Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Dy kontraste respekti për Nënë Terezën
E shtune, 05.09.2020, 08:05 PM
DY KONTRASTE RESPEKTI PËR NËNË TEREZËN
Me
rastin e Ditës kushtuar Nenë Terezës
Nga
Frank Shkreli
Në
Kosovë dhe në Shqipëri, Kisha Katolike Shqiptare po kremton festën e Shenjtës
Nenë Tereze (5 Shtator) nën rrethana të vështira – pa pjesëmarrjen e
besimtarëve -- për arsye të kufizimeve të vendosura si rrjedhim i pandemisë
Covid-19 nga autoritet qeveritare dhe shëndetësore të dy vendeve, ashtu si edhe
pothuaj ndodhë në mbarë botën. Ente të ndryshme fetare në botën shqiptare po e
festojnë me nderime dhe respekt këtë ditë, kushtuar bijës së madhe të Kombit
shqiptare dhe nenës së botës, Nënë Terezës, në mënyrën e vet dhe si është më
mirë, nën këto rrethana. Institucionet
fetare anë e mbanë trojeve shqitare si edhe individë të ndryshëm po e kujtojnë
këtë ditë në mënyrat e veta dhe sipas mundësive, -- bazuar edhe në njërën prej
shprehjeve të Nenë Terezës e cila ka thenë se: “Ne s’mund të bëjmë gjera të
mëdha, por vetëm gjëra të vogëla me dashuri të madhe”.
Më
tërhoqi vëmendjen sot vepra e një individi të vetëm në Shkodër, i cili vetëm me
nismën e tij personale, ka zgjedhur një mënyrë unike për të nderuar dhe për të
kujtuar Nënë Terezën, jo vetëm sot në Ditën kushtuar Shënjtës Nenë Tereze, por
çdo ditë. Emri i tij është Leopold Shkreli, të cilin, sipas disa burimeve
mediatike, asgjë nuk e pengon që përditë të çojë lule tek shtatorja e Nenë
Terezës në Shkodër.
Sipas
disa mediave vendore dhe kombëtare, përfshir portalin Shkodraweb”,
shkodrani i moshuar, Leopold Shkreli shkon çdo ditë pranë shtatores së “Nënë
Terezës” në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ai vendosë lule me qëllim që të
mbajë gjallë thirrjen e Nënë Terezës për të dhuruar më shumë dashuri dhe
përkujdesje ndaj të varfërve, që ishte misioni i Nenë Terezës dhe Urdhërit të
Motërave të saj të përhapura anë e mbanë botës.
Kjo
mund të mos duket si ndonjë vepër e madhe e këtij shqiptari të dalluar e fsinik
shkodran, por siç duket Leopold Shkreli e bënë këtë gjest me përkushtim dhe
dashuri të madhe që ai ka për Nenë Terezën.
Në një video të publikuar nga Dioqeza Rreshen në facebook shihet qartë
pelegrinazhi i përditëshëm dhe i pa
përtesë i Leopold Shkrelit, para shtatores së Nenë Terezës në Shkodër, për të
vendosur lule të freskëta aty çdo ditë, duke tërhequr vëmendje dhe admirimin e
shumë qytetarëve të Shkodrës dhe më gjërë.
Personazhi
i javës, Leopold Shkreli
Leopold
Shkreli nuk besoj se e bën këtë as për ndonjë reklamë as për të tërhjeque
vëmendjen ndaj këtij akti humanitar dhe nderimi ndaj bijës shqiptare të njohur
anë e mbanë botës, por megjithëkëtë, është e pamundur që ky akt i tij, që nga
disa mund të konsiderohet si i vogël, por ama tregon një dashuri të madhe
personale të tijën për bijën e Kombit Shqiptar dhe është një akt prekës dhe një
frymëzim për të gjithë ne.
Po
kush është Leopold Shkreli, i cili ka zgjedhur këtë mënyrë unike për të nderuar
dhe respektuar Nenë Terezën, për çdo ditë duke vendosur lule të freskëta para
shtatores së saj në Shkodër.
Fatkeqësisht, unë jetoj në Amerikë dhe nuk e njoh Leopoldin, ndërkohë që
të dhënat për të në internet janë të paka.
Por, unë kam pasur nderin të njihja vëllain e tij, Dr. Lin Shkrelin i
cili ka jetuar në Romë, ashtu si shumë të tjerë të brezit të tij, të përndjekur
nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ashtu siç ishte edhe vet Leopold Shkreli.
Sipas disa të dhënave, Leopoldi, i mitur në atë kohë, u arrestua së bashku me
vëllezërit e tij në Shqipëri, pasi një “mik” i familjes u kishte ofruar që të
arratiseshin nga vendi, por në vend të arratisjes, ata përfunduan në burgjet e
Enver Hoxhës. Për më tepër, atyre nuk u
ndihmonte fakti se vëllai i tyre në Itali Dr. Lin Shkreli, njihej në komunitet
si aktivist i Bllokut Kombëtar Indipendent, në përpjekjet e atëhershme për të
bashkuar elementët antikomunist shqiptarë, me qëllim rrëximin e regjimit të
Enver Hoxhës në Shqipëri. Nenë Tereza ka
thenë se, “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”.
Leopold Shkreli është, njëkohësisht, një bekim por edhe një mësim për të gjithë
ne”, sidomos në këtë ditë kushtuar nenë Terezës.
Më
poshtë dy kontraste -- kundërshtim dhe kontradiktë -- se si një shqiptar, nga
dita në ditë, tregon nderimin dhe respektin e tij ndaj një figure të madhe të
Kombit Shqiptar, siç është
Nenë
Tereza, të cilën e njeh dhe e respekton mbarë bota (foto e majtë e shtatores në
Shkodër për të cilën kujdeset një individ, Leopold Shkreli) dhe indiferentizmi
i shtetit shqiptar ndaj të njëjtës figurë kombëtare dhe fetare, (shtatorja e
Nenë Terezës, e “dëbuar” sa më larg nga Tirana, vendosur në Qafë Thanë)
Monumenti
i Nënës Tereze në Shkodër, i mbushur me lulet që i vë çdo ditë Leopold Shkreli
dhe gjendja e shtatores së Nenë Terezes nën kujdesin e shtetit shqiptar, në
Qafër Thanë, që duket si e braktisur nga entet e kulturës shqiptare, pa emër e
pa identitet! Si e huaj, megjithëse në vend të vet!
Çfarë
mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje
familjen.(Nenë Tereza)
Katedralja,
Nenë Tereza, në Prishtinë