Kerko: a
Fran Gjoka: Porositë e Gjergj Fishtës për edukimin e fëmijëve
E enjte, 11.06.2020, 02:39 AM
Porositë e Gjergj Fishtës për edukimin e fëmijëve
-Ese-
Nga
Fran GJOKA
Është
thënë vazhdimisht dhe gjithnjë do thuhet se “Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja e vendit”. Kjo nuk është formale, por një e vërtetë e
padiskutueshme, të cilën e pranojmë të gjithë. Ndaj për fëmijët shoqëria
njerëzore është përherë më e ndjeshme, sikurse dhe institucionet e saj,
veçanërisht ato të arsimit, kulturës, shkencës apo dhe fushave të tjera që kanë
prioritet të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe edukimit, pajisjes së tyre me njohur
të gjëra dhe të sakta sociale, shkencore, kulturore, artistike, humane dhe të
traditës, drejtime këto që e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë rrugëtimit të
jetës.
Jo
thjesht për të shuar kureshtjen, por si një obligim për fëmijët, për të ardhmen
e afërt dhe të largët të tyre, në këtë
artikull do të veçnim idenë se, trinomi shkollë - familje - komunitet mbetet
gjithnjë faktor primar dhe që kërkon vlerësim të vazhdueshëm për edukimin dhe
mirërritjen e fëmijëve. Në realitetin e sotëm, kur shkolla po integrohet
gjithnjë e më tej drejt standardeve bashkëkohore evropiane, kur tekstet e
programet po pasurohen dhe alternohen me
përzgjedhje dhe cilësia e tyre vjen e rritet, pjesëmarrja e prindërve dhe
ndihmesa e tyre në të mësuar po merr rëndësi të veçantë dhe po shfaq tipare e
rrugë të reja në menaxhimin sa më
racional të kohës, për t'u dhënë ndihmë sa më të kualifikuar dhe efektive
fëmijëve tanë. Që të realizohet
plotësisht dhe pa ekuivoke ky objektiv madhor, doemos që duhen investuar
energji pune konkrete edhe nga prindërit,
familja që është baza e shoqërisë dhe që përgatit fëmijën për t`u futur në rrugën e shkollimit, që ta
përgatit atë si një lastar të freskët,
të drejtë dhe pa cene e dëmtime fizike e
biologjike. Kjo është një garanci e madhe që fëmija të integrohet sa më mirë
dhe sa më natyrshëm në mjedisin shkollor dhe të ecë përpara drejt rritjes dhe
zhvillimit të tij të vazhdueshëm si
qytetar i shoqërisë moderne.
Që
të edukosh dhe të moralizosh, duhet të jesh vetë një shembull jete, pune dhe
edukimi. Dhe, si i tillë, je në gjendje të ndihmosh fëmijën më shumë sesa me fjalën
tënde, me veprën tënde, me të qenit qytetar dhe njeri, me karakter të fortë dhe
të palëkundur për të përkrahur të renë dhe
përparimtaren, kërkesat e kohës dhe të zhvillimit. Kjo nuk do të thotë
që të gjithë prindërit duhet doemos të jenë në kulmin e shkollimit, që të jen
në krye të shkencave dhe zhvillimeve, sepse këto janë raste që nuk i gjen me
bollëk, por në radhë të parë kërkohet që të jesh njeri dhe qytetar i denjë, që
të transmetosh në jetë dhe në punë vlera njerëzore. Kjo varet nga gjithkush,
nuk ka të bëj as me përgatitjen shkencore dhe sociale, por me qëndrimin
njerëzor ndaj jetës, punës, njeriut. Kjo ka shumë rëndësi në edukimin e njeriut dhe veçanërisht në edukimin e
fëmijëve me vlera morale dhe humane, por edhe me përpjekje për të celur përpara
fëmijëve horizonte tëreja, të zgjojnë kureshtjen e tyre si dhe dëshira dhe
vendosmëri për të ecur në jetë dhe për të dhënë
secili ndihmesën e tij në këtë shoqëri ku ne jetojmë sot.
