Kerko: a
Eshref Ymeri: Një poezi me tingëllim mjaft aktual për fatin e Kosovës
E merkure, 17.06.2020, 10:07 AM
Një poezi me tingëllim mjaft aktual për fatin e Kosovës
Nga
Prof.dr. Eshref Ymeri
I
dashur popull i Prishtinës heroike,
Të
dashur vëllezër kosovarë-atdhetarë,
I
dashur Zotëri Albin Kurti,
E
dashur Zonja Vjosa Osmani,
Siç
mësova nga faqet e internetit, më 27 qershor, kryetradhtarët e Kosovës do të
shkojnë në Vashington, ku, në bashkëpunim me Richard Grenellin, duan të
firmosin ose për t’i dhuruar Serbisë Veriun e Mitrovicës, ose për ta lënë nën
administrim ndërkombëtar për interesat e Serbisë, çka do të thotë poshtërim jo
vetëm i Kosovës, por edhe i mbarë kombit shqiptar. Serbia kriminale e
fundshekullit XX masakroi dhe poshtëroi mbarë popullin shqiptar të Kosovës dhe
e shndërroi në gërmadhë krejt ekonominë e saj. Tani, me dorën e tradhtarëve, me
në krye Thaçin, dhe me përkrahjen e gjithanshme të Richard Grenellit, Serbia
kërkon ta poshtërojë Kosovën për herë të dytë. ?shtë në dorën tuaj për të
vendosur se cili do të jetë fati i Kosovës: të jetë shtet sovran me dinjitet,
me integritet territorial, siç e ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës,
apo të mbetet një ngastër e vockël, me atributet e kolonisë së pavarur të
Serbisë.
Në
këto ditë, para takimit të gjëmshëm të 27
shtatorit, është çasti më i volitshëm që në kujtesën e secilit prej jush
të vijnë dhe të ushtojnë vargjet gjëmimtare të poezisë së poetit të shquar
atdhetar Ali Asllani, me titull “Hakërrim”. Kjo poezi-hymn, e shkruar në
vitin 1943, ka një tingëllim mjaft aktual për situatën ku gjendet Kosova sot.
Me
respekt të thellë ndaj jush, me shpresë të madhe se tradhtarëve do t’u tregoni
vendin, se nuk do të lejoni që Kosova të copëtohet, por do të ndikoni fuqimisht
për ndryshimin e situatës, në mënyrë që të ruhet nderi dhe dinjiteti i popullit
shqiptar të Kosovës dhe të përgatiten kushtet për ngritjen e padisë kundër
Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Poezia
e poetit të shquar Ali Asllani le të shërbejë si një armë e fuqishme në duart
tuaja për mbrojtjen e Kosovës dhe të ushtojë në gojën e çdo kosovari me
ndërgjegje të lartë kombëtare.
Ali Asllani
Hakërrim
Që nga Korça gjer
te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,
ky i sotmi zër' i errët, nesës bëhet vetëtimë
dhe i bije bash rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit' për goj'!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor'
nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!