Kerko: a
Skënder Kapiti: Lulzim Basha dhe PD e ripërtërirë do t’i japin fund tranzicionit
E hene, 31.08.2020, 08:45 AM
Lulzim Basha dhe PD e ripërtërirë do t’i japin fund tranzicionit traumatik në Shqipëri
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Tranzicioni
30 vjecar në Shqipëri ishte një dështim i madh, një prapmbetje dhe mosavancim e
mozzhvillim demokratik, një vëndnumro, por sidomos me keqqeverisjen e Edi
Ramës, Shqipëria ka rrëzhqitur në regres. Tani me reformimin ripërtëritës së
PD-së dhe me Bashën PD ka misionin për
ndarjen përfundimtare me tranzicionin.
Qënia
në pushtet prej dy mandatesh, Edi Ramës ia nxorri krejtësisht zbuluar
aventurizmin, hipokrizinë, djallëzinë, mashtrimin, korrupsionin, pa vizionin, ligësinë, pabesinë,
mosmirënjohjen, autokacitetin, arrogancën
dhe patriotizmin e rrejshëm dhe falso të tij; e nxorri si një politikan e pushtetar dështak të madh.
Krejtësisht
dhe diametralisht i kundërt dhe në antitezë me Edi Ramën është kryetari i
opozitës dhe kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha, i cili nuk ka ngarkesa dhe
nuk është i shtrënguar nga e kaluara e largët politike komuniste dhe as nga
rekorde papërgjegjshmërie intrigash, korrupsioni e hajnije, por është vizionari
për një politikë të re e moderne aq të nevojshme për emancipimin e politikës shqiptare e cila është marrë peng
nga elita politike e vjetër dhe e
dështuar.
Shqipëria
ka 30 vite e cila mbeti në tranzicion, dhe sa here që dukej ndonjë ndryshim i
premtuar përsëri dhe papritmas vëndi
rrëshqiste dhe bënte hapa prapa, e për
pasojë Shqipëria mbeti e fundit në rrugën e demokracisë, zhvillimit, dhe
mossuksesit; pa shtetndërtim modern dhe pa funksionimin e drejtësisë dhe të
ligjit.
Gjatë
këtij tranzicioni reformat dhe vendimmarrjet në Shqipëri si ato kushtetuese,
juridike, parlamentare, qeveritare dhe elektorale e sidomos ato mbi pronat e
shqiptarëve thjesht kanë qënë reforma ordinerësh a pa vision, dhe vetem për
përfitime afatshkurtëra për pushtet të politikës. Ato, shumë prej tyre tashmë
po quhen gabime historike, por që nuk janë gabime por janë krime historike
përderisa ato kanë bërë kërdinë me korrupsionin, hajnitë, rrënimet e
shkatërrimet, me padrejtësitë, vuajtjet, me gjyqësitë e vetëgjyqësitë e
shqiptarëve e ku kanë humbur me mijra jetë njerëzore.
Ky
është ai i famshmi tranzicion në Shqipëri i kryer nga një elitë politike tejet
e papërgjegjshme që ua ka lënë si
trashëgimi të dëmshme shqiptarëve, dhe
që do ta ketë barrë të rëndë politika e pushteti që do të vijë tani e tutje.
Pra,
këto janë “borxhet”, harxhet dhe kusuret e të tjerëve dhe të së kaluarës politike të tranzicionit 30
vjecare që do t’i ketë si ngarkesa të
rënda Lulzim Basha, PD dhe qeveria e saj e ardhshme.
Edi
Rama dhe qeverisja e tij janë një fatkeqësi e madhe kombëtare e që përbëjnë
kulmin e një dështimi të madh, si një qeverisje regresive, antipublike e
antikombëtare, dhe ndoshta, kjo mund të jetë dhe të mbetet në histori si
qeverisja më e keqe në historinë e Shqipërisë.
Prandaj
rotacioni politik, ndëshkimi i qeverisë Rama-Rilindja është i pashmangshëm pasi
nuk ka asnjë shans që Rama dhe Partia Socialiste të fitojnë përsëri pushtetin
në zgjedhjet e ardhshme, sepse ai dhe qeverisja e tij janë stërkonsumuar dhe i
janë konsumuar të gjitha akrobacitë e matrapazllëqet, i janë konsumuar të
gjitha gënjeshtrat e mashtrimet aq sa nuk mundet më të fabrikojë të tjera e të
reja.
