Kerko: a
Vilhelme Haxhiraj: Prof. Dr. Spiro Qirko, kardiologu që mjekon përmes fjalës
E merkure, 01.07.2020, 09:39 PM
Prof. Dr. Spiro Qirko, kardiologu që mjekon përmes fjalës
Urim për datëlindje!
I nderuar
Prof.Dr.Spiro Qirko! Me rastin e ditës suaj të lindjes Ju urojmë: Gëzuar, jetë
të gjatë dhe suksese në profesionin tuaj human! Për njerëz si ju, përherë ka
pasur, ka dhe do të ketë nevojë kombi!
Urimet më
të përzemërta për ditën e limdjes!
Vilhelme
& familja Haxhiraj
Cili është Prof.Dr Qirko?
“Mjeshtri i Madh” Akademik, Prof.Dr.Sipro Qirko, me punë këmbëngulëse
studimore në shërbim të kardiologjisë, pjesëmarrës i sa e sa simpoziumeve
kombëtare dhe nd/kombëtare e ka renditur veten në Elitat e Kombit.
Nga libri im “Elitat e Mohuara ,Krenari Kombëtare” f 456-461
Prof. Dr. Spiro Qirko lindi më 1 korrik 1945. me
një përvojë prej disa dekadash. Spiro Qirko sot është kardiolog i shquar , një
ndër themeluesit e Shërbimit Kardiologjik. Prof. Dr. Qirko ka marrë pjesë në
127 takime dhe kongrese Nd/kombëtare në shumë shtete të botës, thuajse në të
gjithë kontinentet. Në këto tribuna janë diskutuar probleme kardiologjike në
përgjithësi dhe veçanërisht roli i ekokardiografise në saktësinë e
diagnostikimit të sëmundjeve të zemrës së dëmtuar. Dr. Spiro ka organizuar në
Tiranë 8 konferenca dhe takime në kardiologji me pjesëmarrje të kardiologëve
ndër më të shquarit europianë. Spiro Qirko lindi në, Tiranë, më, 1 korrik,
1945. Si nga babai, edhe nga nëna, vjen nga dy familje qytetare dhe me kulturë.
Gjyshi nga i ati, Athanas Qirko ishte diplomuar në Athine për mjekësi. Babai i
tij, Telemak Qirko, u diplomua në Lozanë te Zvicres për Drejtesi dhe Shkenca
Ekonomike. Nëna e Spiros, ishte bijë e familjes se mirënjohur Leka
nga Durrësi. Arsimin fillor e kreu në Tiranë. Gjithashtu të mesmen, po në
Tiranë, në një ndër gjimnazet më të mira të asaj kohe, në atë “Qemal Stafa”,
nga viti 1958-1962. Për profesorët e shkëlqyer të gjimnazit ai flet me nderim e
nuk e kursen mirënjohjen. “Ata na dhanë
bazat e shkencave, na dhanë mundësitë maksimale, por mbi të gjitha, kam pasur
një profesor të paharruar e të pavdekshëm, Pashko Gjeçin, përkthyesin e librit
“Komedia Hyjnore”të Dante Alighierit. Profesori librin e kishte përkthyer në
burg e na e recitonte neve, si italisht, edhe shqip”- rrëfen kardiologu i
emocionuar. Gjyshi nga nëna, Spiro Leka, emrin e të cilit, mban Dr. Spiro.
ishte arsimuar në shkollën Françeskane (Shkodër) dhe dinte 3-4 gjuhë të huaja
(frëngjisht, italisht, gjermanisht). Ka qenë tregtar manifakturash dhe bënte
tregti nga Durrësi në Trieste. Familja e nënës së tij, Leka në Durrës, ishte
një familje e njohur tregtare. Gjyshja nga nëna, e cila ishte nga Berati, vjen
nga katër breza intelektualësh. Familja e gjyshes së tij nga nëna, përbehej nga
intelektualë të njohur, si në mjekësi dhe drejtësi të diplomuar jashtë shtetit.
Daja i nënës së tij ka qenë përsëri mjek, ndërsa babai i tij avokat. Nga ana gjenetike
aai do të studionte për mjekësi ose drejtësi. Në edukimin e tij kanë ndikuar
shumë, si familja nga babai, edhe ajo nga nëna. Ishin shumë të dashur për të,
por ndërkohë edhe shumë të rreptë. Ishin prindër që bënin gjithçka për djalin,
por pa e lavdëruar me vend e pavend. Ia vinin në dukje kur bënte ndonjë punë të
mirë, ndryshe nga përditësia e tij fëmijënore. I thoshnin “mirë’, ‘kështu vazhdo!”
