Kerko: a
Përparim Hysi: Populli
E premte, 12.06.2020, 09:26 AM
POPULLI
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.POPULLI
Populli,-
thotë GËTE,- nuk bëhet kurrë plak.
Populli,
tërë jetës, mbetet fëmijë.
Shoh
popullin tim dhe them:- Paska patur hak,
Dersa
votojmë e mbajmë mbi krye politikanë delennxhinj!
Me
jetët tona kanë kohë që lozin"arushë"
Majmen
për vete dhe pa hesap vënë pasuri
Ne
i shohim të tëra dhe sillemi si
"vogëlush"
Dhe
këta të pangopur në krye përsëri.
I
ndërrojnë partitë,ashtu si mbreti ndërron gratë
Secili
prej tyre, pa morall dhe si një konkubinë
Një
turi kanë derrat si të majtë dhe të djathtë
Dhe
një qëllim kanë:-Në pushtet të rrinë!
Po
ne? Mirë thotë GËTE:-Mbetëm fëmijë!
Asnjëherë
nuk u rritëm në këta tridhjetë vjet
Për
vete kam vendodur:- Më nuk votoj për këta delenxhinj!
Se
keq e më keq, na i bënë tonën jetë.
3 qershor 2020
2. Të qeverisësh
Të
qeverisësh, nuk është aspak e lehtë
Dhe
këtë punë nuk mund ta bëjë gjithkush,
Për
ç'shkruaj, e kam provuar vetë
Rrobat
e të qeverisurit, mua më rrinë ngusht!
Pushteti
për mua është kalë që më hipi
Dhe
gati ma theu shtyllën kurrizore
Ajo
kohë që "qeverisa", gati ma shpifi
Do
kisha qenë më mirë si punëtor në gurore.
Lista
e kërkesave dhe nevojave, ishte tepër e gjatë
Mundësia
për t'i zgjidhur qe shumë e vogël
Sa
qeshë në pushtet, një herë nuk fjeta rehat
Dhe
mendja më vinte rrotull.
Ndaj
vrapova dhe dhashë dorëheqje
(Dhe
ka ndodhur në vitet e demokracisë)
Sa
qeshë në pushtet,qeshë si zogu ndër leqe
Dhe
mezi shpëtova nga hallet e njerëzisë.
Çuditem
me ata që e lakmojnë pushtetin
Dhe
për ta mbajtur nuk lënë gur pa lëvizur
Po
u them "fillestarëve", po"blini" kiametin
Pushteti
lakmohet nga egoistë mendjekrisur.
6 qershor 2020
3. Rrokullimë
Rrokullimë
në vendin tim: as dëgjon dhe as sheh mirë!
Politikanët
të gjithë biçimë: të dy faqet na kanë nxirë!
Faji
është bërë si xhaketë dhe askush nuk e vesh
I
kam lënë provim në vjeshtë,se na bënë të gjithë me stres.
Si
fëmijë grindavecë, u ha hunda veç për sherr
Ka
prej tyre janë përversë, aq sa dua t'i shoh në FERR!
Ia
nxinë faqen SHQIPËRISË,sikur sherret kanë në xhep
Dua
t'i shoh para DREJTËSISË,që të gjithë janë delikuentë,
As
dhe njërin nuk veçoj (bëjnë premtime e pallavra)
Pasuruar?
Të lënë pa gojë: pasuruar si në përralla.
Pale
hiqen si shenjntorë ( vjedhje bën veç
kundërshtari)
Janë
hajdutë me këmborë,nuk dallon dreqi nga djalli.
7 qershor 2020
4. Sa do më pëlqente!
Sa
do më pëlqente të kisha një shtëpi në fshat!
Aty,
tek ajo kodra, ku e kisha dikur
Të
merrja prapë arat që kishte imatë
Kopen
e dhënëve, lopët, qetë... ah, sikur...
Se
unë brez pas brezi jam fshatar
Dhe
ëndrrat që shoh , me copëra nga fshati.
Tek
shtëpia ime do prisja miqtë radhë-radhë
Dhe
do t'i qerasja me ushqime bio, të freskëta, gati
Bahçeja
rreth shtëpisë me pemë lloj- lloj
Gjashtë
dynymë me zarzavate e bostanë
Ç'kërkon,
moj gojë? Ha, o moj gojë!
Një
jetë të shëndetshme( të gjitha vallë ku vanë?)
Shkoi
e vajti e bukura kohë
Kur
qemë individë e bujq të lirë
E
kujtoj gjithçka,regëtij e bëj "oh"
Se
kolektivizimi jetën na ka nxirë.
Rri
mendohem dhe gati mblidhem grusht
Tani
blejmë ushqime dhe sikur blejmë dinamit
Është njëlloj sikur të hashë trahana në gusht
Ruhu!
Se ka virus apo COVID!!!
Rrojmë
sikur shkelim mbi qelqe
S'ka
më mall bio veç me kimikate
Kjo
botë që ishte e mirë, befas u bë e keqe
Nuk soset jeta mbushur me alarme.
8 qershor 2020
5.Shpirti i njeriut
Shpirti
i njeriut është si një pus i thellë
Ndodh,
ndonjëherë, që "ky ujë" nuk është i pijshëm.
Se
ka njerëz me shpirtin e zi,sterrë
Që
zënë dhe i kanosen shoqërisë rrezikshëm.
Të
tillët, pa dyshim, duhen izoluar
Që
kurrë mos vijnë në pushtet,
Se
nuk ngopen me të sunduar
Dhe
vendit apo popullti i sjellin rrëmet.
Shpirti
i njeriut është në gen
Dhe
trashëgohet nga brezi në brez
Hsitorikisht
askund nuk gjen
Që
një shpirtlig të sjellë progres,
Çdo
njeri duhet gjykuar nga shpirti
Dhe
jo nga fakti se në shkollë doli i pari.
Unë
votoj për atë NJERINË me ZEMËRKRISHTI,
Dhe
jo për atë me sjellje barbari.
Tiranë, 10 qershor 2020