Kerko: a
Adil Fetahu: Çka pritet nga takimi Kosovë – Serbi në Washington?
E shtune, 29.08.2020, 02:57 PM
ÇKA PRITET NGA TAKIMI KOSOVË - SERBI NË WASHINGTON?
A
mund të arrihet një kornizë strategjike për marrëveshjen e përgjithshme?
Nga
Adil FETAHU
Takimin
e kryeministrit të Kosovës,Avdullah Hoti, mekryetarin e Serbisë, Aleksandar
Vuçiq,në Shtëpinë e Bardhë në
Vashington, njëherë e caktuar për 2, e pasaj eshtyrë për 4 shtator, e ka thirrë
RoberT O’Brajan, këshilltar i presidentit
Donald Tramp. Në atë takim
gjithësesi do të merr pjesë edhe
emisari i Trampit për bisedimet
Kosovë – Serbi, Riçard Grenell., si dhe
këshilltari e dhëndër i Trampit, Xherald Kushner. Nga burime të pakta
informacioni, merret vesh se në takim do të bisedohet për tema ekonomike, por
nuk përjashtohet mundësia që të
bisedohet edhe për tema tjera (politike).
Në
garën midis Bashkimit Europian dhe Amerikës, se cila do ta merr meritën për
arritjën eventuale të marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë,të dy palët po
luajnë ping-pong me organizimin e takimeve. Sapo u caktua
takimi i nivelit të lartë në Vashington për 4 shtator, BE e thirri takimin në Bruksel më 27 gusht,
për bisedime në nivel të ekspertëve, në të cilin do të bisedohet për çështjen e
të zhdukurve dhe të shpërngulurve dhe për tema ekonomike.
Edhe
në takimin në Vashington thuhet se do të
bisedohet për tema ekonomike, dhe pritet se do të nënshkruhen memorandume
mirëkuptimi :
1)për
normalizimin e trafikut hekurudhor,rrugor dhe ajror;
2)
përqarkllimin e lirë të mallrave, të njerëve dhe të kapitalit,
3)për
mundësiinë që Kosova të përfshihet në “mini-Shëngenin” e Vuçiqit-Ramës e
Zajevit!
Dy
temat e para janë biseduar në Prishtinë dhe në Beograd, e në parim është arritur marrëveshje
në bisedimet e udhëhequra nga
emisari Grenell. Tash sigurisht do të
insistohet në zbatimin e tyre.
Jozyrtarisht,flitet
se edhe vet presidenti Doald Tramp do të
paraqitet në takimin e 4 shtatorit? Kjo është një çështje hipotetike.Sepse,
është e pabesueshme që presidenti të jetë shumë i interesuar për tema të vogla,
sikurse janë marrëveshjet për trafikun,apo për “mini-Shengenin”.Ai mund të
paraqitet vetëm për tema të mëdha, qoftë aso ekonomike, apo politike. Nëse ka në plan të premtojë
investime në projekte më të mëdha,si bie fjala në energjetikë, në “Trepçë” apo
nëse bëhet fjalë për çështje tjera strategjike,si për kufijtë dhe shkëmbimin e
territoreve, atëherë pjesëmarrja e
Trampit është e kuptueshe. Sepse asnjë marrëveshje midis shteteve, sidomos
këtyre të vogla, nuk mund të arrihet pa arbitrimin e Amerikës.
*
* *
Kryetari
i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedën
për mediat serbe më 26 gusht, tha se në Vashington do të bisedohet për tema
ekonomike, por nuk përjashtohet mundësia
të bisedohet edhe për tema tjera. Por, nëse
nisë biseda për njohjen e pavarësisë së Kosovës, këtë Serbia nuk do ta
pranojë kurrë, dhe do t’u them: “hajde të bisedojmë seriozisht për tema të
tjera”! Në të gjitha bisedimet me faktorët ndërkomb[tare,u kam bërë vërejtje
atyre, “përse kanë kritere të dyfishta: që dikush ka të drejtë në shkëputje, e
dikush tjetër nuk e ka këtë të drejtë”?. Me këtë Vuçiqi aludon në entitetin e
serbëve të Bosnjes, duke bërë kështu krahasimin e të pakrahasueshmes. Sepse,
Kosova gjithmonë e ka pasur mvetësinë
politike, juridike dhe territoriale, ndësa e ashtuquajtura “Republika srpska” kurrë nuk ka pasur identitet të vetin, por është
një creature gjenocidale, e formuar në
bazë të gjenocidit të kryer mbi popullin Boshnjak, dhe është formuar si entitet
në kuadër të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, në
bazë të Marrëveshjes së Dejtonit (1995).
Pavarësisht
se a do të paraqitet presidenti Tramp në takimin e 4 shtatorit ose jo, Vuçiqi
pret “mirëkuptimin e tij” për interesat e Serbisë në bisedimet me Kosovën. Ai
thotë se,për dallim nga presidentët paraprak të ShBA-ve, Trampi është më
përkrahës i Serbisë. Përndryshe, në stilin e tij të krekosjes, thotë se “është
i përgatitur për këto bisedime dhjetëfish më mirë se pala tjetër (Kosova); se e
kemi vështirë, por do ta ruajmë Serbinë tonë të shejtë (aludon në
Kosovën); dhe nuk do të refuzojmë atë që është e mirë për Serbinë, por as nuk
do të praojmë atë që është e dëmshme”.
Lobi serb në Amerikë
Serbia qysh prej vitit 2004, ka një grup të fortë
lobimi në Kongresin amerikan, dhe ka investuar shumë në agjensione të ndryshme
lobuese jashtë Kongresit. Në kongres ka
një grup prej 26 lobuesish për interesat e Serbisë; 21 në Kongres dhe 5 në
Senat, të tubuar në të ashtuquajturin Kokusi serb.
Kokusi serb është formuar në bazë të angazhimit të Ambasadës së
Serbisë në Vashington. Bashkëkryesues të Kokusit janë senatorët Ted Po, nga republikanët,
dhe Emanuel Kliver nga radha e demokratëve.Ambasada e Serbisë është në kontakt
të përhershëm me Kokusin dhe anëtarët e tij.Ted Po, në vitin 2018, i kishte
shkruar një letër Presiddentit Tramp, me propozim që ta vizitojë Serbinë, për
ta njohur më mirë. Për lexuesit e këtij shkrimi,po e reprokudojmë këtu
përmbajtjen e letrës së Kokusit, dërguar Presidentit:
“Si bashkëkryesues i Kokusit serb në Kongres,
po ju shkruaj në mënyrë që të ju kurajoj të bëni një udhëtim dhe vizitë zyrtare
presidenciale në Republikën e Serbisë. Përveç Karterit, asnjë kryetar tjetër
amerikan nuk e ka vizituar Serbinë. Vizita Juaj pa dyshim do të forconte më
tepër përkrahjen Tuaj në të ardhmën ndaj Serbisë, qëështë pjesë e Europës
demokratike, në të cilën sundon paqja. Serbia është me rëndësi të madhe
gjeostrategjike, duke pasur parasysh se gjendet në mes të integrimit të largët
me Perëndimin dhe marrëveshjeve të afërta me Rusinë.Për të arritur këtë qëllim
strategjik,përkrahja e Amerikës është me rëndësi esenciale.Serbia e meriton
përkrahjën tonë. Në periudhën e kaluar Serbia krahpërkrah me Shetet e Bashkuara
ka luftuarkundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ka luajtur rol të rëndësishëm
nëpengimin e rrjedhës së luftëtrëve të
huej të ISIS-it. Konsideroj se duhet të pranojmë kontributin e Serbisë
që i ka dhënë paqes dhe sigurisë, me një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara,
duke përfshirë edhe vizitën epresidentit aktual amerikan”.
Nuk
është vetëm Kokusi serb, i përbërë nga personalitete të shquara të Kongresit
amerikan që lobon për interesat e Serbisë. Janë me qindra personalitete tjera
nga fusha e politikës, diplomacisë dhe biznesit që aktivisht merren me atë
lobim. Në Amerikë,sipas vlerësimeve, jetojnë 650.000 qytetarë me prejardhje
serbe, ndërkaq sipas regjistrimit të para njëzet vjetëve, 176.666 janë
deklaruar se në shtëpi e flasin gjuhën serbe. Në fushatën parazgjedhore, lobi
serb është shumë activ, duke premtuar se mbi 600 mijë vota të serbëve do jenë
për Trmpin, e duke propaganduar se shqiptarët do ta votojnë kandidatin demokrat.