Qysh kur ishte i vogël, shtatë apo tetë vjeç, babai filloi t’i mësojë
frëngjishten. Ata të dy, jo vetëm punonin bashkë, por i ati i përzgjidhte edhe
librat që duhej të lexonte, në përshtatje me psikologjinë e moshës së tij.
Djali ishte i detyruar që krahas mësimeve të tjera të shkollës, çdo ditë
punonte me frëngjishten dhe me vonë me gjuhët e tjera anglishten, rusishten dhe
italishten. Formimi i tij intelektual dhe profesional: 1962 - 1967: Kryen
arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate
të shkëlqyera(1967 – 1971). Ushtron profesionin, mjek i përgjithshëm; 1971 –
1973; Kreu specializimin për kardiologji ne Klinikën Universitare të Kardiologjisë,
Tiranë. 1973 – 1980. Nis punë si Kardiolog në Klinikën Kardiologjike të Tiranës.
1980-1981. Kreu specializimin pasuniversitar në Ekokardiografi, në Qendrën Spitalore Universitare, Beaujon,
Paris, Francë,më 1981.Emërohet Kardiolog dhe ekokardiografist në Klinikën
Universitare të Kardiologjisë,Tiranë 1982. Është Pedagog i Kardiologjisë në
Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, më1985- Mbron tezën me
temë: “Kardiomiopatia Hipertensive”,
Studim ekokardiografiko-Klinik, për titullin «Kandidat i Shkencave, më 1988. Merr titulli akademik i shkallës së
dytë “Doktor”. Më 1990-mbron
tezën:”Informacione hemodinamike me prejardhje hemodinamike”, për titullin “Doktor i Shkencave”. 1990: -Specializim
në Ekokardiografinë Doppler ne Bad
Krozingen (Gjermani). Më 1990- Anëtar i asociuar i Shoqërisë Franceze të
Hipertensionit Arterial. Në vitet 1991-1992 Hulumtim “Vlerësim ekokardiografik
i mbushjes se ventrikulit të djathtë në hipertoninë në Departamentin e
Kardiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare Bichat. Paris, Francë. Më 1992-
Anëtar i Shoqërisë Franceze të Ekokardiografisë 1993- Drejtues i Departamentit
të Kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitetit të Tiranës. 1993- Anëtar i
Shoqatës Franceze të Kardiologjisë. 1994- Profesor i Kardiologjisë. 1994-
Anëtar i Shoqërisë Ndërkombëtare të Doppler-it kardiak. Më 1994-1998- Kryetar i
Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë. Më 1996-Bashkëpunëtor i Shoqërisë
Europiane të Kardiologjisë.Më 1999- Drejtues i Klinikës 2 te Kardiologjisë në
Qendrën Spitalore Universitare 2002- Kryetar i Komisionit te Botimeve të
Fakultetit te Mjekësisë 2006- President i Shoqatës shqitptare të
Ekokardiografisë . 2007- Anëtar i Komisionit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës. Më
2008- Drejtues i Departamentit të Kardiologjisë dhe Kirurgjisë Kardiake. 2010-
Dekorimi nga Presidenti i Republikës me urdhrin, “Mjeshtër i Madh” 2012- Del në
pension. 2012- Konsulent në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Spitalore
Universitare “Nënë Tereza” 2014- Kardiolog dhe ekokardiografist në Klinikën
“Intermedica”. Prof. Dr Qirko stadet e suksesit i quan “Kyçe”. Kurse ‘fatin’e
quan kyçin e parë, që të hapë portat e jetës. I nisur nga përvoja tregon se,
fati të ndihmon deri diku, por që të arrishtek e mundshmja duhet punë pë të arritur të pamundshmen.
Teksa
punonte me ish profesorin e tij Josif Adhami,i cili papritur një ditë i tha: “Spiro, ka ardhur një urdhër që ti duhet të
largohesh nga spitali, sepse këtu do të vijë dikush tjetër me një “biografi” më
të mirë.” Vetëm një person që e ka provuar largimin nga puna, e di se sa e
hidhur është të ta presin jetën në mes dhe të të ndalojnë të ëndërrosh.
