Kerko: a
Nue Oroshi: Me ju dhimtë gurit e drurit- këto ishin fjalët e burrit
E hene, 31.08.2020, 09:44 AM
Me ju dhimtë gurit e drurit- këto ishin fjalët e burrit
Nga
Nue Oroshi
Oda
shqiptare historikisht në mungesë të institucioneve edukativo-arsimore në
trojet shqiptare e ka luajtur një rol historik në edukimin e gjeneratave të
reja.Në odën shqiptare është përcjellur tradita shqiptare dhe pleqtë e mençur
kanë shpjeguar shumë fillozofi popullore të cilat kanë qenë edukative për kohën
dhe rrethanat historike shqiptare. Aty janë përcjellur edhe shumë fjalë të
cilat e kanë pasur peshën e vet historike,për shumë ngjarje dhe personalitete
qoftë ata që kanë qenë mbarë të orientuar por edhe për ata që kanë qenë të
orientuar mbrapshtë. Pleqtë e mençur kur kanë dashur të flasin për
personalitete qoftë politike apo personalitete të tjera të cilët ishin
shëndrruar në kancer për shqiptarët dhe vepronin në dem te popullatës e
përdornin fjalën ka me u ba me ju dhimtë gurit e drurit. Guri gjithmonë në
traditën shqiptare ka simbolizuar forcën për faktin se gjatë tërë historisë
luftëtarët e lirisë shpeshherë si mburoj i kanë pasur shpellat e gurit ku janë
strehuar shpeshherë dhe kanë kaluar dimrat e vështirë, dhe jo rastësisht në
fillozofinë tonë popullore është folur edhe fjala "ma i fortë se
guri", për përsonalitetet qendrestare.Kurse edhe druri ka pasur një rol
shumë të madh në familjet tradicionale shqiptare sepse në dimrat e gjatë dhe me
plot borë ka ngrohur vatrën e shtëpisë. Gjatë shumë bisedave që zhvilloheshin
në odat shqiptare për personat problematikë dhe që ishin kundër çështjes
kombëtare por edhe për të tillët që i keqpërdornin pozitat politike për
qëllimet e tyre financiare,duke e dëmtuar kombin dhe popullin shqiptar në shumë
aspekte përdorej fjala:"Ka me u bërë me ju dhimtë gurit e drurit."
Vërtetë shpeshherë ata persona kanë pasur një fund tragjik dhe kanë përfunduar
si është më së keqi. Atëherë pleqtë tanë nëpër odat shqiptare i merrnin edhe
shembujt të shumtë për personat e tillë.Edhe një pjesë e politikanëve shqiptar
në trojet shqiptare që për përfitime të tyre personale e familjare e kanë
sjellur popullin shqiptar në gjendje të vështirë e mbramja do t´iu vjen keq.Ata
do t´iu dhimbsen gurit e drurit por asesi nuk kanë për t´iu dhimbsur popullit
shqiptarë që e kanë sjellur buzë greminës. Nuk e di të tillët a e mendojnë se
pozicionet politike nuk janë të perjetshme ato janë kalimtare në demokraci.E
sikur pleqtë në atë kohë edhe mirreshin vesh prej një krahine në krahinën
tjetër i qojshin fjalë njëri- tjetrit.Njëri thoshte: " Moj e mira qe shkon
me mshtjerra lumtë na lumtë na erdh pranvera".E pasi plaku tjetër e kishte
pritur me vite atë pranverë por nuk kishte ardhur ia kthente me fjalët: "
Moj e mira që shkon me dhenë terrt e verrtë e kurrni send".Këto ishin
komunikimet e pleqve të mençur për kohën dhe rrethanat politike.E fjalët e
burrit se personat kanë me ju dhimtë gurit e drurit më tingellojnë edhe sot pas
shumë viteve kur i ndëgjoja pleqtë tanë plisbardhë, të cilët edhe pse nuk ishin
aq shumë të shkolluar por e kishin qëndresën e gurit dhe trurin e pastër prej
biluri i cili rrezatonte dritë në mes të errësirës dhe edukonin brezat me
fillozofinë popullore që përcillej prej brezi në brez.Është për tu theksuar se
politikanët dhe intelektualët që rrjedhin nga familjet që është përcjellur
tradita shqiptare brez pas brezi nëper oda shqiptare ndonjëri nga ta e ka
ruajtur edhe sot e asaj dite atë burrërinë tradicionale shqiptare.Kjo shihet gjatë
takimeve dhe shumë shpejtë mund ti dallosh politikanin dhe intelektualët,
tradicionalë shqiptar nga politikanët e familjeve pa taban kombëtar.Për faktin
se politikanëve dhe intelektualeve pa taban kombëtar ju mungon edukata
familjare.E burrat e dheut në të kaluarën kur dëshironin t´ia lëshojnë një
fjalë të rend dikujt që e meritonte e sillnin fjalën shumë herë rreth e rrotull
deri sa vinin tek fjala që duhet thënë bashkëbiseduesit. Këtu po e sjelli vetëm
një dialog që e kam fokusuar si i ri që u zhvillua në një odë të komunës së
Prizrenit.Derisa pleqtë bisedonin një plaku të mençur të kanunit që shtjellonte
tema me karakter kombëtar njëri nga fundi i odës i thotë: "Nuk është ashtu
siç je duke thënë ",plaku e ndalë bisedën dhe e pyet:“Mbasi nuk është
ashtu na shpjego se si është?“ e ai i përgjigjet :"Si është nuk e di por
ashtu si thue ti nuk është ".Dhe kur pritet reagimi i plakut qohet vëllai
i ti dhe i thotë këto fjalë"Këtë person ma leni mu". I përgjigjet me
fjalën "Moj e mira nato talla n´tollovi nihet budalla".Fatkeqësisht
sikur ai fatziu i fundit të odës na u ka mbushë politika shqiptare.Ata thonë
nuk është ashtu edhe pse vet nuk e dinë se si është dhe si duhet ecur përpara
dhe as nuk kërkojnë këshilla se si duhet udhëhequr shteti.Me një fjalë po përseritet
ajo fjala e mirditorës së mençur që e kishte pasur djalin shumë puntor e ku
thoshte:"Me majtë kuzhdo shpi, Kola jem i kish majt tri-por nja e
menzi."