Mendime
Klajd Kapinova: Lenini në Seattle i dhunshëm me pushkë abstrakte dhe flakë
E premte, 03.07.2020, 07:37 PM
Lenini në Seattle i dhunshëm me pushkë abstrakte dhe flakë
Nga
Klajd Kapinova
"Ne, supozohet të argëtohemi nga tipi i çuditshëm
i një simboli sovjetik në mes të një qyteti amerikan. Duke parë statujën, nuk
mund të na ndihmoj, por na kujton vrasjen dhe shtypjen që Lenin e frymëzoi. Ajo
është një trofe i triumfalizmit perëndimor, që përfaqëson fitorën ndaj
komunizmit dhe rënien e Murit të Berlinit." - Knute Berger
Statuja e Leninit në Seattle kur
protestuesit e hoqën nga Ukraina
SHBA, është shteti i botës së çudirave. Këtu sheh diversitetin politik dhe kulturorë nga
më ekstremet dhe më absurde, mbasi respektohet gjithmonë liria e shprehjes.
Në vitet ’30 të shek. XX, gjatë kohës së
Recensionit, Kolapsit apo Rënies së Madhe Ekonomike, SHBA ideologjikisht gati
sa nuk mori drejtim komunist si kopje e ish BRSS.
Idetë dhe figurat komuniste bolshevike ruse,
botërore dhe ato amerikane me bindje ultra të majta, ishin bërë të modës.
Media e majta, që sot quhet me të drejtë Fake News,
ishin inspirimi kryesor i përhapjes së epidemisë vdekjeprurëse komuniste në
SHBA.
E njëjta gjë po ndodh edhe sot. Gjithçka po bëhet vetëm e vetëm për të rrëzuar administatën e
sukseshme të Presidentit Donald J. Trump i zgjedhur nga 67,000.000 vota të lira
të populli të zgjuar amerikanë.
Lenini dhe Noli në Boston
Viktimë e ndërgjegjshme si vegël qorre e mediave
ultra të majta në SHBA, janë bërë edhe të ashtëquajturat gazetat papagale
private të “komunitetit” shqiptaro amerikane “Illyria”, “Diellli”, të cilat
fatkeqsisht drejtohen nga “gazetarë” të mirefilltë propagandistik, me bindje të
thekshme liberale komuniste, që dikur në vendlindje, kanë shërbyer në mediat
komuniste të diktatorit Dullë.
Kjo nuk është rastësi. Faktet kokëforte historike,
tregojnë se kjo ishte traditë e hershme prej disa dekadash e komunitetit
shqiptaro amerikanë.
Ndërsa në kampin burg ateist në Shqipëri me porosi
të Dullës ishin hapur 65 burgje dhe qindra kampe internimi (në një popullsi 2
milion banorë), për të denuarit politikë, që kishin mbaruar universitetet në
Perëndim të Europës dhe SHBA, në New York, Boston, Detroit etj., të
ashtëquajturit “patriotët” dhe “nacionalistët” (sot të dekoruar me titullin më
të lartë në Shqipëri: Nderi i Kombit), shitnin me krenari dhe ndërgjegje të
lartë, ditën për diell librat me përralla të diktatorit Dullë.
Historikisht, ata kanë qenë dhe janë të lidhur edhe
në ditët tona, me disa senatorë dhe kongresistë të majtë. Ata si liberalë socialistë
për disa dekada me radhë, mbasi bënë para për vete (fondmbledhje) nga
komuniteti ynë naiv dhe dorëlëshuar, ia zgjaten edhe me shumë lakun në fyt
popullit shqiptar në vendlindje, që vuante nën kthetrat e natës së gjatë të
kolonizatorëve të komunizmit të zi leninist të Dullës.
