ashtuquajtura pseudogazetare, pse jo, edhe nga ato të emigruara në Angli, që gazetarinë nuk e kanë për mision, por profesion lëpirjeje për arsyet që vetë i dinë dhe i kanë zgjedhur ti bëjnë në punët e tyre.....!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora