Kerko: a
Moza Boletini: Viktimë pa faj!
E merkure, 29.07.2020, 08:21 PM
Viktimë pa faj!
Nga
Moza Boletini
Gratë
nuk duhet të njësohen si skllave të kohës së obskurantizmit e inkuzicionit,
pasi "Për të njohur shkallën e zhvillimit shoqëror, duhet parë niveli i
jetesës së grave dhe të drejtat që ato gëzojnë"
Edhe
pse një grua e divorcuar me urdhër mbrojtje nga policia e vendit, përsëri bie
viktimë dhunës nga burrat e pandërgjegjshëm në Shqipëri. Sipas medias atje po
ndodhin ngjarje tepër tronditëse jo vetëm për personin e dëmtuar, por gjithë
shoqërinë, si vrasje, prerje me thika, hedhje nga dritarja e ballkoni të grave
nga bashkëshortët etj. Rasti më i fundit është i futbollistit shqiptar, i cili
hyn në banesën e ish gruas dhe e dhunon për vdekje.
Ngjarje
të tilla të rënda kemi patur e siç shihet do të ketë përsëri. Kur ish gruas me
urdhër mbrojtje, i futet në banesë me dhunë ish bashkëshorti, e godet, dhunon
dhe del i paqmë me një dënim të lehtë nga gjykata, Tragjedia vazhdon. Ai nxjerr
dëshmitarë të rremë, që justifikojnë kriminelin sikur të jetë njeri i qetë,
miqësor, pa probleme, i dashur i rregullt me familjen, gruan, fëmijët, apo
fakte të tjera lehtësuese. Pra edhe pse bën krimin përsëri
"justifikohet" për të dalë i pafajshëm! Por pasojat, problemet e
dhimbjet e plagëve në trup i përjeton Viktima Pa Faj, fëmijët dhe aspak autori
i krimit.
Policia
e ndalon futbollistin dhe gjykata e dënon me gjashtë muaj burg. Mendojmë se nuk
është një vendim i drejtë, pasi të dhunosh e të tentosh ti marrësh jetën dikujt
është e pafalshme dhe një mos korrektësi nga ana e gjykatës. Ligjet dhe
vendimet gjyqësore nuk duhen të zbatohen atje sapër të kaluar rradhën, por të
jenë të ashpra, të forta ashtu siç është edhe dora e kriminelit, që godet, vret
padrejtësisht një femër, një nënë, një grua të pambrojtur.
Skandal
e shokues është abuzimi seksual i vajzës 15 vjeçare në Kamëz, që përdhunohet,
lihet shtatëzënë nga një mashkull ordiner e qënie jo humane.
Organizata
e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, falenderon Presidentin e
Shqipërisë Z. Ilir Meta për mbështetjen që i ka dhënë grave të vrara e të
dhunuara me vendimet e orientimet e Tij - legjislative e të drejta, si dhe
Kryetarin e Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj për ndihmat konkrete që i ka ofruar
viktimave të dhunës e familjeve të tyre për strehim, shkollim e mbijetesë.
Gratë
janë burimi i jetës, janë rrënjët që ushqejnë njerëzimin. Gratë nuk duhet të
njësohen si skllave të kohës së obskurantizmit e inkuzicionit. Kanë thënë se:
"Për të njohur shkallën e zhvillimit shoqëror, duhet parë niveli i jetesës
së grave dhe të drejtat që ato gëzojnë.
Ndërsa
Viktor Hygoi ka thënë: "Gruaja na robëron jo vetëm me bukurinë e saj
fizike, por edhe me zgjuarsinë e shpirtin e saj".
SHBA,
Korrik 2020