Kerko: a
Prend Buzhala: Vendlindjet e shumëzuara të Sejdi Berishës
E shtune, 13.06.2020, 08:50 AM
Sot në Pejë: VENDLINDJET E SHUMËZUARA TË SEJDI BERISHËS
Sot
në Pejë: në restoran Kompleksi Koha e Re, me krijuesit nga Klina, Ismet
Krasniqi Lala , Gjongjergjaj Lyra (Gjon Gjergjaj), Idriz Berisha Xhixhi, -
mikpritje proverbiale nga krijuesi Sejdi Berisha e nga pronari i restoranit
Arbër Bytyqi.
1.
Festuam
21-vjetorin e çlirimit të Republikës së Kosovës. Një takim pas shumë ditësh
izolimi në një ambient të hapët, ashtu si Peja ka ajrin e Bjeshkëve dhe
bukurinë e natyrës, ujërave dhe luleve... aty pranë një shëtitoreje të bukur që
i japin gjallëri pejanët, duke ecur nga disa kilometra... a duke lëvizur me
bicikletë, gjyshër me nipa e mbesa për dore...
2.
Këmbyem
botimet e fundit, biseda rreth artit, të kaluarës, kulturës, atdhetarizmin
shqiptar dje e sot, evokime për krijues që nuk janë më në mesin tonë, vlerat e
interpretimet poetike, e, sidomos humori i anekdotave, po sidomos humori i
Ismet Krasniqi Lala.
3.
Nga
Sejdi Berisha, dhuratë dy librat e tij: "Njeriu 'pa' vendlindje" dhe
"Ofelia nuk kthehet më..." LIbri i parë është quajtur roman
autobiografik, por ku autori gërsheton evokimin me poezinë, i vë po në atë
gërshet referencat e biografemave lirike me kronikën dhe rrëfimin, fotografinë
si dëshmi autentike me diskurset e pasura eseistike-refleksive... Prof. Dr.
FatmirTerziu shkruan: “… “pa’ vendlindje” shkon përtej Njeriut. Përtej fjalës.
Përtej shkrimit. Përtej autobiografisë. Është një preambulë që ushqehet me vetë
lidhjen e Njeriut. Njeriut që lind për të mos vdekur. Njeriut që mbetet në
jetë. Njeriut që lë pas një vepër të vërtetë. Njeriut që penën dhe letrën i ka
një provë, një buqetë, një shigjetë për të etiketuar dhe drejtuar rrugëtimin
dhe modelin e vet, tek brezat anembanë, në këtë jetë. Edhe pse ky “Njeriu” ende
vazhdon të jetë kryefjalë jete dhe shkrimi në Pejë, është një arsye më shumë në
këtë dilemë. Tek e gjitha është e vërteta, është vetë jeta."
Te
libri poetik "Ofelia nuk kthehet më" lexojmë vargje të një tragjike
shekspiriane të jetës dhe dashurisë, me përjetimin e bukurisë së vargut dhe të
jetës që mbetet pergamenë shpirti...
Le
t'i lexojmë edhe si testamente të së bukurës në art e në jetë...
(Teksti
PB, fotot: nga P.B. Ismet Krasnqi Lala dhe Arbër Bytyqi)
Prend
Buzhala, 12-06-2020