Korrupsioni,
krimi i hajdutërisë , droga, varfëria, papunësia, eksodi etj. e kanë asfiksuar
dhe paralizuar shtetin , shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.
Ardhja
në pushtet e Partisë Demokratike është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente. Me
qeverisjen e re, me Lulzim Bashën kryeministër priten dhe besohen ndryshimet e
duhura të Shqipërisë për nga më e mira sepse gjëndja sot nga keqqeverisja e Edi
Ramës ka precipituar në fundërri dhe nuk ka ku të bjerë si llum më poshtë.
Qeverisja
Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet; premtimet e tij rezultuan gënjeshtra
dhe mashtrime publike por edhe ndërkombëtare derisa kësaj qeverie i ka dalë
boja edhe në BE nga dështimet dhe papërgjegjshmëritë. Nga krimi ekonomik, korrupsioni,
droga,kultivimi dhe trafikimi i saj,
prej tyre Shqipëria u etiketua si një
regjim narkoshteti, apo republikë
kanabistani dhe korrupsioni.
Ky
pushtet i sotëm është një mashtrues dhe një keqbërës i madh publik.
Shqipëria
arriti të dalë në krye të Europës edhe për eksodin, largimin e shqiptarëve sidomos të rinisë nga atdheu drejt perendimit
në kërkim të një jetë më të mirë, për punë, për mirëqënie dhe me të sigurtë
sikur Shqipëria të jetë në luftë civile. Me keqqeverisjen Rama, Shqipëria bëri hapa
mbrapa edhe me demokracinë, pasi demokracia në Shqipëri sot është nën një
kërcënim të madh nga arroganca dhe nga autoritarizmi i paskrupullt i
kryeministrit dhe i keqqeversjes së tij të dështuar, ku janë nën kërcënim
drejtësia, mediat, parlamenti, kushtetutshmëria, pushteti vendor, ekonomia dhe
integrimi.
Është
faktuar tashmë blerja dhe vjedhja e votës së
qytetarëve.
Mirëpo
kush blen dhe vjedh votën, ai vjen në pushtet me qëllim për ta vjedhur shtetin, qytetarin dhe
pasurinë e paranë publike, pra ai monton në sistem korrupsionin dhe
hajdutokracinë qeverisëse autokratike.
Dhe
një sistem të tillë kemi sot në Shqipëri.
Është
privatizuar e drejta shtetërore dhe paraja publike, korrupsioni bën kërdinë.
Shqipëria
sot është në një udhëkryq të madh, në gjëndjen më të rëndë në këto 30 vite
tranzicion.
Kurrë
më parë nuk kanë qënë në një nivel të tillë të ulët marrëdhëniet
Shqipëri-Kosovë, madje politika qeverisëse e sotme ka vepruar pabesisht si një
thikë pas shpine kundër Kosovës, gjë që filloi me taksën antiKosovë të rrugës
së Kombit, me dakordësinë e mbështetjen e kryeministrit shqiptar për ndarjen e
Kosovës dhe me nismën e projektin antiKosovë të minishengenit neojugosllav. Nuk
është rastësi se që kur erdhi në pushtet Edi Rama në vitin 2013 e në vazhdimësi
Kosova në aspektin diplomatik dhe të konsolidimit e integrimit ndërkombëtar
pësoi regres pasi ajo nuk u pranua as në
UNESKO dhe as në INTERPOL;
Në
Janar 2016 miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të Këshillit të
Europës i cili u miratua falë mungesës së përfaqesueses të Shqipërisë në këtë
komitet, deputetja e Partise Socialiste, Valentina Leskaj.
Amendamentet
e Serbisë të cilat u miratuan dhe që kishin si qëllim kthimin e situatës së
para vitit 1999 në Kosovë do të ishin
rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asmblesë Parlamentare të KiE të
kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që
perfaqesuesi i Shqipërisë do të ishte mëse i domosdoshëm në mungesë të
përfaqësimit të Kosoves.
