Kerko: a
Atdhe Geci: Arti i të qënit poet
E premte, 12.06.2020, 09:14 AM
ARTI I TË QËNIT POET
Nga
Atdhe Geci
Adem
Zaplluzha, autori i 130 veprave letrare, dhe i mija vargjeve, është bir i
kopshtit të lashtë të Prizrenit, antiku dhe i tashmi i poezisë sonë. Në botën e
pafund të krijimit, loti i zemrës është i përvuajturi, një i afërm hero i
dramave njerëzore. Liria e njeriut nis me punën. Ndërsa drama e njeriut nis me
dashurinë, dhimbjen dhe trishtimin. Bërja e një libri, dhe botimi i tij, është
hapësirë e lirisë, dhe art i të qenit. Realitetet e këqija, kaosi dhe anarkia,
janë muzat ku merr të korrat shkrimtari. Kam një dhimbje poetike lotësh më
thotë Adem Zaplluzha, autor i 130 veprave letrare, i një peizazhi të pafund
figurash dhe ngjyrash.
Midis kuajve të paçjerrë
Nuk e njoh gjuhën e
mëgojëzave
As të dizgjinëve me
lëkurë bualli
Ndoshta jam pak i
çuditshëm
Po kurrë se mësova
gjuhën e tyre
Unë
shkruaj poezi dhe tregime, aq sa më jep muza, dhe digjem mbi letrën e bardhë,
derisa të mos shuhem. Në shpirtin tim shprehet shkrimtari Zaplluzha, askush
s´mund të hyjë pa trokitur, ose pa një ftesë të firmosur nga unë. Peizazhi i
krijimtarisë dhe i poezisë së Adem Zaplluzhës, është i gjerë, dhe i thellë.
Poezia për mua, e thotë poeti, është arti ai që ma fisnikron shpirtin, dhe më bën
të dashurojë me shpirt. Atdheu im i zvogëluar është drama ime, drama që më
dhemb, dhe zjarri që mi jep flakë vargjeve.
Marshojnë miqtë e mi
ushtarë
Dhe ecin nëpër natë
Për të arritur qëllimin
I pret një rrugë e
gjatë!..
E
kaluara që ka ikë, e tashmja që ekziston, dhe e ardhmja që s´ka ardhë, është
studio ku krijon Adem Zaplluzha. Ky mision i tij poetik për lirinë dhe
letërsinë, Adem Zaplluzhën e bën poet kombëtar, bir të saj të artit dhe të
letërsisë. Adem Zaplluzha u lind në Prizren në vitin 1943. Shkollën fillore dhe
të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Poeti
kryengritës i së bukurës në art, një kohë të mjaftueshme punoi, për njohjen e
realitetit të kohës. Ai punoi si mësues nëpër fshatrat : Studenqan të Therandës
(ish Suharekës) dhe në fshatin Hoça afër Prizrenit. Aty shkrimtari Zaplluzha,
përballet me realitetin e keq të kohës, me shtypësit dhe përgjakësit e egër të
lirisë, dhe me bukurinë hyjnore të ambientit të Kosovës.
Nëpër mbrëmje të vona
Duart e mia të plagosura
Sërish tjetërsoheshin
Në një gjendje
asnjanëse…
Plagët
e dhimbjes poetin Zaplluzha, e degdisën në Prishtinë, në kryeqytetin e elitës
intelektuale dhe krijuese të kohës. Në Prishtinë, Adem Zaplluzha shquhet për
rebelim të theksuar. Nuk më pëlqejnë këto motive të vogla dhe të censuruara
ashpër nga redaksitë e gazetave dhe revistave. Por, unë do bëj punën time, i
thoshte vetes në heshtje, Zaplluzha. Në ndërkohë, Adem Zaplluzha punësohet
përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Aty Ademi njihet me shokë
krijues, dhe pa u vonuar formojnë grupin letrar, “Lulëkuqet e Kosovës”. Në
Kuadër të këtij grupi letrar, djemtë e shekullit të ri, nxorën librin e poetëve
punëtorë, “Ngjyrat e kohës”, në të cilën u botua një numër i poezive të
Zaplluzhës.
Nuk di apo s´po e kuptoj
Cili jemi ma kokëfortë
Unë, apo ai përballë
meje…
Viti
1957 për Adem Zaplluzhën ishte i veçantë, sepse atë vit Ademi boton poezinë e
tij të parë në revistën për fëmijë, „Pionieri“. Përveç publikimeve të tij nëpër
revista për fëmijë ai boton edhe nëpër gazetat të kohës që botoheshin në
Prishtinë, dhe Shkup. Adem Zaplluzha është shkrimtar i pranuar në Kosovë, është
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Poezia e Adem Zaplluzhës është e
vlerësuar me shumë çmime. Por, çmimi më i lartë për Ademin është vlerësimi i
lexuesit. Unë jetoj me ndjenjën historike të kohës, shprehet poeti 72 vjeçar,
Adem Zaplluzha. Unë s´kam pse ta zmadhoj ose ta zvogëloj dhimbjen e kohës. Por
realiteti ku jetoj është këtu. Në këtë nënqiell ku po jetojmë, edhe poeti ka
përgjegjësinë e vet.
Ndoshta njerëzit s´e
kuptojnë
Por në fundin e një
fundi
Fillon një fund krejt i
pafund
Pa emër dhe mbiemër
Ku mund të humbim
Si zogjë të mbetur pa
këngë…
Liria
në Kosovë ishte aq e shkelur, aq e rrëzuar, dhe aq e dërmuar, saqë na duhet një
shekull punë e krijimtari për të marr shëndet liria e jonë. Shkrimtarët i
gëzohen shumë krijimit të një poezie, tregimi apo romani. Shkrimtari i gëzohet
krijimit si për një fëmijë të lindur. Deshëm apo s´deshëm ta vlerësojmë,
Shkrimtari mbeten garda e shquar e gjuhës, dhe ndërgjegjes së kombit. Sukses,
shkrimtarit Zaplluzha!