Kerko: a
Abas Fejzullahi: UÇK, Gjykatat Speciale dhe Vendore
E diele, 12.07.2020, 10:47 AM
UÇK-së, GJYKATAT SPECIALE DHE VENDORE…
Nga Abas
Fejzullahi
*UÇK-së, s’ka Gjykatë vendore, as ndërkombëtare
që mund ta dënon për veprimet e saja, që me aq sa ka pasur mundësi ka mbrojtur
pragun e shtëpisë,ku kanë jetuar babë, gjysh e stërgjysh brez pas brezi, dhe asnjë
ushtar i UÇK-së, s’ka shkuar në territorin e huaj me popullësi tjetër për të
pushtuar, nënshtruar, plaçkitur, dhunuar e ushtruar terror e gjenocid në mënyrë
institucionale…siç ka bërë Ushtua Serbe në Kosovë ku mbi 97% e popullatës janë
shqiptarë historikisht vendor dhe 2% serbë ardhacak pushtues e 1% të tjerë...!
**Të vjetrit nga përvoja e tyre në rrethan të
ndryshme tregonin shembuj të ndryshëm për raste të ndryshme dhe të veçanta të
çrregullimeve brenda për brendaqë nga familja e deri te kryesia e shtetit,
nga veprimet jo të drejta të
kryefamiljarit apo të kryeparit të shtetit, që më vonë kishin pasoja të rënda e
të pa parapara me dëme afatgjate e ndonjëhere edhe deri te shkatrrimi
apo(vetshkatrrimi)ku mes tjerash si shemull apo edhe si këshillë se si s‘ duhet
vepruar paraprakisht apo si duhet ruajtur e pasur kujdes nga veprimet e ligadhe
lakmiakëshillonin mes tjerash me thëniet domethënëse e këshillëdhënëse:
“ Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë(vathë)
ose …Qeni që i hanë delet që duhet me i
ruajt prej ujku, është më i keq se ujku…“
Për fatin e keq të shqiptarëve në përgjithësi etë Kosovës hallemadhe
në veçanti, shembujt e sipërpërmendur i kanë ndodhur e vazhdojn t‘i ndodhin në
vazhdimsi pa e përjashtuar në kohë dhe hapësirë edhe Shqipërinë..!
DËSHMI E PROVUAR:
Është dëshmuar se vendorët, për pozita dhe pushtet, kanë bërë e bëjnë
çmos, pasi që kanë si qëllim e mundësi kryesore, për ti marrur institucionet
shtetërore nënë mbikqyrje e për të udhëhequr me to, për jetësimin e interesave
të tyre për t’u pasurua:
E si dhe në çfarë
mënyre..?
Në emër të votës,të besimit,të pozitës e
pushtetittue përdorur në vazhdimsi me mjeshtri dinakrin, mashtrimin, premtimin,
kërcënimin,dredhi, prita endërskamca,sipas vlerësimeve të tyre kur mendojnë se
duhet përdorurtë gjitha këto pa lënë anashedhe veprimet e liga kriminale, të të
gjitha llojeve, në 20 vitet e fundit,në veçanti. kuvendorët i kanë përdorur të
ushqyer nga lakmia dhe tërrpia për pozita
e pushtet për të ardhur deri tek pasuria pa mund e pa djersë..!
A KA DREJTËSI
VENDORE E NDËRKOMBËTARE?
Drejtësia ndërkombtare qysh me themelimin e
Tribunalit të Hagës bëri lojë teatridhe ka vu në dyshim besimin për Drejtësi,
me dënimin e disa kriminelve udhëheqës komandues të UJ serb të cilët në pranin
e Forcave paqruajtëse ndërkombëtare urdhëruan dhe mbikqyrën zbatimin e gjenocidit
në hapësiratë e Jugosllavisë e në veçanti në Bosnje siç është rasti konkret me
gjenocidin në Srebrenicë ku pushkatuan mbi 8000 qytetarë civil të pa mbrojtur
të përkatësisë etnike boshnjake tue përfshi dy gjintë dhe të gjitha moshatë..!
Tribunali i Hagës
me vendim shpall të pa fajshme Serbinë për gjenocidin në Srebrenicë...!
Kur dihet se Serbia ka qenë ajo që filloj luftën
në Sllovenidhe shtriu atenë Kroaci e në Bosnje ku dhe kreu Gjenocidin ndaj
boshnjakëve dhe shtriu veprimin e krimit gjenocidialedhe në Kosovë ndaj
shqitarëve, të cilin e ka ushtruar hiq më pak se 100 vite...!
Serbia është ajo që vet shkatrroi ish Jugosllavin,
kreu gjenocidet e njohura para syve të botës dhe në vend se të ndëshkohet e
dënohet, ajo hap pas hapi në këto 20 vitet e fundit nga faktorët e ndryshëm
ndërkombëtarë në gjirin e BE, me metoda dhe mënyra perfide, janë tue la e shpërla
Serbinë kriminale, tue përkdhel e afru , ani pse ajo shpesh i kushtëzon dhe
paraqet kushte të ndryshmebesa edhe kërcënon sidomos kur është fjala për
Kosovën dhe pavarësinë e saj, që se njef bashkë me 5 shtete të BE, ndërsa BE i plotëson kushtet asaj në të
shumtën e rasteve dhe kushtëzohet
Kosova me standarde të ndryshme që për
Serbinë as që është bërë fjalë... e këto plotësime kërkesash i bëhen Serbisë se
ajo shpesh ua bënë me dije se ka Rusinë pas e kohëve të fundit edhe Kinen..!
