Kerko: a
Shefqet Dibrani: Isa Mustafa duhet të përjashtohet nga LDK-ja
E shtune, 27.06.2020, 09:56 AM
THIRRJE PËR REFORMA NË LDK (2)
ISA
MUSTAFA DUHET TË PËRJASHTOHET NGA LDK-ja
(Strukturat
politike në LDK nuk duhet të heshtin!)
Nga
Shefqet Dibrani
Më 20
qershor 2020, Isa Mustafa, në mënyrë staliniste shkarkoi Nënkryetaren e
LDK-së. Ai edhe kësaj radhe keqpërdori Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së,
tamam si dikur Stalini që përdorte Byronë Politike, për t’ieliminuar
kundërshtarët e vet. Po ashtu edhe Isa Mustafa eliminoi figurën qendrore të
LDK-së, zonjën që ia siguroi mbi 160 mijë vota, dhe me këtë Ajo,ia
zgjati jetën politike kësaj monstre të keqe që po ia sheh sherrin Kosova. Isa
Mustafa, siç din ai, improvizoi një votim, siç u tha Online, për tu tallur pastaj
me strukturat e LDK-së. Ai u tall me dinjitetin e një brezi që s’ka faj pse
kryetar kanë një teknokrat të papërgjegjshëm. Ai u tall me një gjeneratë e cila
është shpresa e këtij vendi, ardhmëria e Kosovës. Mjafton të analizohet raporti
qesharak nga ai votim në të cilin thuhet se: “Për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga
pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të
Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70
janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28
nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim”.
Të
mos harrojmë se kjo deklaratë e Isa Mustafës,duhet të kualifikohet në vepër
penale për mashtrim, pasi nocioni “lirim
nga një funksion politik?!”, ka të bëjë vetëm nëse zonja Osmani ka kërkuar të
mos ushtrojë postin e nënkryetares dhe të mos jetë më në strukturat e LDK-së, e
kundërta, përkatësisht ashtu si ka vepruar Isa Mustafa, është një eliminimklasik
dhe një linçim i tipit stalinist, së këndejmi vepër penale pse mashtroi KP të
LDK-së dhe opinionin e gjerë. Madje duhet të hetohen edheshpifjet që i kanë paraprirë
këtij linçimi, pasiduket të jenë skenar i para-planifikuar i Isa Mustafës.Ai ka
përvojë nga sistemi i kaluar.
Tashmë
nga ky pozicionim më i qartësuar, le të gjykojnë strukturat e Partisë, po
sidomos anëtarët e KP te LDK-së, qysh paska manipuluar me dinjitetin e tyre Isa
Mustafa, dhe nëse kjo vërtetohet do të dalin në pahedhe pazaretëtjera politike
në dëm të Kosovës, të cilat falë Gjykata Speciale u evituan?! Prandaj ky apel
miqësor, le të kuptohet drejt nga strukturat e LDK-së dhe anëtarët e KP të
LDK-së se ka ardhur koha për tu ndarë shapi nga sheqeri, pasiIsa Mustafa, Agim
Veliu dhe Avdullah Hoti, tashmë dihet se janë e keqja e Kosovës brenda LDK-së.Ne
shtrojmë pyetjen, jo aq publike sa për strukturat e LDK-së, për të reflektuar
se si ka mundësi tashti t’i thonë AmerikësJO, bash ata që deri dje gojën
e kishin plot Amerikë?! Prajanë ata që shkarkuan Qeverinë në kohë pandemie ku
ishin edhe vet, janë ata që hoqën reciprocitetin, janë ata që kanë vënë në lojë
sovranitetin e Kosovës, dhe janë ata që në mënyrë staliniste eliminuan
Nënkryetaren e LDK-së. Të mos gjykohet, por të kuptohet se Kryeministri Avdullah
Hoti është kartë e djegur në duart e Isa Mustafës,kurse ky i fundit është kartë
e djegur për ortakun e tij, me të cilin nuk duhet të merret LDK-ja.
Veprimtaria
antikombëtare e Isa Mustafës është e njohur qe 50 vjet.Ai linçon secilin duke
përdorur edhe shpifjen, rrenën dhe sajesën, të cilën edhe autori i këtij
shkrimi e ka provuar në lëkurën e tij. Denoncimet e kësaj natyrejanë të
pashembullta për demokracinë e brendshme në LDK, ndërsashkarkimi-eliminimii
Vjosa Osmanit është i tipit stalinist,metodologji tipike komuniste për të
deklasuar të padëgjueshmit. Kështu nuk ka vepruar asnjëherë dr. Ibrahim Rugova,
pse duhet të tolerohetIsa Mustafa?!