Largimi i Vatrës nga vendlindja e saj Bostoni,
është bërë me qëllim për ta përdorur emrin e saj nga elemente komuniste, që
penetruan mjeshtërisht në brendesi të saj dhe arriten me manipulime alla turke
e alla komuniste, fatkeqsisht të marrin drejtimin e organizates dhe shtypit të
saj.
Disa uturakistë me bombula oksigjeni e kthyen
Vatrën në WC ose me saktë banjo kundërmuese publike, ku kushdo që hynte dhe
dilte prej saj (si kalimtarë i rastit), kryente nevojat personale, në emër të
një nacionalizmit të rrejshëm.
Aty hartohen listat, se kush do të bëhet Mjeshter i
Madh i Punës apo Nderi i Kombit nga presidentët e vendlindjes, shumica e të
cilëve janë ish komunistë pa shtyllë kurrizore.
Gazeta u kthyer në një pusëll bakalli, ku editori i
përjetshëm (me pagesë përjetësie nga organizatës komuniste) e ka kthyer
fletushken në pronë private, ku, apriori dikton si Rasputin se kush artikull
duhet të botohet e kush duhet të hidhet në pleh, duke ruajtur partinë dhe veten
nga opinionistët, qe nuk shkruajnë dhe mendojnë si telperdredhur, për një
“lider” shqipfolës, senatorë apo kongresistë amerikanë.
Aty tjerret dhe botohet lesh arapi apo artikuj të
gatshëm në masën 80% nga “gazetarë” apo opinionistë, të marrë të gatshëm nga
interneti, që nuk kanë të bejnë me komunitetin tonë shqiptaro amerikanë,
ndonëse ajo vetëquhet organ i komunitetit të shqiptarëve të Amerikës.
Kjo fletushkë propagandistike dhe aspak informuese
e komunitetit tonë, që nga viti 1909, vjen edhe në kishën katolike shqiptare
“Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, ku, askush nuk e merr edhe pse jepet
falas për të gjithë.
Aty nuk respektohet diversiteti i mendimeve, por
editori vetë ligji dhe vetë Maliqi, vendos se kush është shkrim që e kalon
klasën e kush mbetet për vjeshtë apo humb përfundimisht vitin shkollor.
Dikur “Dielli” dhe “Liria”, që botoheshin asokohe
në Boston ishin simotra me ide dhe qellimë komuniste leniniste noliste të
Dullës, kurse sot po kjo gazetë (sepse Liria nuk i mbijetoi kohës) për gazetë,
ka si motër të saj fletushken private “Illyria”, që botohet në Manhattan, New
York.
Ajo për inerci riprodhohet vetëm nga interneti, për
tu lexuar nga pensionistët miop apo kalimarët e rastësishëm në internet. Edhe
ajo nuk i mbijetoi kohës dhe tregut. “Illyria”, fatmirësisht nuk tregtohet më
në kioska cigaresh apo limonatash, sepse komuniteti ynë nuk do t’ia dijë për
atë.
Po japim vetëm një shembull klasik historik të
ditëve tona. Kështu edhe sot në vitin 2020, profesori i universiteteve
amerikane, desidenti dhe antikomunisti stoic Prof. Arshi Pipa nuk ka marrë
titull Nderi i Kombit, të cilin Shkodra ia ka dhënë me kohë.
Ai nuk vleresohet, sepse
komunistët e Dullës në Vatër, nuk
duan të bëjnë autogol në portën e tyre, të
shkryer në mijëra copa…
Historikisht, dihet se disidenti shkodran prof.
Pipa, ishte për pak kohë kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe
editor i gazetës “Dielli” (1909)…
Shpirti, fryma apo tafti pro komunist i shqiptaro
amerikanëve në Vatër, bëri që Profesor Pipa të largohet i zhgënjyer nga
drejtimi i organizatës dhe organit të shtypit saj, e cila fatkeqsisht edhe sot
vijon të drejtohet si marionetë nga leninistët dhe rasputinët socialkomunistë
në pushtet dhe “opozitë” të Tiranës së kuqe, nga ish dullistët të vjetër dhe të
rinj në SHBA...
Këtu në New York, kudo në manifestime apo dasma,
nga fotot e arkivave shohim se flamuri kuq e zi ishte me yllin komunist të
Dullës.
Kjo për faktin se deshtoi media e majtë FAKE News,
në Poll (para popullit te zgjuar ameirkanë), në parashikimin epokal të
vendosjes si presidente të SHBA të “mikes” së shqiptarëve majtistë, zonjës së
korruptuar Hilary Clinton, një marionetë e lehte për t’u kontrolluar nga lobet
e fuqishme mediatike dhe megakompanitë globaliste anti amerikane, me bindje të
theksuara komuniste të majta.
Media e majtë marramendse, sot janë shpirti i
mbështetjes morale dhe financiare, të lëvizjeve raciste shkatërrimtare dhe anti
amerikane të anarkistëve në SHBA,
sikurse janë organizata terroriste fashiste Antifa dhe BLM e PD-së së Obamës,
Biden, Pelosi, Eliot Engel (ky i fundit, pak ditë më ra nga fiku), Nadler,
Schiff, Schummer, etj.
Asokohe në rrugë dhe sheshe kudo ishin fotot
dhe parudhat e mëdha, me flamur draper e çekan, me
përmbatje 100% bolshevike.
Shqiptarët naiv dhe pa shkollë e nivel kulturorë
këtu në New York dhe atje në Boston, krenoheshin me pionierin e përhapjes së
komunizmit bolshevik dyshes Lenin-Stalin, imzot dr. Fan Stilian Nolin, i cili,
kur ishte në Shqipëri, bëri që në Parlamentin e vendit, të mbahej një minut zi,
në nderim të ngordhjen së idhullit të tij V.I.Leninit…
Burime historike tregojnë se dyshja bolshevike
siameze Lenin – Stalin, barbarisht kanë vrarë mbi me Genocide mbi 62,000.000
njerëz të pafajshëm.
Ata bashkë kanë urdhëruar të vriten publikisht në
sheshet bolshevike me qindra bashkvëllezër të tij (imzot Nolit) Krishtit të
fesë ortodokse dhe katolike në ish BS.
Komunisti i kuq Noli, ruajti brenda komunitetit
ortodoks të madh në Boston e gjetkë, shpirtin leninist dhe dashurinë histerike,
për komunistët e tipit antishqiptarë Dullë, të cilin me telegrame urimi të
njëpasnjëshme e krahasonte me Shën Gjergjin, emrin e kishës së tij private, që
themeloi në Boston në vitin 1908…
Kjo është njësoj sikur 6,000.000 ebrej të vrarë nga
Genocide nazist, t’a krahasojnë kriminelin Adolf Hitlerin me Yllin e Davidit
ebrej…
Anarkistët terroristë të Antifës dhe BLM raciste duan të vendosin
komunizmin e Leninit
Shprehja standarte dhe me abusive, se SHBA në
përgjithsi është një shtet antikomunist, është thjeshtë vetëm një fjalë
abstrakte retorike, mbasi gjithmonë provohet e kundërta nga numëri në rritje i
protestave anarkiste dhe gjoja raciste globaliste të ekstremit të majtë anti
amerikanë dhe pro marksistë, të organizuar nga grupi terrorist anarkist Antifa
dhe marksistët e BLM.
Ata asnjëherë nuk dalin në “protesta” e tyre
“paqësore”, me flamurin amerikanë edhe pse ndjehen formalisht me
pasasaportë shtetas të tillë. Kjo nuk është rastësi!?
Media Fake News këtu, duke e parë se audienca e
tyre ka rënë shumë dhe të ardhurat financiare të bisnesit të gënjeshtrave, që
emetojnë po bien dramatikisht, ata po stimulojnë dhe krijojnë lajme të rreme,
të parëndsishme, të cilat i hipërbolizojnë e amplifikojnë.