Disa prej lobuesve edhe atyre jashtë Kongresit, kanë qenë ose janë në funksione të ndryshme.
Për shembëll, njëfar Branko Terziq, ka qenë ministër i energjetikës në
Adininistratën e presidentit Regan, dhe pastaj ka qenë këshilltar edhe i
kryetarëve të tjerë. Agjensitë lobuese për interesat e Serbisë, promovojnë
vlera e gënjeshtra,gjithnjë duke potencuar vlerat krishtere të popullit serb
dhe tiparet negativemyslimanetë
shqiptarëve; duke potencuar aleancën e Serbisë në Luftën e I dhe II Botrore.
Ekziston
njëfar e ashtuquajturKonferenca e Liderëve Serbo-Amerikanë (SALC), me më se
1500 anëtarë aktivë, të cilët përfaqësojnë dhe lobojnë për interesat e Serbisë
në Amerikë, qëështë shumë aktive me retorikën e përhapjës së lajmeve selektive
dhe gënjeshtrave në rrjetet sociale: fejsbuk, twiter dhe meshkrime të botuara në gazeta e revista
amerikanë,në gjuhën angleze. Në Bordin e SALC-it janëshumëaktivë kryesuesi
(Aleksandar Gjuriq) dhe Nemo Gjorgjeviq. Prifti i Kishës Ortodokse Serbe në Amerikë, Vasilij
Vraniq i lidhur me ambasadorin amerikan për çështjefetare, bashkë me te ishin në vizitë në Beograd (4 mars2020), dhe u takuan me patriarkun serb
Irinej. Ai tash atje është ngritur edhe kundër regjimit të Malit të Zi, prejse
nisën tollovitë kishtare atje.
Një
lobist për çështjen serbe, shumë i çmuar në Serbi është Stiv Stajvers, një
kongresmen republikan, gjeneral brigade, i cili e ka vizituar Serbinë në krye
të delegacionit të Gardës Nacionale të Ohajos. Një organizatë e fortë lobuese
për interesa të Serbisë është Agjensioni “Rabin-Shivs,Lipki-Shahak,Binger”, pronar i së cilës është djali i ish-kryeministrit
izraelit,Jicak Rabin. Me këtë agjension konratën e ka lidhur Vuk Jeremiqi, ish-ministër i jashtëm i Serbisë. Përmes
këtij agjensioni, synon të fitojë përkrahjen e lobit të fortë izrealit që
ekziston në Amerikë. Kompania Kariq, e
serbëve të Pejës, me banim në Beograd, ka lidhë një kontratë lobimi,dukei
paguar 240.000 dollarë vajzës së
kongresmenit Kurt Veldon nga Karolina. Madje, edhe Këshilli Nacional Serb nga Kosova
ka lidhë kontratë e paguar shuma të caktuara Agjensionit lobues “Venable”. Edhe
sa e sa agjensione e lobues tjerëpër
intersat serbe veprojnë në Amerikë.
Ish-ambasadori
amerikan në Beograd, William Montgomeri, në
një bisedë me mediat serbe (më 23 gusht), në vigjilje të takimit Hoti –
Vuçiq në Vashington, kishte këtë porosi për Vuçiqin: “Ngutuni të arrini marrëveshjn me Kosovën,deri
sa Trampi është kryetar i ShBA-ve, sepse po erdhi Bajdeni, qëështë përkrahës i
Kosovës dhe i Shqiptarëve,atëherë
marrëveshja do të jetë në dëm të Serbisë. Për arritjën e marrëveshjes, duke
përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, vendimtare është shpejtësia e
veprimit, me ç’rast do të aplikohej “skenari izraelit”,kur u arrit marrëveshja
historike për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të
Bashkuara Arabe. Vuçiqi duhet të kuptojë
se gjasat janë të mëdha që Trampi t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, kurse Bajdeni
fuqimisht është në anën e Kosovës me kufijtë e tashëm.Pra, tash duhet të
veprojë, ose ndoshtapër gjithmonë do ta
humbë shansënpër zgjidhjen e këtij problemi në favor të Serbisë. Keni kujdes nëdatat. Trampi dëshironqë lideri
serb dhe ai Kosovar t’i shtrëngojnëduarët për një rrugë të ardhshme.Kjo përfshinë
edhe shkëmbimin e territoreve, dhe ai don që marrëveshja të zbatohet menjëherë
në praktikë. Bashkimi Europian dhe ShBA-të,secila duan t’a lënë meritën vetes
për zgjidhjen e problemit të Kosovës dheasnjëra nuk duan t’ia lënë meritën palës tjetër.
