Mendime
Dedë Preqi: Vjosa & Albini, qeverisja më e mirë e një kombinimi dhe menagjimi
E diele, 21.03.2021, 11:19 AM
Vjosa & Albini, qeverisja më e mirë e një kombinimi dhe menagjimi
Nga
Dedë Preqi
Shoqëria
e jonë kosovare duhet të ndjehët më e sigurt në hapat e vet, duke e marrë
formën dhe modelin një shteti të vërtetë demokratik, prandaj është e
domosdoshme të marrim me seriozitet përgjegjësitë politike që na takojnë për
vendin dhe shtetin, që në realitet, konceptin e qeverisjes demokratike ta
kuptojmë si vlerë shoqërore të kohës moderne, që nënkupton mundësinë e veprimit
për të bërë një jetë në masë të plotë.
Krijimi
i qeverisë së re në Kosovë, tani më është në pritje për të marrë detyrat e
veta, sipas të cilit pushteti duhet të organizohet në bazë të marrëdhënieve
pozitë dhe opozitë, sikur e ka kështu demokracia e vendeve të botës, duke e
plotësuar njëra-tjetren.
Edhe
pse në Kosovë, i kemi shumë gjëra të çrregulluara nga pushtetët e dobëta dhe të
organizuara sipas dëshirave dhe tekëve të tyre, deri në atë pikë, sa është
vështirë të përcaktosh ndonjë përgjegjës, sepse janë një grup i madh i tyre,
por përpjekjet dhe angazhimet për të ndryshuar natyrën e kësaj avarie, kërkohet
një pushtet me përgjegjësi dhe konstruktivitet ta kthejë gjendjen e këtij vendi
në dobi të popullit dhe mirëqenjes.
Dhe
Kosova, e ka momentin e duhur dhe në këto rrethana të krijojë mundësi të reja
dhe kushte, të cilat mund të na kthejnë në një gjendje të mirë dhe pozitive, në
një të vërtetë ashtu sikur e meriton ky popull dhe ky vend. Dhe nëse
përqëndrohemi në këtë ndryshim, duhet të marrim parasysh ndjenjën dhe vullnetin
e popullit, i cili vet e përcaktoi me 14 shkurt të këtij viti, se kush duhet ti
prijë këtij vendi dhe të merr timonin e kësaj shoqërie në dorë, për një mandat
të caktuar, që do mvarët nga organizimi i pushtetit të përgjegjshëm dhe i
ndërgjegjshëm i tyre.
Edhe
në demokraci ndodhin gjëra të pa lakmuara, por ajo që po bëhët e neveritshme
dhe monotone në politikën e shoqërisë tonë kosovare, nuk janë modele të cilat
do ti kopjonte dikush për të mirë, duke e ngjallë një lloj ndjenje të urrejtjes
dhe përçarjes në mes vete, grupeve dhe partive politike, që nuk i ngjanë
njerëzve të vetëdijshëm dhe normal, e aq më pak atyre intelektual, duke përdor
një fjalor të fëlliqur dhe fjalë fyese e nënçmuese ndaj kolegëve dhe
bashkëkombasve të vet.
Kuptimi
i një shoqërie të mirëfilltë demokratike, sipas sëcilës të drejtat njerëzore
edhe ato ndërgjinore duhet të jenë të barabarta, në veqanti edhe shoqëria e
jonë duhet të mbetët real i kësaj natyre ndaj gjinisë femërore, por jo në vend
të përkrahjes dhe dobisë së saj, shpesh herë e shprehim të kundërtën dhe
mëllefin që nuk e meriton, si dhe ndaj femrave tona të afta dhe të guximshme,
sikur që e kemi kandidatën për presidente të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani.
Ajo
nuk meriton epitete të tilla dhe të shpifura, kinse është një përçarëse,
përkundrazi është gruaja më e arritshme dhe e besueshme në udhëheqje të
Institucioneve tona, dhe një ndër më të votuarat e gjitha trojeve tona
shqiptare. Zonja Vjosa Osmani, përveq se ka një përgaditje superiore shkollore,
është edhe një përsonaliet i dëshmuar i unifikimit dhe model i bashkëpunimit
ndërnjerëzor dhe me sjellje të afërta me popullin, por dhe politikanja më e
guximshme e ditëve tona.
Nga
ana tjetër, Albin Kurti, si një kryeministër i ardhshëm dhe zonja Vjosa Osmani,
presidente e ardhshme e Kosovës, janë dy figura të njohura në politikën
kosovare dhe jeta e tyre përsonale është e thjeshtë por modeste dhe e pa
dyshimtë. Janë dy figura të zgjuara dhe të guximshme për të sakrifikuar ndaj
çështjeve të rëndësishme dhe kauzave të mëdha shtetërore e kombëtare.
Atëherë,
ku jemi o, patriota shqiptarë, në këtë realitet edhe prej miqëve tanë kemi të
fala, por edhe shumë vërejtje, se deri këtu ku kemi ardhë nuk kemi me çka të
mburrëmi dhe nëse vazhdojmë me një avaz të njejtë të pushtetëve të pa
ndërgjegjshme, apo përmes krimit dhe korrupsioneve, në këtë mënyrë jemi duke e
mashtruar vetëvetën, sepse i kemi dëshmi rrezulltatet e pa dobishme, të cilat e
tregojnë pasqyrën e kësaj shoqërie në llupë.
Albin
Kurti dhe Vjosa Osmani, janë liderët e Lëvizjeve të tyre politike dhe me një
përvojë të gjatë politike, që bëhët fjalë për dy përsonalitete të cilët kurrë
ndonjëherë nuk kanë pasë akuza dhe konfikt me ligjin, por si qytetarë të
thjeshtë dhe politikan të zellshëm të këtij vendi e kanë shprehë vullnetin e
tyre për ti shërbyer këtij populli, poashtu edhe populli e ka dhënë verdiktin e
vet dhe besimin, që së bashku të dy, po sikur vëlla e motër, ti prijnë këtë
herë Institucioneve të këtij shteti