Kjo ka bërë, që ata të bëhen burim i rëdsishëm inspirimi për njerezit e dhunshëm
trushpërlarë, me nivel kulturorë dhe jetësor shumë të ulët.
Statuja e kriminelit komunist
Lenin ndodhet në Seattle të shtetit
Washington
Në Shqipëri, statujat e
diktatorit Stalin, vëllait politik të V.I.Leninit, filluan të rrëzohen për herë
të parë në Shkodër.
Kështu, të rinjtë antikomunistë
në Piacën e qytetit antik, i vunë Stalinit në qafë komerdaret dhe rrotat e
gomës së bicikletave.
Ishte vera e vitit 1987, kur
për herë të parë Stalini “nderohet” me komardare dhe goma lastiku të vjetra
bicikletash…
Mijëra demostrues shkodranë
hidhnin fjalë kundër komunizmit. Një natë më vonë Sigurimi dhe hafijet e tij e
hoqen bustin e Stalinit nga frika se protestat do të zgjonin zemërimin e
shkodranëve të masakruar për 50 vjet me radhë.
Vepra artistike e derdhur ne bronz e Leninit, sot
ndodhet në kryeqytetin e shtetit Seattle, e cila shtrihet gjeografikisht në
pjesën veri - perëndimore të SHBA-së.
Ajo është një statujë prej bronzi e lartë 5 metra,
që i kushtohet revolucionarit komunist Vladimir I. Leninit, e realizuar
mjeshtërisht nga skulptori bullgar Emil Venkov.
Ajo u përfundua dhe u shfaq në Republikën
Socialiste të Cekosllavakisë në vitin 1988, një vit para Revolucionit të
Kadastrit të vitit 1989.
E çuditshmja është se në vitin 1993 statuja ishte blerë nga një amerikan Lewis
E. Carpenter, mësues anglishteje, i cili, rastësisht e kishte gjetur atë të
shtrirë në një zonë hedhurinash me hekura, ku, një burrë lypsar e i pastrehë
jetonte brenda saj. Statuja e Leninit priste të prishej dhe të shitej për
çmimin e bronzit.
Ai e solli atë në shtetin e Washington-it, por vdiq
para se të mund të realizonte planet e tij.
Që nga 1995 statuja është mbajtur në mirëbesim,
duke pritur një blerës rreth 25 vjet. Edhe sot ajo po qëndron në një cep të
rrugës në lagjen Fremont në Seattle.
Vendodhja e statujës së madhe të Leninit, u bë një
pikë grumbullimi në Fremont, ku njerëz të ndryshëm takoheshin me njeri tjetrin.
Ajo shpesh është dekoruar me veshje me ngjyra
ylberi nga shoqata e gejve të kryeqytetit të këtij shteti.
Monumenti ndodhet në një pronë private, duke
ndërlikuar kështu përpjekjet shumëvjeçare për t’a hequr atë prej aty ku ndodhet sot.
Vazhdimisht, simboli i kriminelit të kuq, ka
ngjallur këtu polemika politike djathtas e majtas, përfshirë kritikat e shumta
në shtyp.
Të rinjtë naiv amerikanë, asnjëherë nuk e kanë
marrë seriozisht kuptimin historik të Leninit dhe komunizmit bolshevik të zi.
Kjo për faktin, se në shkollat amerikane nuk
mësohet shumë për krimet e komunizmit. Fatkeqsisht, shumë të rinj, nuk e dijnë
se çfarë është kjo ideologji vdekjeprurëse, e cila nga viti 1917-2020, ka vrarë
mbi 110.000.000 njerëz, në shtetet e botës, ku ajo u praktiku dhe sundoi
egërsisht...
Historia e statujës bolshevike
Statuja e udhëheqsit barbarë bolshevik Leninit,
është krijuar artistikisht nga skulptori bullgar Emil Venkov (1937–2017), i
cili, u përzgjodh nga një komision në vitin 1981, organizuar nga Partia
Komuniste e Cekosllovakisë.
Autori Venkov, synonte ta portretizonte V.I.Leninin
si një dritë e revolucionit bolshevik, në kontrast me portretizimet
tradicionale të Leninit me libër në dorë si filozof dhe arsimtar.
Ai me idenë e tij kërkonte, një këndvështrim tjetër
antikomunist, ku, sipas tij statuja të funksiononte si një kritikë ndaj
komunizmit.
Artisti i zgjuar Venkov e përshkruan Leninin në
bronz si një njeri të dhunshëm, me pushkë abstrakte dhe flakë në statujë, në
kontrast me përshkrimin tradicional të tij, që mbante një libër.
Asokohe vepra artistike, që mbarte një mesazh të
thellë filozofik të Venkovit u përfundua dhe u vendos në Poprad, Republika
Socialiste Cekosllovake (sot Sllovaki), në vitin 1988.
Ajo kushtoi 334,000 K?s, (ekuivalente me 200,000 dollarë amerikanë e
llogaritur sipas vitit 2019), pak para rënies së sundimit komunist çekosllovak,
gjatë Revolucionit të Velvetit në 1989…
Vrasësi komunist përballë
restorantit për të tërhequr klientë etnik sllovak
Carpenter, ishte takuar dhe miqësuar me skulptorin
Venkov, gjatë një vizite të mëparshme në Cekosllovaki.
Mediat, shkruajnë se interesi fillestar i
Karpenterit për të blerë statujën ishte për t’a ruajtur atë për “meritat” e tij
historike dhe artistike.
Më vonë, ai synonte ta përdorte atë për të tërhequr
klientë, për një restorant etnik sllovake, që ai dëshironte të hapte në Issaquah.
Pas pengesave burokratike në Bashkinë e qytetit, ai
nënshkroi një kontratë me Kryetarin e Popradit më 16 mars 1993. Pasi u aprovua,
këshilli i Popradit rishqyrtoi dhe kërkoi nga Ministria Sllovake e Kulturës për
bekimin e tij.
Statuja mbërriti në Issaquah në gusht 1993, dhe
Carpenter planifikoi ta vendoste atë përpara një restoranti sllovake. Ai vdiq
në një aksident automobilistik në shkurt të viti 1994, gjatë debateve publike
nëse do të shfaqte statujën në Issaquah, që përfundoi me refuzimin nga banorët
rreth statujës.
Pas vdekjes së Carpenter, familja e tij planifikoi
ta shiste statujën në një shkritore të Fremontit për t'u shkrirë dhe rivarrosur
në një copë të re.
Themeluesi i shkritores, Peter Bevis, kërkoi në
vend që të shfaqte statujën në Fremont, dhe ranë dakord që Dhoma e Tregtisë
Fremont ta mbajë statujën në mirëbesim deri sa të gjendet një blerës.
Statuja u zbulua në 3 qershor 1995, në cepin e
Rrugës së 34-të në Evanston Avenue në pronën private, një bllok në jug të
Raketës Fremont, një tjetër zone tërheqje artistike në Fremont.
Edhe sot, familja Carpenter, vazhdon të kërkojë një
blerës për statujën. Që nga viti 2015, çmimi i kërkuar ishte 250,000 dollarë amerikanë, nga çmimi i
vitit 1996 prej $150,000 (ekuivalent me 240,000 dollarë amerikanë në vitin
2019).
Në muajin qershor 2017, skulptori i statujës, Emil Venkov
vdiq në moshën 79 vjeç. Shoqata e Artistëve Sllovake, vuri në dukje humbjen e
një artisti, karriera e gjatë e të cilit ndihmoi në përcaktimin e skulpturës
monumentale dhe arkitekturore, duke krijuar vepra të veçanta me nëntekste të
thella filozofike të tyre.