Serbia haptas kundërshton pavarësin e Kosovës dhe
në Kushtetuten e saj e ka si pjesë përbërëse të Serbisë, dhe BE asnjëhere
s’kërkoj të ndryshon Kushtetutën Serbia e ta heq preambulen, por jo rrall ka
kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës edhe ashtu shumë e lëshime e mangësi
që ka pa të drejtën e referendumit, por me të gjitha të drejtat që ju kanë
dhënë pakicës ardhacake Serbe prej 2% në Kosovë në dëm të shqiptarëve prej 97% dhe 1% të tjerëve, tue ju dhënë
vende të rezervuara në Kuvend sikur të
ishin ata 30% e jo 2% e që në mesin e tyre kanë kryer edhe krime
ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë regjimit çetnik të Milosheviqit...!
Serbi sa herë dëshiron e kushtëzon Republikën e
Bosnjes përmes Republikës Serbe, dhe të
njejtën gjë po mundohet ta bënë në Kosovë qe 20 vite përmes ndarjes së tri komunave në veri të Mitrovicës
dhe përmes bashkimit të Komunave serbe. Shembulli më konkret është Ura e
Mitrovicëes që heshtë BE qe 20 vite dhe këtë pjesë e mbikqyrë në mënyra e forma
të ndryshme Serbia ku mund të dëshmohet se
andej ure shef vetem flamuj e simbole serbe dhe mbishkrime me alfabet çirik e
të mos flasim për bandat serbe rojet e urës që janë infiltruar në institucionet
e Kosovës, ku paguhen nga taksa paguesit e shumicës shqiptare dhe haptas punojn
e veprojn kundër Pavarësisë së Kosovës edhe ate në Kuvendin e Kosovës ku Lista
serbe caktohet nga Serbia – ku këshillimet hapatas i bëjnë në beograd me
kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiçin, bashkëveprimtar i Sllobodan
Millosheviqit, ku ekzistojn edhe video inqizime kur ka deklaruar se për një
serb të vrarë në Bosnje do vriten me qindra bishnjak etj...!
Serbia jo vetem që s’ka kërkuar asnjëherë falje
për gjenocidet e kryer në Kosovë, por hiqet si viktim dhe pengon në të gjitha
mënyrat dhe format haptas shtetsinë e Kosovës,këtë Jo edhe pa fajin e
qëndrimeve të disa shteteve të BE ndaj Serbisë dhe të vet vendorëve që kanë qeverisur e vazhdojnë të
qeverisin Kosovën shumë keq e për faqe të zezë..!
Vendorët e zhytur në krimin e organizuar ekonomik
e politikë, të keqpërdorimeve në të gjitha drejtimet dhe nivelet, pranuan që të
hyn në bisedime me Serbinë pa i vu asnjë
kusht e që është dashur t’i
kërkohet që fillimisht të plotëson dhe
pranon kushtet në vijim:
Që Serbia s’ pari të kërkon falje dhe të jep
përgjegjësi për kryerjen e gjenocideve ndaj shqiptarëve në Kosovë;
Që të merr përsipër të paguaj të gjitha dëmet e
luftës në të gjitha drejtimet që ja ka shkaktuar Kosovës ;
Që të jep përgjegjësi për të pagjeturit e të
zhdukurit, që ka bërë Serbia në mënyrë institucionale dhe ende i fsheh gjurmët
e krimit;
Qëtë përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për
të gjitha krimet e në veçanti për 20 mijë femra viktime të përdhunimit:
Që të heq nga Kushtetuta e Serbisë preambulen se
Kosova është pjesë e Serbisë;
Që të kthej në Kosovë të gjithë pasurinë e
plaçkitur dhe dokumentacionin arkivoredhe trashgimin kulturore ;
Që pakica Serbe në Kosovë të jetë e barabart me
të drejta si të gjitha pakicat tjera dhe shumica shqiptare pa privilegje të
veçanta siç e ka tani.
Që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës;
Të drejtat e pakices serbe në Kosovë të jenë të
rregulluara si në çdo shtet të BE po edhe si në Kraci etj.
Si mund të jetë Kosova shtet multietnik me 2%
serb ardhacak në Kosovë dhe cil shtet në BE me pakicë tjetër prej 2% është me
kushtetut shtet multietnik apo a është
Serbia me kushtetut Shtet multietnik me pakicat që ka brenda, shqiptarë,
boshnjak, rumun, hungarezetj…?
Që Serbia të mos përzihet në rregullimin e
brendshëm Kushtetues të Kosovës siç vepron tash e 20 vite pas mbarimit të
luftës, si dhe kushtëzime tjera të arsyeshme.
DREJTËSIA VENDORE
NË LETËR E MREKULLUESHME NË PRAKTIKË E PA ZBATUESHME...?
Lidhur me këtë temë ka të dhëna e dëshmi, sa që
mund të shkruhet një histori, aspak e mirë e hiq se hiq për lavdi..!
Po si përfundim të gjithë udhëheqësit shtetëror
në poste e pozita të ndryshme edhe shumica
e kurvendarëve të Kuvendit të Kosovës me pasuri të deklaruar vet me miljona e
ato të pa deklaruara e që fshihen në emra të tjerve deri me tani askush s’dha
kurrfarë përgjegjësie e askush su denua e s’bëhet fjalëqë t’ju mirret pasurija
pasuria pa djersë e krijuar, ndërsa për veprime tjera kriminale që s’ është ndërmarrë asgjë ndaj pushtave e pushshtetarëve vendor, s’do
më tepër për tu zgjatur në këtë temë..!