Mendime
Florim Zeqa: Mërgimtarët "mish për topa" të partive të dështuara politike!
E hene, 01.02.2021, 07:56 PM
Mërgimtarët "mish për topa" të partive të dështuara politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
shtetin e ri të Kosovës, për 13 vite më radhë, të gjitha partitë dhe të gjithë
politikanët pa dallim, luftën e bënë për pushtet e jo për shtet. Sikur të ishte
ndryshe, do të kishim zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, do të kishim
shëndetësi kualitative dhe sigurime shëndetësore, do të kishim arsim cilësorë
dhe barazi qytetare.
Thirren në emrin e
popullit, veprimet i kanë të kundërta
Të
gjitha partitë politike dhe politkanët pa dallim, thirren në emrin e popullit,
por asnjëri(a) nuk punojnë për të të mirën e tyre, nuk ju përmbahen premtimeve
dhe zotimeve gjatë fushatave elektorale.
Si
pasojë e kësaj, nga do që sillesh dëgjon të flitet për korrupsion dhe krim të
organizuar, për abuzim dhe vjedhje të buxhetit të shtetit, për uzurpim dhe
plaçkitje të pronave publike dhe shtetërore (komunale), dëgjon të flitet për
degradim të sistemit arsimorë dhe shëndetësorë, për degradim të sistemit të
drejtësisë dhe shkelje të drejtave njerëzore.
Nga
do e kthen kokën dëgjon gjuhën fyese dhe helmuese të politikanëve, të cilët
fillimisht e përçajnë popullatën e verfër, për t'i joshur më pas, me mashtrime
dhe premtime boshe gjatë fushatave zgjedhore.
Nga
do e kthen kokën dëgjon sharje dhe fyerje, shpifje dhe linçime mes politikanëve
mashtrues dhe karrieristë që shpërfillin vullnetin e qytetarëve dhe dëmtojnë
interesat e shtetit.
Por,
nga do sillesh e dëgjon edhe mallkimin dhe rënkimin e popullatës së varfër e të
pashpresë, duke braktisur vendlindjen e tyre me shpirtë të thyer dhe zemër të
plagosur.
Të
heshtur pa e thënë asnjë fjalë kanë mbetur vetëm heronjët dhe dëshmorët në
shënjtërinë e tyre, viktimat dhe të zhdukurit gjatë luftës në parajsen e tyre,
por jo edhe familjarët e tyre, të shfrytëzuarit e të gjitha partive dhe
liderëve partiakë.
Mërgimtarët, të
shfrytëzuarit nga të gjitha pushtetet
Po
ashtu, të shfrytëzuarit nga të gjitha pushtetet janë edhe mërgimtarët, shtresa
më e shëndoshë e artieries sonë kombëtare, pa ndihmën e së cilës, vështirë se
do të ndodhte shtetformimi dhe shtetndërtimi i Republikës së Kosovës, liria dhe
pavarësia e saj!
Filozofia
apo më mirë të thë themi mendësia politike e viteve të '90-ta, e shtetformimit
ishte mendësi e pastër dhe shëndoshë, e cila edhe sot i duhet Kosovës, më shumë
së asnjëherë më parë, për shkak se, ajo ishte mendësi e dhënjes gjithçka për
shtetin e Kosovës, e jo marrja gjithçka nga shteti siq ndodhi përgjatë këtyre
13 vjetëve të fundit.
Historia
e shkurtër e tri dekadave të fundit e dëshmon se askush nuk e donë Kosovën më
tepër sesa mërgimtarët, por askush më shumë sesa mërgimtarët nuk është
shftytëzuar dhe përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha
llojeve e ngjyrave politike, pra vetëm janë përdorur "mish për topa"
të partive të dështuara politike.
Në fokus të grumbullimit
të votave, por jo edhe të trajtimit dinjitoz
Mërgimtarët
kanë nevojë për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme që i trajton ata në mënyrë të dinjitetshme, që i
mbron shtëpitë e tyre, jo vetëm nga hajdutët ordinerë, por edhe që i liron nga
tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara pas lufte, të cilat, të shumtën e
kohës janë të pashfrytëzuara.
Mërgimtarët
kërkojnë njëkohësisht siguri më të madhe për investimet e tyre në vendlindje,
që ato të jenë të sigurta dhe të pakërcënuara nga haraç-kërkuesit, të cilët
kërkojnë shuma të mëdha parashë në këmbim të zhvillimit të lirë të veprimtarisë
afariste në vendin tonë.
Krijimi
i kushteve të volitshme dhe heqja e barrierave burokratike për investime nga
mërgata, për një kohë të shkurtër, përveqse do ta ndalte trendin e largimit të
të rinjëve, do ta kthente Kosovën në një vend të zhvilluar, të dashur dhe
tërheqës për riatdhesimin e mërgimtarëve.
Mërgimtarët
sikurse herave tjera, edhe kësaj radhe janë në fokus të grumbullimit votave,
për t'u harruar një ditë pas zgjedhjeve nga të gjitha partitë deri në konsolidimin
e pushtetit, për të vazhduar më pas gjahun e ri apo plaçkitjen e tyre, filluar nga pikat kufitare
(me policat e sigurimeve), haraçin legal në emër të përshpejtimit të nxjerrjes
së dokumentave të udhëtimit, tatimit mbi pronë për shtëpitë e shfrytëzuara dy
herë në vit nga dy javë e jo më shumë se 1 muaj të vetëm.
Duke
shpresuar në fitoren e forcave progresive, mërgimtarët kanë arsye të besojnë,
që në legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës (të tetën më
radhë), së paku nga një deputet i ri do të inicohet nxjerrja e një ligj i
veçantë që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pashfrytëzuara, por jo
edhe nga tatimi mbi pjesën tjetër të patundshmërisë dhe veprimtarive afariste.