E shtune, 27.04.2024, 07:06 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Dënimi!

E diele, 21.03.2021, 07:35 PM


Dënimi!

Nga Gjergj Kabashi

Më 15 mars 2021 FB më bllokoi për 24 orë për shkak të një shënimi që e kisha bërë më 19 janar 2021 , ku e kisha shprehur mospajtimin tim me mendimet e një shoku e mikut tim të hershëm. Dënimi nuk ishte pasojë e mospajtimit të mikut tim me mua, por e ndërhyrjes dhe raportimit të një islamisti antishqiptar ndaj pikëpamjeve që i kisha shprehur në shkrim.

Arsyetimi i bllokimit tim 24 orësh, ishte ky:

Innlegget ditt følger ikke standardene våre om hatefulle ytringer

Shkrimi yt nuk përputhet me standardet për gjuhën e urrejtjes.

Dënimi !

Më 15 mars 2021 nga fb isha i bllokuar për 24 orë , për shkak të “mosrespektimit të rregullave etike në lidhje me lirinë e shprehjes…” dhe për “shprehjen e urrejtjes”. Vendimi i stafit përgjegjës të fb bazohej krejtësisht në premisa të gabuara rreth atij vlerësimi. Ishte rrjedhim i leximit të cekët e paragjykues.

E gjithë kjo ndërlidhjej me një përgjigje korrekte që i kisha dhënë një miku e shoku tim të hershëm e aktual njëherit, që e ka emrin Pal, me 19 janar 2021 e që ndërlidhej me identifikimin e gabuar të popullit shqiptar në bazë të përkatësisë së caktuar religjioze, islamike në këtë rast.

Edhe ai , njejt si “islamistët politik” të “Arnautllukut”, e sidomos të “Kosovistanit”, theksonte që Prishtina i ka mbi 90 për qind Muslimanë …, që është e pavërtetë e madhe, shpifje dhe sajim panislamik.

As Prishtina, as Kosova dhe as Shqiptaria në përgjithësi, nuk e ka e s’duhet ta ketë kurrë përqindjen e tillë të identifikimit religjioz, por të gjithë, përpos atyre që kanë zënë të asimilohen në Muslimanë, janë vetëm Shqiptarë.

Me fakte dhe me gjuhën e duhur , ashtu qysh meriton ti përgjigjesh e drejtohesh shokut e mikut , i thash që përkatësitë e tilla “identifikuese” janë të fundit të shekullit 19-të dhe 20-të, dhe kryekëput janë të imponuara dhe armiqësore ndaj nesh nga ana e kombeve (popujve) që e kanë dashur dhe vazhdojnë ta duan zhbërjen tonë përmes religjionit islamik, parasëgjithash. Për hirë të përvetësimit të tokës sonë. Asnjë fjalë e asnjë fjali e imja , as dje e as sot, nuk e ka pasur e as që e ka si qëllim mohimin e të drejtave të tjetrit, as të atyre religjioze; pra të drejtën për me besue në çka të duash apo për të mos besuar fare!

Por, jo që t’i nënshtrohemi qëllimeve e synimeve politike religjioze të askujt … , si atyre të islamit politik botëror, që përmes tyre e mendojnë shkatërrimin e kulturës së mirëfillt kombëtare Shqiptare.

Qysh në kohën e tij , eruditi Faik Konica me largpamësinë e gjenialitetin e tij të njohur, i ka përqeshur e hudhur me neveri poshtë identifikimet e tilla religjioze, duke i konsideruar me prapavij qëllimkeqe ndaj kombit.

Faik Konica qyshkur ka shprehur mendime publike , që përgjithmonë duhet mbajtur në mend:

* Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).

* Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).

* Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).

Në kohën tonë mendimtari dhe ish-politikani Anton Gj. Kolaj , ndoshta e ka bërë vërejtjen më thelbësore dhe kombëtarisht e njerëzisht më të ndërgjegjshme e të zgjuar në raport me identifikimet Anti-Shqiptare religjioze , që i shkojnë përshtati Serbisë, Turqisë, Rusisë etj.

https://revistadrini.info/une-ne-ldk-nuk-kam-qene-katolik/

Antoni ka qenë kuadër politik i kohës së Ibrahim Rugovës , atëher kur shkalla e emancipimit dhe ngritjes kulturore kombëtare ka qenë shumë më e lartë, se që është sot!

Kjo që e them është një fakt i hidhur, por fatkeqësisht i vërtetë.

