| E diele, 21.03.2021, 07:35 PM |
Dënimi!
Nga Gjergj
Kabashi
Më 15 mars 2021 FB
më bllokoi për 24 orë për shkak të një shënimi që e kisha bërë më 19 janar 2021
, ku e kisha shprehur mospajtimin tim me mendimet e një shoku e mikut tim të
hershëm. Dënimi nuk ishte pasojë e mospajtimit të mikut tim me mua, por e
ndërhyrjes dhe raportimit të një islamisti antishqiptar ndaj pikëpamjeve që i
kisha shprehur në shkrim.
Arsyetimi i
bllokimit tim 24 orësh, ishte ky:
Innlegget ditt
følger ikke standardene våre om hatefulle ytringer
Shkrimi yt nuk
përputhet me standardet për gjuhën e urrejtjes.
Dënimi !
Më 15 mars 2021
nga fb isha i bllokuar për 24 orë , për shkak të “mosrespektimit të rregullave
etike në lidhje me lirinë e shprehjes…” dhe për “shprehjen e urrejtjes”. Vendimi
i stafit përgjegjës të fb bazohej krejtësisht në premisa të gabuara rreth atij
vlerësimi. Ishte rrjedhim i leximit të cekët e paragjykues.
E gjithë kjo
ndërlidhjej me një përgjigje korrekte që i kisha dhënë një miku e shoku tim të
hershëm e aktual njëherit, që e ka emrin Pal, me 19 janar 2021 e që
ndërlidhej me identifikimin e gabuar të popullit shqiptar në bazë të
përkatësisë së caktuar religjioze, islamike në këtë rast.
Edhe ai , njejt si
“islamistët politik” të “Arnautllukut”, e sidomos të “Kosovistanit”, theksonte
që Prishtina i ka mbi 90 për qind Muslimanë …, që është e pavërtetë e madhe,
shpifje dhe sajim panislamik.
As Prishtina, as
Kosova dhe as Shqiptaria në përgjithësi, nuk e ka e s’duhet ta ketë kurrë
përqindjen e tillë të identifikimit religjioz, por të gjithë, përpos atyre që
kanë zënë të asimilohen në Muslimanë, janë vetëm Shqiptarë.
Me fakte dhe me
gjuhën e duhur , ashtu qysh meriton ti përgjigjesh e drejtohesh shokut e mikut
, i thash që përkatësitë e tilla “identifikuese” janë të fundit të
shekullit 19-të dhe 20-të, dhe kryekëput janë të imponuara dhe armiqësore ndaj
nesh nga ana e kombeve (popujve) që e kanë dashur dhe vazhdojnë ta duan
zhbërjen tonë përmes religjionit islamik, parasëgjithash. Për hirë të
përvetësimit të tokës sonë. Asnjë fjalë e asnjë fjali e imja , as
dje e as sot, nuk e ka pasur e as që e ka si qëllim mohimin e të drejtave të
tjetrit, as të atyre religjioze; pra të drejtën për me besue në çka të duash
apo për të mos besuar fare!
Por, jo që t’i
nënshtrohemi qëllimeve e synimeve politike religjioze të askujt … , si atyre të
islamit politik botëror, që përmes tyre e mendojnë shkatërrimin e kulturës së
mirëfillt kombëtare Shqiptare.
Qysh në kohën e
tij , eruditi Faik Konica me largpamësinë e gjenialitetin e tij të njohur, i ka
përqeshur e hudhur me neveri poshtë identifikimet e tilla religjioze, duke i
konsideruar me prapavij qëllimkeqe ndaj kombit.
Faik Konica
qyshkur ka shprehur mendime publike , që përgjithmonë duhet mbajtur në mend:
* Ç’ka të bëjë
myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i
krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve
është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25
prill 1897).
* Shqiptarët nuk
ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve,
në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3,
f. 75).
* Duhet të mësohen
shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).
Në kohën tonë
mendimtari dhe ish-politikani Anton Gj. Kolaj , ndoshta e ka bërë
vërejtjen më thelbësore dhe kombëtarisht e njerëzisht më të ndërgjegjshme e të
zgjuar në raport me identifikimet Anti-Shqiptare religjioze , që i shkojnë
përshtati Serbisë, Turqisë, Rusisë etj.
https://revistadrini.info/une-ne-ldk-nuk-kam-qene-katolik/
Antoni ka qenë
kuadër politik i kohës së Ibrahim Rugovës , atëher kur shkalla e emancipimit
dhe ngritjes kulturore kombëtare ka qenë shumë më e lartë, se që është sot!
Kjo që e them
është një fakt i hidhur, por fatkeqësisht i vërtetë.
Sot, ajo që është
bërë jo moti prej elaborateve serbomëdha e grekomëdha, që nga Naçertanie
e Megali Idea, bëhet me apo pa vetëdije nga “udhëheqësit tanë”, qofshin
nga ata me krroqe në dorë , që shkojnë drejt Varrit, apo nga të tjerë mediokër
e të shkretë për mend.
Kjo që më ndodhi
mua e sigurisht edhe të tjerëve që kanë vetëm preokuptime kombëtare dhe që në
asnjë mënyrë si nënshtrohemi bindjeve shkatërrimtare të askujt ndaj vetës sonë,
ma kujtoj një ngjarje historike, kur rreth 4000 shqiptarë me 5 shtator 1878 ia
mësyjnë Kullës së Avdullah Pash Drenit në Gjakovë, ku ishte i strehuar i
dërguari i Sulltanit, Mehmet Ali Pash Maxhari, me të cilin ai ishte i njohur që
nga Lufta e Krimesë me rusët .
Për ironinë e
fatit, apo të fatit tonë të zi që si “popull i ndërlikuar” ka marrë keq
“n’thue” qyshkur në historinë e hidhur nën pushtimin turk-osman, në mbrojtjen e
kësaj Kulle , në emër “të besës”, “nderit” dhe “Kanunit”, kishin ardhur edhe
shumë shqiptarë (të krishterë) nga Mirdita, duke u vrarë me vëllezërit e vet
për armikun e përbashkët dhe interesat e tij për të na mbajtur të robëruar, në
kohën kur në mbarë Gadishillin Ilirik krijoheshin shtetet kombëtare në tokat
tona !
Pra, duke i dhënë
jetët e tyre në luftën e pakuptimtë ndërvëllezërore për mbrojtjen e personave
më të rëndësishëm të kësaj ngjarjeje historike, qysh ishin Avdullah
Pashë Dreni, anëtar proturk i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Maxharr Pasha,
komandant turk me origjinë gjermane , i dërguar për t’i shpartalluar
kryengritejt shqiptare nga vet Sulltani.
Në këtë kohë,
sulltani ri, Abdyl Hamiti II, dhe Porta e Naltë gjendeshin në pozitë të
palakmueshme dhe nën presionin e fuqive të mëdha të kohës që t’ia dorëzonin
Malit të Zi krahinat shqiptare të Plavës e të Gucisë , qysh ishin marrë vesh
prapa shpinës së popullit shqiptar, vendime që ishin marrë në Kongresin e
Berlinit e me të cilat nuk pajtohej Lidhja Shqiptare të Prizrenit, pasi kjo
binte ndesh me qëndrimin dhe vendimet e saj për me i mbrojtë interesat e
shqiptarëve e të tokave që gllabëroheshin prej fqinjve. Sulltani e kishte
dërguar Mehmet Ali Pashë Maxharrin, (Mehmet Ali Pashë Maxhari (1827-1878) , që
ti bindte shqiptarët për të mos i kundërshtuar vendimet që ishin marrë në atë
Kongres famëkeq.
Beteja e rreth 600
ushtarëve otomanë, rreth 30 përkrahësve të Abdullah Pashë Drenit , në mesin e
të cilëve ishin edhe 70 malësorë të Fandit të Mirditës, kundër rreth 4 mijë
ushtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, zgjati tri ditë.
Në krye të
kryengritëse ishin Sylejman Vokshi, Ahmet Korenica dhe Ali Pashë Gucia me Jakup
Ferrin nga Plava e Gucia. Luftimet ishin të ashpra dhe në betejë ranë shum
luftëtarë. Nga të rrethuarit u vranë rreth 90 veta, ndërsa nga kryengritësit që
e sulmonin Kullën rreth 500 veta. Shumica e ushtarëve otomanë ndërkaq u
dorëzuan. Dhe, me 6 shtator, mbetën të vrarë edhe Abdullah Pashë Dreni e Mehmet
Ali Pashë Maxhari.
Duhet theksuar se
edhe Davutogllu , burrshtetas turk dhe ideolog i madh i neoosmanizmit Sot, para disa vitesh ua
pati qa “hallin” Muslimanëve në Prishtinë, që nuk e kanë Xhaminë e madhe si
“katolikët …, që jasnë aq pak”, (Xhami që tash mendonohet se do ta ndërtoj
Dyanet-i, i afërt me Qverinë Turke, për të cilën tashmë janë ndarë afro 40
milionë euro).
(Vërejtje! Dyanet-i
është organizatë e afërt me Qeverinë Turke , që punon e mbështetet për
përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e pushtuara nga ish- Perandoria
Osmane dikur, trashëgimtare e së cilës është Turqia e sotshme me politikat e
saj neoosmane.)
Edhe Lavdërim
Muhaxheri, një ndër ideologët e IS (Islamic Stat) , ka vdekë me brengën e
ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.
Ka kohë që ia
shtroj vetës pyetjen: Po “Toma”-t e “Kola”-t, çka kanë që po e mbrojnë të keqën
panislamike, me apo pa qenë të vetëdijshëm se çka janë duke bërë, ?! …
Të tillët shpesh
në emër të një “objektiviteti” tragjikomik që tu dalin krah e “ti mbrojnë
vëllezërit myslimanë” , e marrëzirra të kësaj natyre, më reagonin madje edhe
kur e kritikoja “e-zanin”, kushtrimin luftarak islamik.
Pra, reagonin ata
që nuk do të duhej të reagonin fare (por vetëm të vëzhgonin), në vend se të
reagonin panislamikët antishqiptarë, duke më vënë shpesh në pozitë mjaft të
keqe!
Une jam i
vetëdijshëm që panislamikët e përcjellin çdo fjalë e fjali që e them, por kjo
mua fare nuk më brengos e as shqetëson.
Ajo që e bëjë
është një detyrë dhe obligim i vetkuptueshëm njerëzor e kombëtar që më takon ta
bëjë .
Ashtu siç nuk më
shqetësojnë as vlerësimet e gabuara të stafit të caktuar në fb.
Për mua më me
rëndësi është mbrojtja e kombit , historisë e kulturës kombëtare, që po
rrezikohet nga sulmet e pandalshme barbare të islamit politik të “Arnautllukut”
, e të ndihmëtarëve të tyre gjithandej, se që mund të jetë çdo dënim i këtij
apo atij.
Etike është ta
mbrojmë vetvetën e kulturën tonë.
E kundërta është
joetike …
Jonjerëzore!
Le ta citojmë
sërish Faik Konicën (Faik Domenik Konica, 15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942), kur
thoshte, se :
“Turqit na mundën,
por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania
121 , nr 12, 1909).)
Kur ta kujtojmë se
këtë mendim Faik Konica e ka shprehur para 112 vitesh dhe se turqit
(neoosmanët) ende as Sot , në muajin mars 2021, nuk ndalen nga synimet e tyre
morbide-gjenocidale për të na zhdukur e asimiluar si komb për të na shndërruar
në pjesë të miletit/umetit turk-panislamik përmes “islamit famëlartë” dhe të
shndërrimin e vendit tonë Shqiptar në Xhamistan, atëhere duhet gjetë zgjidhjen
për tu shëruar plotësisht edhe nga Islami, ashtu sikurse edhe nga Muhameti i
tyre!
Zgjidhje ka për
këdo që dëshiron të gjej zgjidhjen në favorin e vet, të familjes dhe kombit që
i përket.
____________
Ja, ky është
shkrimi i 19 janarit 2021 , për të cilin më raportoj një islamist
politik Anti-Shqiptar, duke ndikuar që të bllokohem për 24 orë më 15 janar 2021
për të shkruar e shfaqur mendime publike.
Bajram Kabashi
19. januar 2021·
Çka u pajtova e
për çka su pajtova me përmbajtjen e shkrimit të P .Sh., mikut e shokut tim të
hershëm ?
I nderuari P. Sh.,
shkrimin tënd e lexova me vëmendje dhe ta them të drejtën pajtohem pothuaj në
përgjithësi me përmbajtjen dhe porosinë e shkrimit.
Mirëpo, këtu do ti
rikujtoj disa mendime tuajat që i vlerësoj të gabueshme, e që pavetëdijshëm
përputhen me synimete e islamit politik Anti-Shqiptar.
Ja për cilat
mendime tuajat e kam fjalën:
1. Myslimanët tanë
i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me emrin Anton.
Këtë mrekulli
shpirtërore nuk e ka askush tjetër, pos shqiptarët myslimanë.
2. Vetëm
shqiptarët myslimanë inciojnë, lejojnë dhe suportojnë ndërtimin e Katedrales në
një qytet me 99% myslimanë e ateistë, askush tjetër.
3. Katedrala
Prishtinës nuk ka rrethoja. Dera e saj është e hapur në çdo kohë. Nuk ka as
roje, sepse atë e ruan ndërgjegja e 99% të myslimanëve dhe ateistëve.
__________
Përgjigja ime:
P. i dashur,
1. Nuk ekziston
asnjë “mysliman yni” që herdokur i ka pagëzuar fëmijët me emrin “kaurr” Anton.
Ata që i kanë pagëzuarfëmijët me këtë emër, janë puro Shqiptar. Une jam dëshmitar
i një pagëzimi të tillë në Dubovë të Pejës , pak kohë pas Tubimit të Verrave të
Llukës, të mbajtur më 1 maj 1990, kur gruaja shtatzënë e gjyqtarit të njohur
nga Peja, Kadri Prekaj , na shërbente me pije një nate vere në oborrin e
shtëpisë së tyre, ku të ftuar kryesor në ndejë e kishin Prof.Zekeria Canën.
