Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Imamët antimuhamedanë shqiptarë
E merkure, 26.08.2020, 07:53 PM
Imamët antimuhamedanë shqiptarë
Pse gjithë imamët
shqipfolës që janë pro shamisë dhe niqabit s'kanë asgjë të përbashkët me
Kuranin dhe profetin e tyre Muhamed?
Nga
Xhemal Ahmeti
I.
Në antikë të vetmit që mallkonin
vrasjen e foshnjave ishin hebrenjtë (Tacitus dhe Josephus). Platoni e më vonë
Seneka e konsideronin si domosdoshmëri mbytjen e foshnjave në raste krize ose
nëse ato lindin me hendikepe. Në perandorinë romake, me zgjerimin e kodit të Patria
Potestas, çdo patriarku pasi që lindte fëmija i vëhej para këmbëve foshnja,
që ai të vendos se duhet mbytur atë apo jo. Në Kinë edhe sot e kësaj dite vlen buju ( ??) =
e drejta e mbytjes së foshnjës femërore (Neonaticidi sipas Rosnik) nga
prindërit, nëse e kërkon situata. Sot infanticidi është masiv edhe në Amerikën
Latine dhe Afrikën e Jugut, Afganistan, Kaukaz dhe vende tjera. Në botën
"perëndimore" fenomenit iu pré udha me instalimin e krishterimit
(Habermas e quan kodifikim posthebraik të normave dhe ligjeve) për tu
ringjallur pastaj ditëve të sotme nëpërmjet mekanizmit të së drejtës për abort
(nëse fotografitë radioskopike tregojnë se si e çka është qenia paranatale).
E njëjta situatë e mbytjes masive të
gjinisë femërore mbizotëronte edhe në Orient. Thyerja, respektivisht ndalimi i
dukurisë tek fiset arabe etablohet gjithandej kur Muhamedi merr pushtetin. Ai e
ndalon rreptësisht infanticidin - gjë që në shkencat krahasuese të religjioneve
edhe sot i konsiderohet Revolucion kohe. Për plotë ekspertë (nuk konsultoj
religjiozët) pikërisht nga këtu nisin konfliktet e ashpra të Muhamedit me fisin
e tij dhe me patriarkët nomadë që kundërshtonin të lënë pas "zakonet"
dhe normat pagane siç i praktikonin tradicionalisht. Ndër këto sjellje ishte
edhe zhdukja dhe poshtërimi i femrave. Në fund ngadhënjen kompromisi: në vend
të mbytjes së foshnjave patriarkëve u jepet e drejta t'i "premtojnë për
martesë" ose t'i japin si "skllave" ato qysh si fëmijë, por nën
rregulla të rrepta (si tek hebrenjtë në kohë). Fazë e "premtimit të
martesës" konsiderohej procesi: burri i ardhshëm kujdeset për të gjersa
ajo të manifestoj "frytet e pjekurisë seksuale". Për kohët e sotme
kjo është brutale, por për ato kohë ishte revolucionare. Me vdekjen e profetit
vdiq edhe dinamika progresive e këtij procesi. Ose përkundrazi ajo u falsifikua
në një brutalitet që vazhdon edhe deri sot dhe që padrejtësisht vulos profetin
e myslimanëve si pedofil (term i modernes ky). Pse?
II.
