Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Koci dhe skeleti i një mashtrimi masiv publik
E shtune, 29.08.2020, 01:59 PM
Koci dhe skeleti i një mashtrimi masiv publik
Serish
Arianit Koci. As kësaj radhe s’merret me ligjet dhe nenet kushtetuese por duke
më kërkuar mua portaleve të lira që publikojnë artikuj akademik që ta shohë se
sa shkencëtarë jam. Dhe paska zbuluar se jam llafazan e jo hulumtues. E nënën
nga e kam a more vesh ndërkohë? Apo Gjyshin – ky nuk ishte as hoxhë as prift. E
nenet që përdhunove ç’u bë me to?
Nga
Xhemal AHMETI
Arianit
Koci na nxori nga nenet e Kushtetutës së Kosovës që lejuakan hixhabin shkollave
publike në numrin e këpucëve të gjyshes sime. Është poshtërim të debatosh me
injorantë të klasit në fjalë, megjithatë as fjalën e fundit s’duhet ta thonë
ata. Sa të jetë jeta.
Paska
reaguar edhe njëherë avokati i çadorit, niqabit, hixhabit dhe ferrexhes,
respektivisht i ngarkuari nga islamistët për ta kualifkuar kërkesën e tyre
sheriateske si të drejtë themelore njerëzore. As kësaj radhe nuk jep shpjegime
për atë që ia konstatoj në tekstin tim të parë: se tentoi të korruptojë
Kushtetutën e Republikës së Kosovës në favor të një kushtetute tjetër. Edhe po
llafosi 100 vite ai s’ka mundësi ta arsyetojë lapsusin eklatant që bëri me
nenet 38 dhe 48. As ato statuset të jetë besimtarë i “fesë avangarde” dhe
“telefonatat që ia bëjnë nga Amerika” ku më në fund shprehet se prandaj s’qenka
martuar me të mbuluar ngase është për «çika të shpalueme» nuk e nxjerrin nga
dështimi total profesional.
Si
duket e kemi zënë keq. Paska mbledhur pare nga ato klientet me niqab, hixhab,
çador e burka duke i gënjyer se atë ua lejon Kushtetuta edhe shkollave,
përkundër ekzistencës së një udhëzimi. Dhe përkundër faktit se dy nenet
s’vlejnë aspak për ta gjeneruar ndonjë të drejtë në favor të qëllimit të
qarqeve radikale.
Edhe
kësaj radhe sërish ad hominem. Paska bastisur forumet digjitale ku shkencëtarët
që duan dhe kanë nevojë për publikime plasojnë tekstet e tyre. Aty gjenë edhe
ndonjë Arianit Koci siç thotë edhe vetë, por mua jo. Nuk plasoj ashtu unë. I
ofrova publikim diplomash, thotë jo ku janë punimet shkencore. Jemi miq në
facebook moti, mi kërko të dërgoj diçka nëse mund të më lexosh edhe kur nuk
shkruaj tekste të nivelit si ky ngase duhet të djersitem të jem sa më i thjeshtë
me shpresën se nuk do keqlexosh sërish.
Po
a nuk shkruajta që të mos më kërkosh me Xhemal Ahmeti se s’më gjen. Edhe
semi-analfabet qenke. Lexo si duhet edhe po tu desh llupa se bërë veten çorape
ku njerëzit fshehin ….
E
për shqip – nuk kam vetëm romanin “Paranoja”. Megjithatë lexojë se e gjen veten
aty si. Në Applebook por edhe në faqen time ke dy libra e vitit të kaluar të
cilat janë ese, kryesisht sipas standardeve shkencore (se po të ngarkova me
tjera e në gjuhë tjera ta plasin trurin). As kohë s’ke ndoshta se në zyrë
ndoshta të presin klientet. Apo e kupton gjermanishten, anglishten më mirë se
shqipen. Për çka as që do habitesha kur shoh se si e shkruan dhe keqkupton kaq
rëndë këtë me të cilën komunikojmë. Përndryshe nuk do e kërkojë Stambollin me emrin
e Vjenës – edhe pot të publikoja portaleve të tilla.
Arianit
Koci çdo avokat që ka nevojë për klientë. Ti mirëpo paske vendosur të përfitosh
nga pacientë. Jo se ata janë të sëmurë, porse ti i trajton ashtu. Mashtron
klientë potencialë e ndoshta edhe ata që the se ishin zyrave duke u thënë se
Kushtetuta ua lejon uniformat që i listova më lartë duke ua cituar atyre nenet
që publikove. I ke mashtruar për pare. I gënjen ata se bazë kushtetutare ose më
mirë thënë gropë ku mund ta futish minën për ta eksploduar rendin sekular në
favor të islamit radikal (ende) nuk ke.
Se
qenke analfabet shihet. Edhe se mashtron myslimanet e gjora u pa nga këto
reagime. Po se qenke edhe pa fije karakteri njerëzor, i gatshëm për ta djegur
rendin e një shteti, për t’i rrezikuar të drejtat e fëmijëve, grave dhe çdo
qenie në atë vend nuk e besoja. Dhe atë – tash e vërej se e bën vetëm për lekë.
Për asgjë tjetër. Mos u fyej inteligjencën katolikëve dhe myslimanëve të
arsmuar duke ua bërë moralistin apo besimtarin.
Sonte
kërko me ndonjë emër tjetër se ndoshta më gjen, aq sa më gjejnë ata
ekstremistët islamistë që për çdo ditë kërcënojnë me vdekje. Pikërisht ngase
kundërshtojë servilë, apolegjet kriminelësh të subencionuar nga jashtë e
gjithandej siç je ti, të cilët ecin edhe mbi kufoma për të ardhur tek
komoditeti.
Për
të të demaskuar ti dhe të sojit, që në Kosovë fatkeqësiht nuk jeni pak, madje
as që ka njeriu nevojë për shkencë e as të jetë orator: vetë tregoni, vetë
vitrinizoheni madje aq toksikshëm saqë të zë barku.
Injorancën
s’ta mbulon as kryqi, as hëna e më hiç marrja ad hominem me mua. Leri shpifjet
personale se mundem të jem edhe shumë më i pamëshirshëm. Trego se ku merr bazën
ligjore, kushtetutare që u thua bartësve të çadorit, niqabit dhe ferrexhes se
mund t’i bartin ato nëpër shkollat dhe institucionet publike? Natyrisht se një
ligj që do ndalonte ato edhe më strikte do ishte më mirë, por edhe mungesa e
një ligji që do t’i lejonte ato mjafton. E udhëzimi si ashtu ashtu.
Marrë nga www.gazetaexpress.com