Kerko: a
Agron Tufa: Lëshoje!
E diele, 07.06.2020, 10:10 AM
LËSHOJE!
Nga
Agron Tufa
Isha
në mes të rreshtit kur më thanë se im atë, Dhimitër Tirana, ra. Vrapova me një
frymë. Katër policë i qenë sulur si orla dhe po e godisnin. Hyra mes atij
breshëri shkopinjsh dhe ua hoqa nga çaponjtë.
-
Lëshoje! Lëshoje, qen bir qeni! - klithnin ata.
Goditjet
e mllefosura u lëshuan mbi mua.
-
Lëshoje! - ulërinin të ndërkryer. Të pangopur. Më ndoqën prapa. Më goditën ku
mundën. Godisnin tim atë. Në krahët e mi. Ndjekja e tyre, goditjet e tyre ishin
absurde.
E unë vrapoja e lutesha: “Zot’ i Madh, më jep fuqi dhe pak! Mos më turpëro!”
-Lëshoje!
- ulërinin policët, që vraponin pas meje.
E
unë vrapoja, vrapoja e lutesha me atë barrë të ambël në shpinë. Dikur ndjeva se
nuk më ndiqte më kush. Nuk i pashë as policët, as varganin e skeleteve të
zhyer
në baltë. Kullonim gjak të dy.
-
Lermë, bir... Shpëto veten! – foli me zë të mekur im atë, Dhimitri.
Iu
gëzova zërit të tij. Qenka gjallë, thashë. Falen?derova Zotin. Kjo më dha fuqi të reja të vrapoj,
derisa e ndala frymën në kamp.
Të
nesërmen u nisa nisa pa tim atë. Plagët në kokë i qenë enjtur. Këmbeva kapotën
për një flakon jod.
Grisa
këmishën dhe e fashova. Çajin e mëngjesit ia mëkova thuajse me përdhunë. Gjithë
atë ditë të gjatë
lutjet
e mia tërkuzë ia dërgova qiellit.
Po
qielli i shpërfilli lutjet e mia.
Kur
u ktheva në mbrëmje, trupin e tij të munduar e gjeta të ftohur.
Gjithë
bota ime u shkërmoq. Mamanë nuk e pata njohur. E tash, varrosa atë, që më
kishte dhuruar një fëmijëri të mrekullueshme, plot kujtime të ëmbla.
“Ah,
babë, babë!”, thashë, “tortura jote mbaroi këtu...!”.
Për
veten tashmë s’më bëhej vonë.