Kerko: a
Gjekë Gjonaj: Asnjë femër shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi
E enjte, 27.08.2020, 07:29 PM
Në periudhën e pluralizmit politik
Asnjë
femër shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi
Nga
Gjekë Gjonaj
Gratë në Mal të Zi fituan të drejtën që të zgjidhen
për funksione përfaqësuese në vitin 1946.
Ato këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar nga legjislatura e parë e Kuvendit Popullor të Republikës së Malit të
Z, por me një përqindje jashtëzakonisht të vogël në raport me meshkujt. Mirëpo,
deri në vitin 1990, fjala është për
zgjedhjet në sistemin njëpartiak jodemokratik, të drejtën që të zgjedhen në mënyrë të lirë e shfrytëzuan
në zgjedhjet
Mali
i Zi, sa i përket pjesëmarrjes së
grave në parlament, në bazë të të dhënave
të publikuara nga Banka Botërore , para zgjedhjeve të fundit
parlamentare, ka qenë në vendin 103, mes 217
shteteve të botës. Ligji në
fuqi për zgjedhjen e këshilltarëve dhe
deputetëve parashikon një kuotë prej 30
për qind për listat e kandidatëve /eve.
Në bazë të formularëve të përpunuar nga 950 vende të votimit , vetëm afro 20 për qind
e këshillave zgjedhore ka pasur
për kryetare një grua. Në të
gjitha listat zgjedhore gratë
pjesëmarrëse pakëz e kanë kaluar
30 për qindëshin. Gratë në të shumtën e
listave kanë qenë të shpërndara në çdo të
katërtin vend , në mënyrë që të respektohet ligji. Por, asnjërën nga 17 listat kandiduese
nuk e ka kryesuar femra.
Pjesëmarrja
e grave në listat zgjedhore të
subjekteve nacionale shqiptare në
zgjedhjet parlamentare 2016 ka qenë , siç vijon:
1.Koalicioni
“Shqiptarët të Vendosur” kandidoi me 38
kandidatë, prej të cilëve 12 kanë qenë femra, ose 31 për qind.
2.Koalicioni
Shqiptar” Me një qëllim” në listë për
deputetë kishte 46 kandidatë, prej të cilëve
14 ishin femra, apo 30.4 %
3.Lista
e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve
kandidoi me 31 kandidatë, prej të cilëve 11 femra, ose 35.5 për qind.
Është
një hap i keq prapa se, në politikën shqiptare
në periudhën e pluralizmit politik
në Mal të Zi nga viti 1990- 2016, asnjë femër shqiptare nuk është ulur në
ulëset e Kuvendit të Malit të Zi. Kjo tregon
se barazia gjinore në vitet e shumëpartiaksisë tek shqiptarët nuk është barazi dhe se kundërshtar për femrat ka qenë dhe për fat
të keq vazhdon të jetë mentaliteti i meshkujve. Frymë më e mirë politike e përfaqësimit të grave shqiptare në Kuvendin
e Malit të Zi ka ekzistuar në kohën
e regjimit komunist , në periudhën kohore 1946- 1990,
kur shqiptarët patën një deputete – z.DushëDushaj.
Është
imperativ i kohës që lidershipi shqiptar në Mal të Zi të kuptojë se sa e rëndësishme është që të kemi përfaqësim të barabartë të dy gjinive
në Parlamentin e Malit të Zi. Njëra ndër
argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e
drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike
në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse
mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin
e demokracisë.Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fondamental
i qeverisjes demokratike moderne.
Sipas
standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe
mundësi te barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet
e proceseve politike. Megjithatë, në praktikë, në shoqërinë shqiptare në Mal të
Zi është shumë më sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të
drejta. Përfaqësimi jo i kënaqshëm i femrave vazhdon në të gjitha nivelet e qeverisjes. Duke iu
referuar hulumtimit tonë në proceset zgjedhore parlamentare të subjekteve nacionale shqiptare rezulton se femra shqiptare, përveçse
përfaqësimit formal në lista zgjedhore kandiduese , sa për sy e
faqe, as për së afërmi nuk është e
barabartë me burrat. Domethënë barazia gjinore ekziston vetëm fjalë, edhem
pse ato janë n[ gjendje dhe kanë aftësi
që që të marrn apo të ndikojnë në
vendimet publike njëjtë skur burrat.
Me
gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave gjinore të cilat garantojnë
pjesëmarrjen e femrave në të gjitha
proceset vendimmarrëse, kyçja e tyre reale në procese të rëndësishme
vendimmarrëse është ende shumë e kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga
meshkujt thuajse në të gjitha fushat me përgjegjësi. Një ndër arsyet kryesore
kontribuuese në margjinalizmin e femrave në politikën shqiptare është mungesa e vullnetit politik të
lidershipit partiak që të avancojnë pjesëmarrjen e plotë të grave në procesin
politik dhe në vendimmarrje.
Përfaqësimi
i barabartë i gruas në politikë në shtetet me demokraci të zhvilluar është
konsideruar të jetë shumë i rëndësishëm. Njëra ndër argumentet kryesore është
se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike
elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të
barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi
i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë.
Përderisa
mënyra më e zakonshme për të u inkuadruar në politikë është përmes partive
politike, partitë politike shqiptare luajnë
një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sa i përket inkuadrimit të gruas në
proceset politike. Në mënyrë që partitë tona politike ta luajnë këtë rol të
rëndësishëm duhet që pikësëpari të adaptojnë një strukturë të brendshme
demokratike. Pra, subjektet nacionale shqoiptare në Mal të Zi duhet të demokratizohen. Partive politike
shqiptare në Mal të Zi ju mungojnë
‘’mekanizma për përfaqësim të drejtë’’ dhe për këtë arsye ‘’pa demokratizim
brenda partiak dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje brenda partisë politike,
është shumë e vështire që gruaja të jetë
e përfaqësuar denjësisht në institucione të larta shtetërore, siç është Kuvendi dhe Qeveria.