Prof.Adhami e këshilloi që të mos ankohej, madje kur të shkonte te drejtori,
duhet t’i thoshte:”jam dakord...” Mjeku i ri shkoi te drejtori dhe
...Ai(drejtori) ia preu shkurt: “ Me një
vendim të Komitetit të Partisë të Rajonit, ju largoheni, ikni që andej dhe
viheni në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë”. Të jesh 23- 24 vjeç
dhe të të mohojnë profesionin që adhuron, është si të të ndodhë një aksident i
rëndë, vritesh si profesionalisht, ekonomkisht dhe moralisht...Të hapet një
plagë e rëndë, që nuk shërohet kurrë, e cila të vret ndërgjegjësisht gjithë
jetën. Për këto arsye ti pyet Neveten:“Përse
më trajtojnë ndryshe nga të tjerët, edhe pse jam i aftë peofesionalisht?!” Përsëri me ndërhyrjen e Prof. nisi puën në Urgjencën e Poliklinikës
Qëndrore në Tiranë, ku punoi me përkushtim. Ai thotë, ndoshta edhe si
këshillë:“ një njeri, pra një mjek që nuk ka punuar urgjencën, paraqet mangësi.
Le të jesh dermatolog, por kur ka një krizë të tensionit te lartë fqinji, është
turp që të thërrasësh urgjencën, se ti je mjek dhe pesë gjëra të urgjencës
duhet t’i njohësh, është e domosdoshme kjo…” Në urgjencë ai mësoi shumë sekrete
të mjekësisë ambulantore. Kjo përvojë i çeli horizonte të reja në profesion,
gjithsesi Spiros i pëlqente kardiologjia, por për fat, atë kohë në Poliklinikë
kishte kardiologji ambulatore. Puna e tij vetëmohuese në klinikën ambulatore e
bëri dr.Spiro Qirkon të njohur në rrethet partiake të Rajonit 3(Tiranë) .Pasi
shpëtoi një pacient nga operacioni në veshka, me ndërhyrjen e të cilit u emërua
në vendin vakant në poliklinikë të ushtrojë kardiologjinë.Pa u shkëputur nga
puna, Dr:Spiro kreu specializimin për kardiologji pranë Universitetit të
Tiranës. Kurse fama e gjyshit si mjek i dëgjuar, bëri që një ishpaciente e të
cilit(nëpunëse e lartë në Ministrinë e Shëndetësisë), e ndihmoi për specializim për ekokardiografi në Paris. Pasi kreu me sukses, nuk e pranoi
propozimin e katedrës së kardiologjisë në Paris, por zgjodhi t’i shërbente vendit
të tij. Është i pari mjek që aplikoi Ekokardiogarafinë dopler në Shqipëri. Duke
zbatuar të rejat e shkencës mjekësore aplikoi diagnostikimin e avancuar, ndaj
është ndër të parët që i dha përparësi
shërbimit kardiologjik në Shqipëri. Përvojën e vet ai e deklamon nëpër
simpoziume,konferenca dhe kongrese kombëtare dhe nd/kombëtare.
Mënyra
e komunikimit për disa minuta me pacientin para se të fillojë kontrollin
mjekësor, fjala e tij e matur, komunikimi në çdo kohë me të sëmurët me telefon
apo mesazhe, këshillat ndikojnë pozitivisht në psikologjinë e pacientit.
Dr.Spiro, si kardolog i papërtuar që e ndjek në largësi të sëmurin(pacientin),aplikon
një lloj psikoterapie që përmes fjalës shëron. Është kënqësi të jesh pacient i
Prof.Dr. Spiros , por me një kusht, të jesh i shëndetshëm. Ai është intelektual
me kulturë të gjerë, të cilën ia ka kultivuar familja e veçanërisht i ati.
Është jo vetëm adhurues i muzikës, por dhe njohës i mirë i muzikës klasike të shek XIX. Është kulturë
dhe bukur kur një personalitet njeh
ariet e mrekullueshme të operave me famë botërore, emrat e kompozitorëve të mëdhenj.
Tek e fundit shkalla e kulturës, numri i intelektualëve të mirëfilltë, të aftë
profesionalisht dhe ndërgjegjësisht, janë njësi matëse e zhvillimit të në
kombi.
Ky intelektual
i formuar si individualitet dhe personalitet i kardiologjisë shqiptare, është Akademik, Prof.Dr. Spiro Qirko, i cili
mban kontakte me të sëmurët në largësi, ndaj ka fituar respektin dhe nderimin e
të gjithë pacientëve të tij. Si paciente
e tij prej 6 vitesh, bashkë me urimet në këtë ditë të lindjes, shpreh mirënjohje dhe konsiderata për
doktorin që shëron përmes fjalës. Edhe një herë, Ju uroj! Profesor, Gëzuar
Ditëlindjen!
Respekte
Vilhelme Vrana
Vlorë, 1. 7. 2020