Sot, ajo që është bërë jo moti prej elaborateve serbomëdha e grekomëdha, që nga Naçertanie e Megali Idea, bëhet me apo pa vetëdije nga “udhëheqësit tanë”, qofshin nga ata me krroqe në dorë , që shkojnë drejt Varrit, apo nga të tjerë mediokër e të shkretë për mend.

Kjo që më ndodhi mua e sigurisht edhe të tjerëve që kanë vetëm preokuptime kombëtare dhe që në asnjë mënyrë si nënshtrohemi bindjeve shkatërrimtare të askujt ndaj vetës sonë, ma kujtoj një ngjarje historike, kur rreth 4000 shqiptarë me 5 shtator 1878 ia mësyjnë Kullës së Avdullah Pash Drenit në Gjakovë, ku ishte i strehuar i dërguari i Sulltanit, Mehmet Ali Pash Maxhari, me të cilin ai ishte i njohur që nga Lufta e Krimesë me rusët .

Për ironinë e fatit, apo të fatit tonë të zi që si “popull i ndërlikuar” ka marrë keq “n’thue” qyshkur në historinë e hidhur nën pushtimin turk-osman, në mbrojtjen e kësaj Kulle , në emër “të besës”, “nderit” dhe “Kanunit”, kishin ardhur edhe shumë shqiptarë (të krishterë) nga Mirdita, duke u vrarë me vëllezërit e vet për armikun e përbashkët dhe interesat e tij për të na mbajtur të robëruar, në kohën kur në mbarë Gadishillin Ilirik krijoheshin shtetet kombëtare në tokat tona !

Pra, duke i dhënë jetët e tyre në luftën e pakuptimtë ndërvëllezërore për mbrojtjen e personave më të rëndësishëm të kësaj ngjarjeje historike, qysh ishin Avdullah Pashë Dreni, anëtar proturk i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Maxharr Pasha, komandant turk me origjinë gjermane , i dërguar për t’i shpartalluar kryengritejt shqiptare nga vet Sulltani.

Në këtë kohë, sulltani ri, Abdyl Hamiti II, dhe Porta e Naltë gjendeshin në pozitë të palakmueshme dhe nën presionin e fuqive të mëdha të kohës që t’ia dorëzonin Malit të Zi krahinat shqiptare të Plavës e të Gucisë , qysh ishin marrë vesh prapa shpinës së popullit shqiptar, vendime që ishin marrë në Kongresin e Berlinit e me të cilat nuk pajtohej Lidhja Shqiptare të Prizrenit, pasi kjo binte ndesh me qëndrimin dhe vendimet e saj për me i mbrojtë interesat e shqiptarëve e të tokave që gllabëroheshin prej fqinjve. Sulltani e kishte dërguar Mehmet Ali Pashë Maxharrin, (Mehmet Ali Pashë Maxhari (1827-1878) , që ti bindte shqiptarët për të mos i kundërshtuar vendimet që ishin marrë në atë Kongres famëkeq.

Beteja e rreth 600 ushtarëve otomanë, rreth 30 përkrahësve të Abdullah Pashë Drenit , në mesin e të cilëve ishin edhe 70 malësorë të Fandit të Mirditës, kundër rreth 4 mijë ushtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zgjati tri ditë.

Në krye të kryengritëse ishin Sylejman Vokshi, Ahmet Korenica dhe Ali Pashë Gucia me Jakup Ferrin nga Plava e Gucia. Luftimet ishin të ashpra dhe në betejë ranë shum luftëtarë. Nga të rrethuarit u vranë rreth 90 veta, ndërsa nga kryengritësit që e sulmonin Kullën rreth 500 veta. Shumica e ushtarëve otomanë ndërkaq u dorëzuan. Dhe, me 6 shtator, mbetën të vrarë edhe Abdullah Pashë Dreni e Mehmet Ali Pashë Maxhari.

Duhet theksuar se edhe Davutogllu , burrshtetas turk dhe ideolog i madh i neoosmanizmit Sot, para disa vitesh ua pati qa “hallin” Muslimanëve në Prishtinë, që nuk e kanë Xhaminë e madhe si “katolikët …, që jasnë aq pak”, (Xhami që tash mendonohet se do ta ndërtoj Dyanet-i, i afërt me Qverinë Turke, për të cilën tashmë janë ndarë afro 40 milionë euro).

(Vërejtje! Dyanet-i është organizatë e afërt me Qeverinë Turke , që punon e mbështetet për përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e pushtuara nga ish- Perandoria Osmane dikur, trashëgimtare e së cilës është Turqia e sotshme me politikat e saj neoosmane.)

Edhe Lavdërim Muhaxheri, një ndër ideologët e IS (Islamic Stat) , ka vdekë me brengën e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.