Nuk
është as rastësi që gjatë kohës së sundimit të Edi Ramës disa shtete tërhoqën
njohjet e tyre për shtetin e Kosovës; doli në planin diplomatik ndërkombëtar projektidea serbo-ruse për ndarjen e Kosovës;
u bënë nga kryeministri Rama shumë vizita në Beograd, më shumë se në Kosovë, u
bënë prej tij disa përpjekje për injorimin e përfaqësimirt të Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi; hodhi idenë e një
presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë ku si të tillë kishte parasysh veten e
tij , por pasi Kosova të ndahej; provokoi pa pikë turpi në reklamat qeveritare
edhe hartën e Ballkanit ku Kosova ishte brënda hartës së Serbisë; vendosi
taksën e “Rrugës së Kombit” si tregues i hakmarrjes dhe të urrejtjes patologjike të tij për Kosovën. Edi
Rama do mbahet mend edhe për sjellje ordinere dhe arrogante me fjalë fyese jo
vetëm për politikanët e Shqipërisë por edhe për ata të Kosovës si dhe për
sjellje të tjera të dëmshme kombëtarisht. Ai në mënyrë të paturp nuk takoi kryeministrin e Kosovës në ditët e tërmetit
që goditi rëndë Shqipërinë, si dhe as nuk iu përgjigj kërkesës së kryeministrit
KURTI të Kosovës për bashkëpunim në luftën kundër koronavirusit. Por ky
kryeministër i Shqipërisë do të mbahet mend edhe për marrinë tjetër të tij, atë
që ai i
bëri padi kryeministrit të Kosovës pasi kryeministri i Kosovës demaskoi mbështetjen dhe përkrahjen e Edi
Ramës për ndarjen e Kosovës.
Historia
pra, shënon, shënon edhe “përkushtimin” e kryemistrit të Shqipërisë Edi Rama
për pajtimin shqiptaro-serb duke cituar gjatë vizitës së tij në Beograd edhe
citate të shovinistit dhe të antishqiptarit të madhj Ivo Andriq.
Historia
ka shënuar tashmë për të se kur ai keqqeverisi ndodhi eksodi i madh i mijra e
mijra shqiptarëve nga Shqipëria, por madje pas vizitës së Edi Ramës në Beograd
edhe nga Kosova u larguan në Europë përmes Serbisë me mijra shqiptarë
të Kosovës, dhe pavarësisht se Serbia nuk e njeh Kosovën , gjatë largimit të
shqiptarëve të Kosovës për në BE, Serbia ua “njohu” pasaportat shqiptarëve të
Kosovës, përkohësisht sa për ta braktisur e boshatisur Kosovën.
Pra,
qeveria e sotme e Tiranës është një e keqe e madhe gjithëkombëtare, dhe
pashmangshmërisht ajo do të ndëshkohet. Populli tashmë është ndërgjegjsuar dhe
është i bindur për domosdoshmërinë urgjente të largimit të kësaj qeverie dhe
për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër,
qoftë edhe për një fakt, për atë se: më keq se me Ramën kryeministër kurrë nuk
bëhet më, dhe që do të thotë se përmirësimi vjen vetëm duke e larguar atë pasi atij, rilindasve të tij dhe Partisë Socialiste të tij nuk u ka mbetur më asnjë moral për t’i
kërkuar votën popullit për një mandat tjetër keqqeverisës. Është e sigurtë se
me në pushtet të Partisë Demokratike dhe me qeverinë e drejtuar nga Lulzim
Basha do të fillojë një epokë e re ndryshimi për shqiptarët, ku e para do të
jetë Shqipëria dhe interesi gjithëkombëtar shqiptar, passi edhe Kosova do tëketë mbështetjen e plotë dhe
të vërtete nga Shqipëria në rrugën e shtetndërtimit, të konsolidimit dhe të
integrimit në organizatat dhe orgnizmat ndërkombëtarë.Me Bashën kryeministër
Shqipëria do ndahet me tranzicionin traumatik dhe të , dhe shqiptarët mezi po presin ditën e
votimit, ditën për ndëshkimin keqqeverisjes së Edi Ramës, të këtij dështaku e
të kësaj të keqeje të madhe kombëtare.