Kulturë
Sevdail Hyseni: Kosova në burg!
E diele, 28.06.2020, 12:01 PM
Satirike
Kosova
në burg!
Kjo
Kosova ideale,
Me
Gjykata Speciale,
E
të tjera me nder jush
Që
s’i bënë mall askush!
Kjo
gjykata ndërkombëtare,
Nuk
ushqehet me hajgare,
Ajo
vjen si vajhalli,
Me
fytyrë Tribunali!
Me
gjykatës e gjyqësorë,
Në
“drejtësi” aspak miqësorë,
Nga
kjo valle paraprakisht
Nuk
na del shqiptar pa bisht!
Po
Kosova jonë krenare,
Na
është mësuar me “pazare”,
Si
në luftë edhe në paqe
I
vunë vetull e mustaqe!
Ku
na ngeli ky Brukseli,
Deri
n’mëngë na përvjeli,
Sa
për drogë e shpërdorime
Sa
për luftë edhe për krime!
Hapen
dosjet me padi
E
na ndjellin burg të zi,
Deri
kur Kosovë e ngrata,
Me
azil e me gjykata?!
Sevdail Hyseni
Komentoni