Kush
e mbështeti, kush e inspiroi, dhe kush i jep vetës të drejtën për ta deklasuar
një grua më të guximshme se krejt burrat e LDK-së?! Prandaj ju bëjë thirrje
strukturave të LDK-së, t’i lënë egot personale, e të mos heshtin, ndërsa
strukturat e KP të LDK-së, tashmë është mirë të kërkojnë llogari publike nga
Isa Mustafa, për ta bërë listën publike, pasi ne goxha jemi të sigurt se pjesa
dërmuese e tyre nuk kanë votuar për eliminimin stalinist të Vjosa Osmanit,
sepse ata nuk duan të jenë pjesë e kalkulimeve dhe e shantazhit të Isa Mustafës.
E përsërisë se lista e votuesve “për” dhe “kundër” duhet të bëhet
publike për të parë anëtarësia dhe veprimtarët e Degëve se si manipulon me të
gjithë Isa Mustafa, në të kundërtën manipulimi me dinjitetin e strukturave të
LDK-së po vetëkuptohet.
Mjaftë
shqetësuese, madje e dhembshme është e dhëna se burra dy metra të gjatë dhe
alamet akademikëshmozaikun e tyre po e plotësojnë me deklarime antidemokratike,
për t’ia bërë qefin shefit të tyre. Prandaj dua për t’i sugjeruar akademikët e
LDK-së,për të hulumtuar se si veprojnë kolegët e tyre në Partitë Popullore Evropiane,
përkatësisht sa prej tyre ngarendin për tu bërë deputet?! Titulli profesor
universitar dhe titulli i akademikutnë vendet Evropiane, janë vlera që nuk zbritene
as barazohen me pozitën e një deputeti.Kjo mund të ndodhë vetëm në Kosovë,
veçanërisht kuralamet profesori e figura publike bëjnë diferencime ideopolitike
alla Isa Mustafa, në kohën kur edhe vet ata e dinë se ai është bërë Kryetar i
LDK-së pa qenë anëtar i saj!
Shkarkimi i Vjosa Osmanit a
nuk duket të jetë veprim i Kolonës së Pestë në LDK?
A e
din akademiku i historisë, se historia e Isa Mustafës është e mbuluar me
veprime mashtruese qysh nga vitet e shtatëdhjeta, fillimisht kundër politikanit
komunist Mahmut Bakalli, kurse avazi i mashtrimit do të vazhdoj deri më sot,
ndaj të gjithëve dhe kundër të gjithëve. Pastaj le të flas akademiku se cili
ishte roli i I.M., gjatë viteve të tetëdhjeta, çfarë qëndrime kishte në ndryshimet
kushtetuese, sa ishte transparent në “Fondin e 3%”, “Huan Popullore”, “Dardania
Bankë”, e gjer tek titulli “Dr.” te kushëriri i tij?!
E
pyes publikisht akademikun e LDK-së, nëse kanë mjaftuar vetëm “Fletoret
shkencore” të I.M., të botuara në firmën private “RIINVEST”, për tu bërë ai
akademik?! E të mos flasim përurrejtjene pashembulltqë kishte kundër LDK-së, dhe
dr. Ibrahim Rugovës. Askush nuk mund ta rehabilitoj I.M. për bllokimine mjeteve
financiarekundër dr. Ibrahim Rugovës, kundër Presidencës, kundër Qendrës
për Informim të Kosovës (QIK), kundër Kryesisë së LDK-së në Prishtinëetj.
Pastaj janë sabotazhet që ia kanë bërë Luftës, janë mashtrimet që ua ka bërë strukturave
të Eprorëve Ushtarak të Karrierës, e kështu me radhë.