Koha
kërkon që anëtarët e familjes të jenë model në shfrytëzimin sa më racional të
kohës për t`u marrë me edukimin dhe
mirërritjen e fëmijëve. Kjo do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë
në përgatitjen psikologjike dhe formimin me aftësitë dhe shprehitë më të
nevojshme dhe më elementare për t`u integruar sa më lehtë dhe sa më natyrshëm
në shoqërinë e sotme demokratike. Në këtë kuadër, fëmijët t`i edukojmë të zbatojnë me rigorozitet një
regjim ditor, që, është në përputhje me orientimet dhe këshillat e
specialistëve, psikologëve dhe sociologëve, edukatorëve që kanë përvojën e
punës frytdhënëse e që garanton të ardhmen e sigurt të
fëmijëve. Merr kjo përparësi kjo tani në
kohën e pandemisë së COVID-19 kur, jo
vetëm vendi ynë, por e gjithë bota është mbërthyer në një krizë të gjithanshme
social-kulturore dhe ekonomike dhe përpiqet të gjejë rrugët më efektive dhe më
jetësore që fëmijët, si edhe të rriturit, ta përballojnë suksesshëm këtë të
keqe që i kanoset jetës së njerëzve.
Natyrisht që në këtë periudhë janë krijuar edhe përvoja, madje edhe
efektive në edukimin e fëmijëve, por, gjithësesi, ata janë dhe duhet të mbeten
kurdoherë të veçantë dhe të trajtohen me përparësi nga familja, shoqëria,
shteti dhe institucionet e tij të specializuara.
Dihet
se fëmijët nuk janë të njëjtë për të
gjithë, sepse secili ka përgatitje e aftësi të ndryshme për të kapur me shpejt
ose më ngadalë fjala vjen nivelin përvetësues të dijeve që merren në shkolla.
Nëse nxënësve me prirje të veçanta dhe të talentuar, u mbetet më shumë kohë e
lirë që të mund ta shfrytëzojnë për zgjerimin e horizontit, për të mësuar
gjuhët e huaja për zbavitje, pushim etj., nuk ndodh kjo me ata që janë disi më
të ngadaltë dhe që u mungon pasioni dhe dëshira, apo që edukimi i tyre i lihet
spontanitetit, në radhë të parë nga ata prindër që, ose nuk i kanë kushtet e
duhura ekonomike dhe sociale dhe arsimore, apo ata që neglizhojnë me edukimin e
fëmijëve, duke u kënaqur vetëm me faktin se i kanë shpurë fëmijët e tyre në
shkollat më të mira, se u japin para çdo ditë për të plotësuar kërkesat e tyre etj. Një prind i tillë harron se, më shumë
sesa biznesi i madh që drejton, më shumë sesa ato para që ai depoziton dhe
shtonë përditë në bankë, investimi i tij më i madh është dhe mbetet në radhë të
parë edukimi, mirërritja dhe shkollimi i fëmijës së tij, që ai të ndjek rrugën
e drejtë të dijes për t`u bërë dikush në jetë dhe jo të mburret apo të jetojë
me thërrimet apo emrin e babait të tij. Sigurisht që është e domosdoshme të hiqet dorë nga privimi
i fëmijëve nga aktivitetet çlodhëse, që
fatkeqësisht praktikohet nga disa
prindër. Pushimet e çlodhjes duhet t'u kushtojnë po aq rëndësi sa edhe mësimit
sepse ato shërbejnë për freskimin e sistemit mësimor, gjë që ndikon për
mirë në përvetësimin e dijeve.
Psikologët
e sotëm rekomandojnë që fëmijët t`i
mësojnë e realizojnë herë pas here administrimin e kohës, ato kërkojnë që
brenda ditës nxënësit të dijë se çdo të
bëjë dhe çka bërë. Por fëmijët nuk e kanë të lehtë që të bëjnë këtë punë në
rrugë krejtësisht të pavarur, ata kanë nevojë për ndihmën e prindit, që të
ndërgjegjësohen se sa kohë kanë harxhuar për gjëra të parëndësishme në dëm
të problemeve mësimore.
Psikologu
Alan në librin e tij që titullohet " Si të arrini të kontrolloni kohën dhe
jetën tuaj", këtij problem i vë shumë rëndësi. Me pak fjalë ai thotë se
njerëzit më të suksesshëm e dinë mirë se çdo të bëjnë ditë për ditë. Kur
veprohet kështu , nxënësit do të mësohen ta shfrytëzojnë kohën me projekte
produktive. Kjo ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për kohën e shkollës por
edhe si përgatitje për jetën. Ka raste që fëmijëve ua marrin kohën edhe
prindërit. Jo rrallë ndodh që ata t`i ngarkojnë
kohë pa kohë me punë të dorës së dytë, ose në dimër kur nuk i krijojnë
kushte për studim dhe ata detyrohet
" të përgatiten" për të nesërmen duke qëndruar pranë televizorit apo komjuterit në mes bisedave të anëtarëve
të tjerë të familjes. Vetëm ata që merren me studimin e këtij problem, mund ta
dinë se si nxënësve u humbet koha që kanë në dispozicion për t'u përgatitur për
mësime. Nxënësit nuk janë gjithnjë fajtor për të mësuarit me hope. Në këto
kushte s`ka se si ndodh ndryshe. Në radhë të parë janë mësuesit pastaj vijnë
prindërit që nuk përpiqen ta harmonizojnë punën, që përfundimisht ta shërojnë
këtë plagë që po shfaqet dukshëm në sistemin e punës së nxënësve. Duke qëndruar indiferent, të dy palët nuk mund të nxjerrin
kurrë rezultate nga puna që po bën mësuesi. Prandaj lufta kundër të mësuarit me
hope të nxënësve në shtëpi mbetet problem përfundimtar në rritjen e cilësisë së
procesit mësimor. Edhe bota e jashtme akademike, këtij problem i kushtojnë një
vëmendje të veçantë, aftësinë dhe dhuntinë natyrale të nxënësve të sotëm nuk
duhet ta lëmë të na firojnë gjatë periudhës shkollore është edhe një nga
objektivat e reformës së sotme arsimore.
Ndodh shpesh që të dëgjosh nga goja e mësuesve e prindërve akuza të forta si më
zemërim thonë: "Janë të zgjuar , por nuk mësojnë ".Kjo akuzë
prindërore ndaj mësuesve lëshohet nga ata që bëjnë pak ose aspak punë për t'i
ndihmuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj mësimit. Kjo kategori mësuesish
e prindërish harrojnë se shoqëria e sotme shqiptare i ka
thirrur pikërisht ata që t`i edukojnë edhe këta nxënës me shpirtin e disiplinës
shkencore në mësim. Psiko - pedagogët kanë
provuar se po të orientohen
mirë edhe mjaft nga këta fëmijë bëjnë përpjekje
për të kapërcyer vështirësitë. Mësuesit në bashkëpunim me prindërit duhet të
punojnë për t`i kalitur vullnetin nxënësve , që të mund të përballojnë edhe
vetë kryerjen e detyrave mësimore jetësore në rrugë të pavarur.
Kjo
kërkesë vlerësohet si shumë e rëndësishme dhe
bën pjesë në kulturën e re të të nxënit. E parë në këtë këndvështrim me
keqardhje vërejmë aty këtu në shkolla, ku mjaftohen edhe me akuza (këta janë
nxënës që nuk mësojnë). Dhe s'bëjnë asgjë konkrete për t'i ndihmuar . Është
fatkeqësi e madhe kur fëmijët bien në duar të disa prindërve dhe mësuesve të
tillë. Prindërit e mësuesit nuk duhet të tërhiqen nga vështirësitë që paraqet
puna më këtë kontigjent nxënësish, sepse po të punohet mirë vjen një ditë kur
ata shpërthejnë. Mjafton të kujtojmë
edhe Ajnshtajnin që deri në
moshën 9 - vjeçare nuk fliste normalisht. Në shpirtin e çdo mësuesi duhet të ç
rrënjoset mendimi antipedagogjik që dëgjohet " Shyqyr që ikën, shpëtuam
prej tyre!". Kjo mënyrë e të gjykuarit ndeshet në disa shkolla të mesme sidomos
tek mësuesit që punojnë me klasat e para dhe të dyta. Duhet të pranojmë se
mbartësit e këtyre koncepteve nuk mund të quhen me edukatorë të vërtetë. Jeta
shkollore dhe ajo prindërore ka provuar se po të veprohet me kritere shkencore
dhe me përkushtim, kjo masë nxënësish mund të përmirësohet dhe të
integrohet në veprimtaritë mësimore dhe
edukative. Kontrolli i shfrytëzimit racional të kohës ka mjaft vlera konkrete,
se parandalon shpërdorimin e saj që
është shfaqja më e rëndë e keq administrimit të mundësive reale që ka secili
për të ecur përpara. Për këtë problem në kohën e tij ka folur dikur edhe Gjergj
Fishta" Si ka me u rritë, siç e lyp arsyeja e detyra po qe se prindërit
nuk janë të qytetënuar e përparuar. Prandaj për në daçim që shteti shqiptar të
përparojë në udhë të qytetenisë së
vërtetë, përpara çdo pune tjetër duhet pasë parasysh edukata e familjes
shqiptare tue ba që prindët si dhe fëmija e tyne të jenë të qytetnuem".