Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj
E marte, 07.07.2020, 10:33 PM
1958/Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj
Pjesë
nga fleta biografike e vitit 1958
Nga
Kastriot Dervishi
Martin
Camaj u arrestua më 5.5.1948. Akuzohej si bashkëpunëtor i Gjon Lulash
Destanishtës. Pesë ditë më vonë, iu zhvillua një proces hetimor dhe iu kërkua
të bashkëpunonte për të shtënë në dorë Gjon Destanishtën dhe nipin e tij. Në
hetuesinë e zhvilluar (2 faqe e gjysmë) nuk ka asnjë informacion rëndues dhe as
është përdorur ndonjë element ndaj dikujt tjetër, por janë përmendur persona që
ishin ekzekutuar më 4.3.1946, si Atë Daniel Dajani, At Giovani Fausti, si dhe
një emër i padëgjuar si At Roza (nuk dihet në është emër i vërtetë). Në gjuhën
e shërbimeve sekrete, nuk njihen raste të raportimit apo “spiunimit” të të
vdekurve.
Me
t’u liruar, Camaj njoftoi dy personat të cilët ishte ngarkuar t’i “spiunonte”
dha informatat të rreme e çorientuese, u tall sa deshi dhe u arratis nga
Shqipëria më 9.8.1948 bashkë dy personat që duhej të raportonte. Në vitet
1948-1959, Sigurimi nuk ka asnjë informacion rreth tij, madje as e dinte ku
ishte. Mungesa e të dhënave, shihet edhe te raportin biografik i datës
15.11.1958, në të cilin ndër të tjerash shkruhej:
“Për
të gjithë aktivitetin armiqësor që kishte treguar i lartpërmenduri dhe lidhjet
që ka pas me të arratisur, qe arrestuar nga ish seksioni i rrethit të Shkodrës,
ku qe proceduar dhe pranuar për fajet që kishte bërë dhe pranoi të bashkëpunojë
me organet e sigurimit për të na fut në dorë të arratisurin Gjon Destanishta
dhe për këtë qe rekrutuar agjent në bazë materiali komprometues të tij. Mirëpo,
pas sa kohëve, bie në lidhje me kriminelin e përmendur, por gjithmonë na jepte
informata të rreme, d.m.th. na dezorientonte, të cilën gjë e vazhdon deri në
tradhtinë e Titos. Me tradhtinë e Titos, Martin Kolë Cama, së bashku me Gjon
Destanishtën e Lazër Palin, ilegalizohet në Jugosllavi ku edhe sot gjendet atje
(në fakt ishte në Itali nga viti 1956)”.
Veprimtaria e Martin Camajt në vitet 1948-1959 ishte thellësisht e
panjohur. Madje Sigurimi nuk dinte as ku jetonte ai.
Marrë nga 55news.al