Ka kohë që ia shtroj vetës pyetjen: Po “Toma”-t e “Kola”-t, çka kanë që po e mbrojnë të keqën panislamike, me apo pa qenë të vetëdijshëm se çka janë duke bërë, ?! …

Të tillët shpesh në emër të një “objektiviteti” tragjikomik që tu dalin krah e “ti mbrojnë vëllezërit myslimanë” , e marrëzirra të kësaj natyre, më reagonin madje edhe kur e kritikoja “e-zanin”, kushtrimin luftarak islamik.

Pra, reagonin ata që nuk do të duhej të reagonin fare (por vetëm të vëzhgonin), në vend se të reagonin panislamikët antishqiptarë, duke më vënë shpesh në pozitë mjaft të keqe!

Une jam i vetëdijshëm që panislamikët e përcjellin çdo fjalë e fjali që e them, por kjo mua fare nuk më brengos e as shqetëson.

Ajo që e bëjë është një detyrë dhe obligim i vetkuptueshëm njerëzor e kombëtar që më takon ta bëjë .

Ashtu siç nuk më shqetësojnë as vlerësimet e gabuara të stafit të caktuar në fb.

Për mua më me rëndësi është mbrojtja e kombit , historisë e kulturës kombëtare, që po rrezikohet nga sulmet e pandalshme barbare të islamit politik të “Arnautllukut” , e të ndihmëtarëve të tyre gjithandej, se që mund të jetë çdo dënim i këtij apo atij.

Etike është ta mbrojmë vetvetën e kulturën tonë.

E kundërta është joetike …

Jonjerëzore!

Le ta citojmë sërish Faik Konicën (Faik Domenik Konica, 15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942), kur thoshte, se :

“Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).)

Kur ta kujtojmë se këtë mendim Faik Konica e ka shprehur para 112 vitesh dhe se turqit (neoosmanët) ende as Sot , në muajin mars 2021, nuk ndalen nga synimet e tyre morbide-gjenocidale për të na zhdukur e asimiluar si komb për të na shndërruar në pjesë të miletit/umetit turk-panislamik përmes “islamit famëlartë” dhe të shndërrimin e vendit tonë Shqiptar në Xhamistan, atëhere duhet gjetë zgjidhjen për tu shëruar plotësisht edhe nga Islami, ashtu sikurse edhe nga Muhameti i tyre!

Zgjidhje ka për këdo që dëshiron të gjej zgjidhjen në favorin e vet, të familjes dhe kombit që i përket.

____________

Ja, ky është shkrimi i 19 janarit 2021 , për të cilin më raportoj një islamist politik Anti-Shqiptar, duke ndikuar që të bllokohem për 24 orë më 15 janar 2021 për të shkruar e shfaqur mendime publike.

Bajram Kabashi

19. januar 2021·

Çka u pajtova e për çka su pajtova me përmbajtjen e shkrimit të P .Sh., mikut e shokut tim të hershëm ?

I nderuari P. Sh., shkrimin tënd e lexova me vëmendje dhe ta them të drejtën pajtohem pothuaj në përgjithësi me përmbajtjen dhe porosinë e shkrimit.

Mirëpo, këtu do ti rikujtoj disa mendime tuajat që i vlerësoj të gabueshme, e që pavetëdijshëm përputhen me synimete e islamit politik Anti-Shqiptar.

Ja për cilat mendime tuajat e kam fjalën:

1. Myslimanët tanë i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin Anton.

Këtë mrekulli shpirtërore nuk e ka askush tjetër, pos shqiptarët myslimanë.

2. Vetëm shqiptarët myslimanë inciojnë, lejojnë dhe suportojnë ndërtimin e Katedrales në një qytet me 99% myslimanë e ateistë, askush tjetër.

3. Katedrala Prishtinës nuk ka rrethoja. Dera e saj është e hapur në çdo kohë. Nuk ka as roje, sepse atë e ruan ndërgjegja e 99% të myslimanëve dhe ateistëve.

