Kerko: a
Eshref Ymeri: Kujdes, Prishtinë! Ke në dorë fatin e Kosovës!
E merkure, 10.06.2020, 12:38 PM
Kujdes, Prishtinë!
Ke në dorë fatin e Kosovës!
E dashur Prishtinë,
Me krijimine qeverisë Hoti, pas votimit
të deputetëve-shumicë, mercenarë në shërbim të Beogradit, tradhtarë të kombit
shqiptar, Kosovës rreziku i ka ardhur në prag të derës. Në këto kushte, unë
mendoj se fatin e Kosovës e ka në dorë popullsia e Prishtinës, sepse aty jeton
shumica e banorëve të Republikës. Mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin dhe
Mustafën, në bashkëpunim të ngushtë me Vuçiçin dhe Ramën, kanë përveshur mëngët
dhe kanë mprehur thikat për copëtimin e Kosovës. Tani është në dorën e
popullsisë së Prishtinës nëse do ta lejojë një gjë të tillë ose jo. Prandaj,
kujdes, Prishtinë!Tani ke në dorë fatin e Kosovës: do të lejosh copëtimin e
saj, do të lejosh poshtërimin e mbarë kombit shqiptar, do të lejosh që oligarkët
politikë, me Thaçin dhe Mustafën në krye, të vazhdojnë, si deri tani, t’i
rrjepin popullit shtatë lëkurë dhe Serbia të vazhdojë të mbetet e pandëshkuar
për masakrimin dhe poshtërimin që i bëri popullit kosovar, apo do të rikthesh
në pushtet Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, të cilët janë për ruajtjen e
tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur,
për nxjerrjen në ekranin e së Vërtetës të pasurive marramendësetë politikanëve
të gardës së vjetër kriminale-tradhtare dhe për ngritjen e padisë kundër
Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë? Mos dëgjo se çfarë përrallisin
Grenelli dhe Palmeri, të cilët janë tellallë “të diplomuar” në shërbim të
Beogradit dhe të Moskës.
Unë shpresoj shumë dhe besoj se Albin
Kurti dhe Vjosa Osmani do të të drejtohen ty, Prishtinë heroike, me thirrjen
për t’u çuar peshë më këmbë për shporrjen e qeverisë Hoti dhe të krejt gardës
së vjetër tradhtare, me në krye Thaçin dhe Mustafën, dhe për zhvillimin e
zgjedhjeve të reja. Me këtë rast, dëshiroj t’i kujtoj pjesës së anëtarësisë më
atdhetare dhe më dinjitoze të Lidhjes Demokratike të Kosovës të Ibrahim Rugovës
se kreu i kësaj partie Isa Mustafa dhe shegertët rreth e rrotull tij, e kanë
tradhtuar Kosovën, duke hyrë në shërbim të tradhtarit Thaçi, argatit
tradicional të shovinizmit serb. Anëtarësia më e shëndetshme e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, le ta vërë vath në vesh këtë mesazh, të cilin tradhtari
Thaçi dhe Shtabi i Përgjithshëm, nëpërmjet një të dërguari të drejtpërdrejtë,
ia patën përcjellë botuesit të gazetës “Bota
Sot”. Atë mesazh, zotëria Xhevdet Mazrekaj e ka botuar fjalë për fjalë,
duke iu drejtuar të dërguarit që i kishte shkuar në zyrë:
“… Më the
se tash është gjendje e jashtëzakonshme për shqiptarët dhe në gazetë duhet t`i
referohesh vetëm të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm, Xhavit Haliti e
LPK-ja.Më the se s`ka më me e qitë në gazetë Ibrahim Rugovën, Tahir Zemën, “tre
përqindëshin” e Agim Ramadanin, ka vetëm LPK dhe Shtab të Përgjithshëm”.(Citohet
sipas:Xhevdet Mazrekaj. “Çka je frustruar
Milaim Rrenci? Unë nuk thashë se dy vrasësit që kanë qenë me ty e kanë vra
Ahmet Krasniqin”. Faqja e internetit “Bota
Sot”. 17 maj 2020).
Nëse ti, Prishtinë, nuk do t’i
përgjigjesh thirrjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për shpëtimin e Kosovës,
atëherë, me heshtjen tënde, do të hysh në historinë e kombit shqiptar si
kryeqyteti i Tradhtisë së Madhe. Nëse ndodh kështu me të vërtetë, atëherë unë
iu bëj thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët i vlerësoj si “meteorë”
të befasishëm shprese në qiellin e tradhtisë ndërshqiptare, që ata ta braktisin
zejen e politikës dhe të merren me punën e vet intelektuale.
Por, në mbyllje, Prishtinë e dashur, po
të rekomandoj të lexosh Esenë e mëposhtme të Profesorit të njohur të filozofisë
në Universitetin e Tiranës dhe të përsiatësh gjatë për idenë themelore të saj.
Me respekt.
Eshref Ymeri
Indianapolis, Indiana
08 qershor 2020