Prasi
të donële ta lajë me sapun Rrusta e le t’ia kruaj zhugën edhe dr.Naseri, se nuk
do të kenëmundësi për ta rehabilituar dhe as për t’ia shëruar kurrë zgjeben
komuniste. Pra si të duan dhe kush të duan, mund të hapin debat, madje le ta
ftojmëedhe një prokuror, pse jo edhe ata nga Gjykata Speciale, dhe vërtetë le të
shihet kush po gënjen, dhe kush qenka më serbofil?!Ne që jemi veteran dhe strukturë
themeluese e LDK-së e që nuk kemi tradhtuar kurrë, bashkë me një gjeneratë e
pastër dhe e padjallëzuar, apo strukturate rryera dhe të urryera të sistemit
komunist jugosllav, madje bashkë me bijtë e udbashëve që tashmë po na flisni për
Rugovizëm dhe në emër të LDK-së. Po dëshiruat mundeni t’i merrni
me vete edhe daullet e shqyera, (siç i cilësoi një patriot nga Drenica -
tupanxhinjtë), se nuk do t’u bëjnë punë, pasi ne e dimë se ju me mashtrime
dhe dallavere, madje edhe në emër të viktimave (vrasjeve politike), i keni
fituar zgjedhjet lokale e parlamentare. Ju vazhdimisht keni premtuar se do t’i
zbuloni vrasësit, por nuk e bëtë kurrë?! Pse kështu?
Ndoshta
është kjo një arsye apo metodologji stalinistepër t’ishantazhuarfamiljarët dhe fëmijët
e tyre,për t’na mbyllur gojën neve miqve dhe veprimtarëve, për të heshtur e për
të mos kërkuar llogari nga Ju, për baballarët e tyre të vrarë, në rrethana të
pasqaruara, e ju heshtët dhe po heshtni?! Por heshtja juaj ka nxitur dyshimin
tonë, në implikimin ose pazare të tjera edhe më të pista?! E ne besojmë se drejtësia
do të veproj, vetëm duhet ta keni durimse ju vjen radha edhe juve.A nuk po
merrni vesh se aleancat komuniste i ka shkatërruar demokracia amerikane,
sikurse që Amerika po i shpërbën edhe sot në Kosovën tonë klanet tuaja. Pra as
juve nuk do tu hynë në punë milionat e gllabëruar në mënyrë të pandërgjegjshme
dhe as brohoritmat “Rrnoftë Amerika”, se tashmë edhe Amerikanet e kanë kuptuar
se ju jeni Kolonë e Pestë në LDK. Vetëm ju duhet ca durim se as neve nuk do t’na
mashtroni më tej seqenkeni miq të Amerikës, andaj iu bëjmë thirrje publike të mos
luani me fatin e Kosovës.
Isa
Mustafa, dhe një klan rreth tij,i manipuloi zgjedhjet e KP të LDK-së, në të
cilën alamet burra, alamet intelektual dhe alamet akademikësh, si lukuni qenkan
bërë bashkë jo për ta “liruar” siç manipulohet, por për ta eliminuar
nga të gjitha funksionet në LDK, një grua, një intelektuale, e cila më në fund,
edhe ajo i paska parë mashtrimet, dhe pazaret e I.M.për t’ia shpëtuar lëkuren “Kryetarit
të vërtetë të LDK-së?!”, të cilin tashmë edhe amerikanët e braktisën, Bashkimi
Evropian po se po, por shtrohet pyetja ku do të mbetet lëkura e Isa
Mustafës, veçmas atëherë kur të kuptojnë edhe zyrtaret nëEPP, se
çfarë manipulimi “demokratik”, paska bërë I.M.edhe me ta?!Po ku do të mbetet
lëkura e I.M., kur të kuptojnë edhe Amerikanët se struktura të caktuara në LDK,
për vite të tëra kanëpërgatitur dosje, kanëshpërndarë informacione të
falsifikuara?!
Çuditërisht
strukturat e LDK-së bashkë mekryetaret e Degëve dhe anëtarët e KP të LDK-së po
heshtin?! Ata nuk kanë arsye të ndjehen keq për tradhtinë e radhës që ua ka
bërë Isa Mustafa, të gjithë nuk janë me faj, prandaj faji mbi ta do të rëndojë
nëse edhe më tej heshtin, nëse edhe më tej nuk veprojnë. Tashmë është momenti
kur zëri i demokracisë së brendshme në LDK duhet të oshtijë, të kërkohen
përgjegjësi dhe reforma si dhe të bëhet përjashtimi i Isa Mustafës nga LDK-ja.
Pra është momenti i fundit për të reaguar, nëse e duan LDK-në dhe Kosovën, pasi
krizën e Kosovës e ka parapërgatitur vet Isa Mustafa me bashortakët e tij me të
cilët tashmë po merren Amerikanët dhe Bashkimi Evropian!
St.
Gallen, 26.06.2020.
Shefqet
Dibrani / Shkrimtar
dhe aktivist i LDK-së që nga themelimi i saj.