__________

Përgjigja ime:

P. i dashur,

1. Nuk ekziston asnjë “mysliman yni” që herdokur i ka pagëzuar fëmijët me emrin “kaurr” Anton. Ata që i kanë pagëzuarfëmijët me këtë emër, janë puro Shqiptar. Une jam dëshmitar i një pagëzimi të tillë në Dubovë të Pejës , pak kohë pas Tubimit të Verrave të Llukës, të mbajtur më 1 maj 1990, kur gruaja shtatzënë e gjyqtarit të njohur nga Peja, Kadri Prekaj , na shërbente me pije një nate vere në oborrin e shtëpisë së tyre, ku të ftuar kryesor në ndejë e kishin Prof.Zekeria Canën. Pasi Kadriu ia kërkoj “një emër të mirë për djalin” që pritej të lindte Profesor Zekerias , historiani ynë i shquar dhe atdhetari i madh, ia preu shkurt: “Anton… Le ta trashëgoj emrin e Anton Çettës”. Dhe ashtu u bë . Anton Kadri Prekaj tashmë i ka mbi 30 vite dhe jeton në Pejë. Ajo familje e pagëzoj fëmiun e vet me emrin Anton , për shkak se ishte dhe është një familje e madhe Shqiptare , se sikur vetëm pak po të kishte ndërgjegje “myslimane”, të jesh i bindur se nuk do ta kishte pagëzuar kurrë me atë emër.

2. Pastaj, thua: “Vetëm shqiptarët myslimanë inciojnë, lejojnë dhe suportojnë ndërtimin e Katedrales në një qytet me 99% myslimanë e ateistë, askush tjetër.” Kah e huazove këtë fjalorë, miku im. Nëse flet kështu, ti ia plotësin dëshirën islamit politik që të mbetësh “pjesëtar i pakicës katolike”, ashtu sikurse shprehet kryeislamisti politik i Kosovës, etj. Ky ështe një gabim i rëndë, P. i dashur. Katedralja është lejuar të ndërtohej prej Shqiptarëve, në mesin e të cilëve nga një ndër shqiptarët më të kulturuar të kohës sonë, që quhet: Ibrahim Rugova. Tjetra, P…, Prishtina nuk ishte dhe nuk mund të jetë kurrë “një qytet me 99% myslimanë”. Ti e din mirë se Prishtina është kryeqytet i Kosovës , të cilin Universiteti i Prishtinës nga periudha e autonomisë e ka shndërruar në kryeqendër të shqiptarizmës së kohës së re, ku kanë dalur kuadro që pandërpre kanë luftuar, janë burgosur e sakrifikuar për Atdhe, sikurse që ke luftuar e je përpjekur ti , si njëri prej tyre. Ti edhe po të ishe fetar (është e drejtë e gjithkujt të jetë a të mos jetë), nuk do ta kishe theksuar kurrë përkatësinë tënde fetare, ashtu sikurse nuk e ka theksuar Gazmend Zajmi, Zekeria Cana, Anton Çetta, Ibrahim Rugova etj, etj.

Theksimi i përkatësisë fetare dhe identifikimi me të, është jokulturë madje edhe tendencë e qëllimt për të treguar tjetërgjë.

3. Ti P… i dashur, po thua se Katedralen “… e ruan ndërgjegja e 99% të myslimanëve dhe ateistëve.”. Joooo … Mik i dashur, në këtë mënyrë pavetëdijshëm i shqipton publikisht tezat e “moderuara” të islamit politik, i cili gradualisht synon të shkoj tek synimi i tij final. Katedralen, P…, nuk e ruan absolutisht ndërgjegja “e 99% të myslimanëve dhe ateistëve.”, por e ruan ndëgjegja njerëzore e kombëtare shqiptare, ndërgjegje që për fat të keq nuk është më ajo që ka qenë, pasi kadaldale e pahetueshëm po shndërrohet në ndëgjegje muslimane që nuk i jep pesë para se a ishte Antoni, P… apo Gjoni ateist, pasi për “syzet” e mendjes së një Myslimani, qoftë ai edhe i “moderuar”, Antoni mbetët: “Katalik!”.

Ne duhet të lutemi e të punojmë natën e ditën që të kemi sa më pak ndërgjegje myslimane ndër njerëzit tanë, pasi sa më shumë të të shtohet ajo, aq më pak shqiptari e shqiptarizëm to të ketë.

Në fund pajtohem me ty që nuk do të duhej të vihej busti i Rugovës në oborrin e Katedrales , pasi ai e ka një bust në vendin e duhur në Prishtinë. Por, mos të harrojmë se të dy djemtë e tij ishin atë ditë kur u vendos busti, që do të thotë se ata ishin pajtuar për dallim nga vajzat e profesor Antonit që nuk u pajtuan dhe i dhanë një leksion gjithë kombit me largpamesin e kulturën e tyre.

____

Pranë përmendores së Ibrahim Rugovës deshtën ta vendosnin edhe atë të Anton Çettës, por reagimi i familjes dhe i qytetarëve të shumtë, bëri që Ipeshkevia të hiqte dorë në minutën e fundit nga ky pretendim.’ http://www.gazetaexpress.com/katedrala-me-hyrje-te-re2/



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora