Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Nëse Donika bëhet deputete, si ndjehet Isa?
E diele, 07.02.2021, 10:44 AM
NËSE DONIKA BËHET DEPUTETE, SI NDJEHET ISA?
Nga
Xhafer LECI
Si
mund ta arsyetojë para anëtarësisë të LDK-së, Isa Mustafa, zgjedhjen e
Donika Gërvallës, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga një parti e majtë, siç
është LVV?!
Jo
vetëm antarësia e LDK-së në Mërgatë dhe Kosovë, por mbarë populli shqiptarë e
dinë sa shumë ka kontribuar në të gjitha fushatat Donika Gërvalla!!!
Po
e përsëris, ashtu si në shkrimet tjera, se LDK-ja ishte organizata më e madhe
dhe më e fuqishme politike në historinë e Kosovës. Si e tillë, punonte drejt
për arritjen e qëllimeve tona shekullore, për pavarësinë dhe
institucionalizimin e shtetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Dega e
LDK-së në Gjermani ishte më e madhja e mërgatës shqiptare dhe promotori kryesor
i themelimit dhe organizimit të degëve tjera në mërgim.
LDK-ja
në Mërgatë ishte hambari, Trepça e të gjitha arritjeve dhe sukseseve tona, si
arsimi, shëndetësia, zbutja e varfërisë. Dhe më vonë edhe organizimi dhe
përkrahja fizike, materiale dhe morale e luftës sonë çlirimtare 1998-1999, pa
harruar edhe kontributin e forcave tjera politike, shoqatave,klubeve, shoqërive
në mërgim dhe Kosovë… Këtë parti apo lëvizje popullore, e udhëhiqnin njerëzit
intelektualë, më të devotshëm dhe më të dijshëm, si Dr. Ibrahim Rugova,
akademikët Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Idriz Ajeti, Prof.Dr.Jusuf Buxhovi dhe
shumë të tjerë. Prandaj, populli e kishte besimin dhe ua jipte votën.
Është
e dhimbshme shkuarja në amëshim e kësaj plejade brilante intelektualësh dhe
ndërprerja e vazhdimësisë drejtuese, në gjurmët dhe trashëgiminë, të cilët e
lanë themeluesit e LDK-së. Idealistët rugovistë, me metoda perfide, shumë prej
tyre i menjanuan, i anashkaluan dhe, së fundi, dhunshëm i larguan. Jo pse nuk
kishte kuadro të tjerë, por, në rrethana shantazhuese pranuan konformizmin dhe
heshtën, për devijimet dhe aleancat e dyshimta të shefit të ri, Isa Mustafa.
-
Shumë e dhimbshme që LDK-ja ka mbetur nën sundimin e Isa Mustafës. Ai urdhëroi
që veprimtarja më e suksesshme e Mërgatës Shqiptare, Donika Gërvalla, të
tërhiqet zvarrë nga salla, ku mbahej Konventa e LDK-së, më 20.05.2016, në
Prishtinë. Edhe pse ajo ishte anëtare e ligjshme e Këshillit të Përgjithshëm,
ngaqë ishte kryetare e Degës të LDK-së në Gjermani. Këtë akt të vrazhdët dhe të
turpshëm, nuk do ta bënin as komunistët e Titos. Turpi nuk ka brirë!
-Sikur
të kishte qenë Donika Gërvalla anëtare e PDK-së, apo AAK-së, besojmë
shumë se do e kishin lejuar të hynte mbrenda. Ndërkohë, Donika atëherë ka qenë
Kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani, e zgjedhur në mënyrën më
demokratike, me vota të fshehta, jo si Isa Mustafa me aklamacion! Edhe me Vjosa
Osmanin u manipulua shumë. Gjithnjë, në dëm të LDK-së dhe Kosovës, të cilën,
pasi e shfrytëzuan për të qenë LDK-e partia e dytë në Kosovë, e larguan nga të
gjitha strukturat e LDK-së, me qëllim që ta përçajnë dhe ndajnë LDK-në!
-
Këto janë paaftësitë politike, apo inatet e shefit të LDK-së, Isa Mustafa, i
cili largon nga radhët e LDK-së personalitete intelektuale më të devotshme, siç
janë Vjosa Osmani, Donika Gërvalla etj.
-
Faji nuk është krejt vetëm i Isa Mustafës. Por edhe i stafit drejtues qendror
të LDK-së në Prishtinë. Sepse, ata nuk e patën guximin asnjëherë ta
kundërshtonin Isa Mustafën, për fajet e tij, shumë të dëmshme për LDK-në. Kurse
shumë më të dëmshme për Kosovën, siç ishte zgjedhja e Hashim Thaçit president
të vendit, pa përmendur edhe shumë mëkate e faje të tjera si dhe nënshkrime të
dëmshme e fatale për LDK-në dhe Kosovën!
Wendlingen, 07.02.2021