Arritja e kësaj marrëveshje do ishte poen i madh i politikës së jashtme të Trampit në prag të
zgjedhjeve të nëntorit. Tash është me rëndësi shpjetësia e veprimit.Shkaku i
vetëm nëse Trampi merr pjesë në këtë takim, është arritja e marrëveshjes.Ai nuk
është i preokupuar shumë me rajonin,sikur është Angela Merkel e të tjerët. Nëse
Trampi vjen në takim, kjo do të thotë se ai e shtynë fuqishëm arritjen e marrëveshjes”,-
porositë Montgomeri. Edhe ky është një serbofil i dëshmuar dhe lobues i fortë
për interesat e Serbisë.
Pozita më e pafavoarshme
e Kosovës
Sido
që të zhvillohen bisedimet në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës e Serbisë, dhe
qoftë se merr pjesë ose jo presidenti Tramp në atë takim, nuk ka gjasa të arrihet ndonjë marrëveshe
përfundimtare gjithpërfshirëse, siç mendojnë disa analistë e politikanë, sepse
nuk janë krijuar kushtet elementare për
arritjen e saj.Para se të arrihet marrëveshja përfundimtare duhettë sqarohen e
zgjidhen shumë çështje e tema tjera praktike, ekonomike e sociale dhe politike
midis Kosovës e Serbisë.
Edhepse
e drejta e Zotit dhe e drejta ndërkombëtare janë në anën e Kosovës, në këto
bisedime, sidomos në këtë fazë të pavolitshme, poztia e Kosovës është tejet e
dobësuar. Nga një anë Qeveria është në këmbë prej qelqi, tejet jostabile.
Brendapërbrenda Qeverisë ka përçarje. Kryetari i Kosovës dhe shumë të
tjerë janë nën “shpatën e Damokleut” të
Gjykatës Speciale. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,me apetitet e tij të
pangopshme dhe joreale, kërcënon se do
ta prishë koalicionin dhe do ta rrëzojë
Qeverinë poqese nuk i garanton pozitën e kryetarit të Kosovës. Brenda Qeverisë
dhe Kuvendit nuk ka një qëndrim për sa i
përket opsionit të shkëmbimit të territoreve. Ekipi negocues [kurrë nuk ka qenë
më i dobët dhe pa përvojë, kundrejt një shteti
i cili gjithmonë ka humbur në fushën e luftës, dhe gjithmonë ka fituar
në tavolinën e bisedimeve, natyrisht me përkrahjen e Rusisë dhe të tjerëve, që
nuk do t’i mungojë as tash. Krahas të
gjitha këtyre, Kosovën e ka mbërthyer
pandemia, sa që ka zënë vendin e parë në botë me numrin e të vdekurve nga ky
virus, në proporcion me numrin e popullsisë që ka. Takmi i 4 shttorit në
Vashington dhe takimi i 7 shtatorit në Bruksel, fushata paragjedhore e
kryetarit të ShBA-ve, rivaliteti midis ShBA-ve dhe Bashkimit Europian në
marrjen e meritës për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë, - janë
rrethana të pafavorshme për Kosovën, më tepër se asnjëherë deri më tash.
Prandaj, delegacioni i Kosovës,në këto rrethana nuk duhet të pranojë asnjë
mrrëveshje,por të bëjë çmos për shtyrje, të paktën deri pas përfundiit të zgjedhjeve presidenciale në
Amerikë!