Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vjosa & Albini, qeverisja më e mirë e një kombinimi dhe menagjimi

| E diele, 21.03.2021, 11:19 AM |


Vjosa & Albini, qeverisja më e mirë e një kombinimi dhe menagjimi

Nga Dedë Preqi

Shoqëria e jonë kosovare duhet të ndjehët më e sigurt në hapat e vet, duke e marrë formën dhe modelin një shteti të vërtetë demokratik, prandaj është e domosdoshme të marrim me seriozitet përgjegjësitë politike që na takojnë për vendin dhe shtetin, që në realitet, konceptin e qeverisjes demokratike ta kuptojmë si vlerë shoqërore të kohës moderne, që nënkupton mundësinë e veprimit për të bërë një jetë në masë të plotë.

Krijimi i qeverisë së re në Kosovë, tani më është në pritje për të marrë detyrat e veta, sipas të cilit pushteti duhet të organizohet në bazë të marrëdhënieve pozitë dhe opozitë, sikur e ka kështu demokracia e vendeve të botës, duke e plotësuar njëra-tjetren.

Edhe pse në Kosovë, i kemi shumë gjëra të çrregulluara nga pushtetët e dobëta dhe të organizuara sipas dëshirave dhe tekëve të tyre, deri në atë pikë, sa është vështirë të përcaktosh ndonjë përgjegjës, sepse janë një grup i madh i tyre, por përpjekjet dhe angazhimet për të ndryshuar natyrën e kësaj avarie, kërkohet një pushtet me përgjegjësi dhe konstruktivitet ta kthejë gjendjen e këtij vendi në dobi të popullit dhe mirëqenjes.

Dhe Kosova, e ka momentin e duhur dhe në këto rrethana të krijojë mundësi të reja dhe kushte, të cilat mund të na kthejnë në një gjendje të mirë dhe pozitive, në një të vërtetë ashtu sikur e meriton ky popull dhe ky vend. Dhe nëse përqëndrohemi në këtë ndryshim, duhet të marrim parasysh ndjenjën dhe vullnetin e popullit, i cili vet e përcaktoi me 14 shkurt të këtij viti, se kush duhet ti prijë këtij vendi dhe të merr timonin e kësaj shoqërie në dorë, për një mandat të caktuar, që do mvarët nga organizimi i pushtetit të përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm i tyre.

Edhe në demokraci ndodhin gjëra të pa lakmuara, por ajo që po bëhët e neveritshme dhe monotone në politikën e shoqërisë tonë kosovare, nuk janë modele të cilat do ti kopjonte dikush për të mirë, duke e ngjallë një lloj ndjenje të urrejtjes dhe përçarjes në mes vete, grupeve dhe partive politike, që nuk i ngjanë njerëzve të vetëdijshëm dhe normal, e aq më pak atyre intelektual, duke përdor një fjalor të fëlliqur dhe fjalë fyese e nënçmuese ndaj kolegëve dhe bashkëkombasve të vet.

Kuptimi i një shoqërie të mirëfilltë demokratike, sipas sëcilës të drejtat njerëzore edhe ato ndërgjinore duhet të jenë të barabarta, në veqanti edhe shoqëria e jonë duhet të mbetët real i kësaj natyre ndaj gjinisë femërore, por jo në vend të përkrahjes dhe dobisë së saj, shpesh herë e shprehim të kundërtën dhe mëllefin që nuk e meriton, si dhe ndaj femrave tona të afta dhe të guximshme, sikur që e kemi kandidatën për presidente të Kosovës, zonjën Vjosa Osmani.

Ajo nuk meriton epitete të tilla dhe të shpifura, kinse është një përçarëse, përkundrazi është gruaja më e arritshme dhe e besueshme në udhëheqje të Institucioneve tona, dhe një ndër më të votuarat e gjitha trojeve tona shqiptare. Zonja Vjosa Osmani, përveq se ka një përgaditje superiore shkollore, është edhe një përsonaliet i dëshmuar i unifikimit dhe model i bashkëpunimit ndërnjerëzor dhe me sjellje të afërta me popullin, por dhe politikanja më e guximshme e ditëve tona.

Nga ana tjetër, Albin Kurti, si një kryeministër i ardhshëm dhe zonja Vjosa Osmani, presidente e ardhshme e Kosovës, janë dy figura të njohura në politikën kosovare dhe jeta e tyre përsonale është e thjeshtë por modeste dhe e pa dyshimtë. Janë dy figura të zgjuara dhe të guximshme për të sakrifikuar ndaj çështjeve të rëndësishme dhe kauzave të mëdha shtetërore e kombëtare.

Atëherë, ku jemi o, patriota shqiptarë, në këtë realitet edhe prej miqëve tanë kemi të fala, por edhe shumë vërejtje, se deri këtu ku kemi ardhë nuk kemi me çka të mburrëmi dhe nëse vazhdojmë me një avaz të njejtë të pushtetëve të pa ndërgjegjshme, apo përmes krimit dhe korrupsioneve, në këtë mënyrë jemi duke e mashtruar vetëvetën, sepse i kemi dëshmi rrezulltatet e pa dobishme, të cilat e tregojnë pasqyrën e kësaj shoqërie në llupë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë liderët e Lëvizjeve të tyre politike dhe me një përvojë të gjatë politike, që bëhët fjalë për dy përsonalitete të cilët kurrë ndonjëherë nuk kanë pasë akuza dhe konfikt me ligjin, por si qytetarë të thjeshtë dhe politikan të zellshëm të këtij vendi e kanë shprehë vullnetin e tyre për ti shërbyer këtij populli, poashtu edhe populli e ka dhënë verdiktin e vet dhe besimin, që së bashku të dy, po sikur vëlla e motër, ti prijnë këtë herë Institucioneve të këtij shteti