Pasi Kadriu ia kërkoj “një emër të mirë për djalin” që pritej të lindte
Profesor Zekerias , historiani ynë i shquar dhe atdhetari i madh, ia preu
shkurt: “Anton… Le ta trashëgoj emrin e Anton Çettës”. Dhe ashtu u bë . Anton
Kadri Prekaj tashmë i ka mbi 30 vite dhe jeton në Pejë. Ajo familje e pagëzoj
fëmiun e vet me emrin Anton , për shkak se ishte dhe është një familje e madhe
Shqiptare , se sikur vetëm pak po të kishte ndërgjegje “myslimane”, të jesh i
bindur se nuk do ta kishte pagëzuar kurrë me atë emër.
2. Pastaj, thua: “Vetëm
shqiptarët myslimanë inciojnë, lejojnë dhe suportojnë ndërtimin e Katedrales në
një qytet me 99% myslimanë e ateistë, askush tjetër.” Kah e huazove
këtë fjalorë, miku im. Nëse flet kështu, ti ia plotësin dëshirën islamit
politik që të mbetësh “pjesëtar i pakicës katolike”, ashtu sikurse shprehet
kryeislamisti politik i Kosovës, etj. Ky ështe një gabim i rëndë, P. i
dashur. Katedralja është lejuar të ndërtohej prej Shqiptarëve, në
mesin e të cilëve nga një ndër shqiptarët më të kulturuar të kohës sonë, që
quhet: Ibrahim Rugova. Tjetra, P…, Prishtina nuk ishte dhe nuk
mund të jetë kurrë “një qytet me 99% myslimanë”. Ti e din mirë se
Prishtina është kryeqytet i Kosovës , të cilin Universiteti i Prishtinës nga
periudha e autonomisë e ka shndërruar në kryeqendër të shqiptarizmës së kohës
së re, ku kanë dalur kuadro që pandërpre kanë luftuar, janë burgosur e
sakrifikuar për Atdhe, sikurse që ke luftuar e je përpjekur ti , si njëri prej
tyre. Ti edhe po të ishe fetar (është e drejtë e gjithkujt të jetë a
të mos jetë), nuk do ta kishe theksuar kurrë përkatësinë tënde fetare, ashtu
sikurse nuk e ka theksuar Gazmend Zajmi, Zekeria Cana, Anton Çetta, Ibrahim
Rugova etj, etj.
Theksimi i përkatësisë
fetare dhe identifikimi me të, është jokulturë madje edhe tendencë e qëllimt
për të treguar tjetërgjë.
3. Ti P… i dashur,
po thua se Katedralen “… e ruan ndërgjegja e 99% të myslimanëve dhe
ateistëve.”. Joooo … Mik i dashur, në këtë mënyrë pavetëdijshëm i
shqipton publikisht tezat e “moderuara” të islamit politik, i cili gradualisht
synon të shkoj tek synimi i tij final. Katedralen, P…, nuk e ruan
absolutisht ndërgjegja “e 99% të myslimanëve dhe ateistëve.”, por e ruan
ndëgjegja njerëzore e kombëtare shqiptare, ndërgjegje që për fat të keq nuk
është më ajo që ka qenë, pasi kadaldale e pahetueshëm po shndërrohet në
ndëgjegje muslimane që nuk i jep pesë para se a ishte Antoni, P… apo Gjoni
ateist, pasi për “syzet” e mendjes së një Myslimani, qoftë ai edhe i
“moderuar”, Antoni mbetët: “Katalik!”.
Ne duhet të lutemi
e të punojmë natën e ditën që të kemi sa më pak ndërgjegje myslimane ndër
njerëzit tanë, pasi sa më shumë të të shtohet ajo, aq më pak shqiptari e
shqiptarizëm to të ketë.
Në fund pajtohem
me ty që nuk do të duhej të vihej busti i Rugovës në oborrin e Katedrales ,
pasi ai e ka një bust në vendin e duhur në Prishtinë. Por, mos të harrojmë se
të dy djemtë e tij ishin atë ditë kur u vendos busti, që do të thotë se ata
ishin pajtuar për dallim nga vajzat e profesor Antonit që nuk u pajtuan dhe i
dhanë një leksion gjithë kombit me largpamesin e kulturën e tyre.
____
Pranë përmendores
së Ibrahim Rugovës deshtën ta vendosnin edhe atë të Anton Çettës, por reagimi i
familjes dhe i qytetarëve të shumtë, bëri që Ipeshkevia të hiqte dorë në
minutën e fundit nga ky pretendim.’ http://www.gazetaexpress.com/katedrala-me-hyrje-te-re2/