Pas vdekjes së profetit në pushtet
erdhi kalifi Ab? Bakr, ky kodin pjesërisht të
shkruar qysh në kohën e profetit (????mu??af) e zgjeroi me hadithet, dëshmitë e grave të dhe
bijave të profetit, në pushtet. Qysh në këtë stad nisin luftërat ndërmjet
fiseve arabe për primat. Jo vetëm për shkak të fronit të kalifit - siç
reduktohet konflikti nga hobihistiorianë të ndryshëm - por për shkak të
"Ridda"-së (largimi nga Islami) që shkaktoi luftëra interarabe të
tmerrshme. Kjo pasi warlord-ë fisesh të ndryshme nuk pranonin të ndjekin më
udhëzimet e profetit pas vdekjes së tij dhe kërkonin të kthehen në zakonet,
normat dhe kodet siç i kishin praktikuar para ardhjes së tij, që nënkupton edhe
largimin nga postulati "po vrave një njeri ke vrarë gjithë
njerëzimin". Pas rënies së kalifit Ibn al - Chatab në pushtet
ngjitet kalifi i tretë Uthman ibn Affan (644–656). Pushtetin
ky e siguron duke iu premtuar fiseve rebele se do të ndryshojë kodet në favor
të kërkesave të tyre. Affan e ekzekuton çdo haditebartës që bie ndesh me
traditat paraislame të fiseve arabe, riorganizon Kuranin me vargje që i shkojnë
përshtati dhe e përkthen edhe në dialektet e fiseve në revolte (jo vetëm
kuraistik - dialekti i profetit- siç ishte deri para tij). Nga këtu kemi fise
arabe që mbysin fëmijët dhe të atilla që veprojnë sipas udhëzimeve të profetit.
Me një ndryshim radikal ndër kohë: sot nuk vlejnë më rregullat e procesit të
"premtimit për martesë", ngase mashkulli mund ta abuzoj fëmijën dhe
skllavet seksualisht në çdo kohë.
III.
Shkollat kryesore juridike të mëvonshme
nuk i dolën përballë këtij Femicidi asnjëherë. Përkundrazi: Perandoria osmane -
edhe pse nuk organizoi kurrë ndjekje masive të shtrigave - ajo vazhdimisht
shtrëngonte rregullat ndaj grave, duke huazuar - siç është veshja - kode
bizantine (që rregullonin veshjen e grave, ishte moda alla franga e kohës) dhe
metoda të inkuizicionit (1450-1770) për mbylljen dhe ekzekutimin e grave që çdo
mashkull t'i shënjonte si shtriga. Shaminë - mbulimin e kokës me motiv
religjioz - osmanët e marrin nga ortodoksia bizantine. Veçanërisht në rajonet e
perandorisë ku popullata para asimilimit ishte ortodokse (si tek shqiptarët)
perandoria nuk haste aspak në rezistencë, ngase gratë si ashtu ishin
kokëmbuluar. Origjina motivi bizantin i shamisë është patriarkal: gruaja duhet
edhe simbolikisht ta manifestojë nënshtrimin e saj. Ky zhvillim brutalizohet me Çar?af-in e Sulltan
Abdylhamidit II (1876 - 1908), i cili kërkon mbylljen komplete të trupit të
gruas që ajo mos të ndikohet nga modat perëndimore. Në gjithë perandorinë e
deri në Jemen e Arabinë Saudite gratë detyrohen t'i nënshtrohen urdhrit. Kjo
politikë zgjatë deri në vitin 1908-1909 kur u rrëzua me revolucion Abdylhamiti
dhe gratë në shenjë proteste në qytetet turke dogjën çarçafët (niqabët). Gjë
mirëpo që nuk ndodhi në vendet arabe.
Rikthimi i niqabit në Ballkan ndodhi
tash pas ardhjes në fuqi të Erdoganit.
Këto janë faktet historike.
Prandaj themi se mbulimi i gruas nuk
është aspak sjellje islame, por kod që shfaqet për herë të parë në shekullin 19
si akt politik osman (i Abdylhamidit se tjerët jo) kundër kulturës perëndimore.
Atij Abdylhamidi të cilin bota e futi në histori si "Grand Assassin" ose si
"the unspeakable Turk" për
shkak të masakrave, gjenocideve e pogromeve të Hamidiye-Regjimenteve Ballkanit
e Orientit.
IV.
Imami që sot kërkon shaminë, niqabin ai
për këtë nuk autorizohet nga Kurani, nga Profeti Muhamed e as nga kultura
arabo-islame, as nga ajo osmane para-abdylhamitiste e posthamitiste. I shërben
thjeshtë një ligji të një sulltani, që e ringjall sot një pseudosulltan i ri.
Asgjë më shumë.
Autori ka promovuar shkencat krahasuese
të religjioneve në Universitetin e Freiburgut të Zvicrës.
Për më shumë nga autori
vizitoni: https://www.xhemal-ahmeti.net/