Kerko: a
Fazli Maloku: E kujt është Qeveria Hoti dhe kujt do ti shërbejë?!
E shtune, 06.06.2020, 11:30 AM
E kujt është Qeveria Hoti dhe kujt do ti shërbejë?!
Nga
Fazli Maloku
Qeverinë
Hoti, mund ta quajmë, Qeveria e Hashim Thaçit, Qeveria e Isa Mustafës, Qeveria
e Ramush Haradinaj, Qeveria e Fatmir Limaj, Qeveria e Grenellit apo Qeveria e
Haxhi Shalës?! Unë do të thosha e të gjithëve nga pak por, vetëm jo Qeveri e
Kosovës dhe e shqiptarëve!!
Duke
analizuar mënyrën dhe kohën e rrëximit të Qeverisë Kurti, mund të konkludojmë
lirshëm se Kosovës dhe shqiptarëve iu rikthye PUSHTETI MAFIOZ, i cili sundoi
Kosovën për më shumë se dy dekada. Zgjedhjet e lira e demokratike të 6 tetorit
2019-të, treguan çartë se qytetarët shqiptarë dëshirojnë ndryshimin qeverisës
të 20 viteve të shkuara, ose thënë ndryshe dëshirojnë të lirohen nga sundimi
mafioz i pushtetit 20 vjeçar në Kosovë. Formimi i Qeverisë Kurti, standardet
dhe programi i saj i qartë, ngjalli shpresat e shumë pritura të shqiptarëve se
më në fund erdhi dita e shumë pritur.
Por, ky gëzim qe i shkurtër, nga se pushteti mafioz, tashmë i shtrirë në të
gjitha poret e shoqërisë si dhe nëntoka mafioze, duke parë se rreziku për
asgjësimin e tyre me ligje demokratike po ju troket te dera, u sulën si bishat
e tërbuara dhe nuk lanë gur pa lëvizur si brenda Kosovës, por edhe tek
ndërkombëtarët, derisa ia arritën qëllimit për rrëximin e Qeverisë Kurti !
A
veproi Parlamenti i Republikës së Kosovës në mënyrë demokratike me rastin
Hoti?! Këtë na e dëshmoi publikisht deputeti i këtij parlamenti z. Haxh Shala,
i cili po në seancën e këtij parlamenti deklaroi: "Është më se e vërtetë
se një natë para se të mbahej seanca e Parlamentit, rreth orës 01 të mesnatës,
në familjen dhe në shtëpinë time, kanë ardhur Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj
dhe më binden që ta votojë Hotin për kryeministër, edhe pse unë deri në atë
moment kisha bindjen të mos e votoja"!!! A mund të ketë diç më skandaloze
se një veprim i tillë, një trysni dhe presion i tillë nga ana e Presidentit të
shtetit dhe ish Kryeministërit Ramush Haradinaj, në një shtet që ata vetë me
plot gojën e quajnë "shtet demokratik"?! Dhe rrenat nuk patën kohë ti
dakordijnë. Derisa Thaçi deklaron se në familjen e z. Haxhiu isha vetun,
Ramushi deklaron se tek z. Haxhiu ishim s'bashku me Thaçin me të njejtën
makinë!! A thua, pati edhe presione të tjera apo ishte vetëm ky?! Dhe për çudi,
për këtë veprim, për mua plotësisht mafioz, i këtyre dy përsonaliteteve
politike, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ose më mirë ta quajmë Gjykata
Kushtetuese e Hashim Thaçit"u zu në gjumë"! Nuk reagoi fare, për ta
mbrojtur lirinë e shprehjes së lirë të një deputeti! Me të drejtë shtrohet
pyetja, si do të reagonte kjo gjykatë, po të bënte një veprim të tillë z. Kurti
gjatë mandatit të tij? Do të alarmohej e gjithë Kosova, Brukseli e Amerika,me
konstatimin se në Kosovë nga z. Kurti Kryeministës ", po rrënohet demokracia"
dhe po rrezikohet gjithë ajo që është arritur gjerë më sot, me fjalë tjera po
rrezikohet mafija e cila për njëzet vite e ngulfatë Kosovën dhe qytetarët e
saj.
Cilat
ishin komentet e para për Qeverinë Hoti?:
Grenell:
"Mezi pres bashkpunim me Qeverinë Hoti". Po, se në takimin e parë më
z. Kurti i hasi sharra në gozhdë, dhe si diplomat i rryer e dhelpërak që është
e lexoi shumë bukur se z. Kurti nuk mund ta fut në ndonjë lojë turpi e ku do të
mirreshin veprime në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës dhe
popullit shqiptar të Kosovës. Prandaj e kërkoi me të shpejtë dhe e gjeti
zgjidhjen për rrëximin e Qeverisë Kurti!
Bashkimi
Evropian: Uron votimin e Qeverisë Hoti duke theksuar "rëndësinë për dialog
me Serbinë"! Pra B.E nuk i intereson asgjë tjetër se çfarë do të bëj kjo
qeveri e Hotit, por e rëndësishme është se do ta shtrojë tepihun për dialog me
Serbinë! Edhe vet Kryeministri Hoti, në promovimin e kësaj qeverie foli vetëm
për dy prioritete të saj: lufta kundër pandemisë së Korona Virusit dhe
rimëkëmbja ekonomike!
A
është Qeveria Hoti, ajo që e deshi populli i Kosovës? Jo. Në zgjedhjet e
nëntorit 2019-të, z. Albin Kurti kishte mbi 184 000 vota të qytarëve shqiptarë
të Kosovës. I gjithë stafi i Qeverisë Hoti s'bashku, fituan rreth 140 000 vota
të qytetarëve shqiptarë të Kosovës! Kjo flet shumë.
Ambasadori
i një shteti vërtet mik i Kosovës dhe i shqiptarëve, pra ambasadori gjerman në
Kosovë, në vizitën e parë që i bëri Kryeministrit Hoti, i sygjëroi :
"përmbaju dhe zbato standardet e Qeverisë Kurti"! Kjo paksa e
çuditshme! Të zbatohen standardet e një kryeministri që e rrëxoi parlamenti i
shtetit të tij!!
Bindja
ime për Qeverinë Hoti është se detyra e saj primare do të jetë, që të krijojë
kushtet, në mënyrë që të sigurohet rruga për rehatimin e Serbisë në prehërin e
Bashkimit Evropian. Dhe si detyrë e dytë, ta qetësojë mafinë e Kosovës, se nuk
do të ketë luftë kundër korrupsionit, nuk do të ketë luftë kundër krimit të
organizuar, nuk do të ket luftë kundër hajnisë e nepotizmit, me fjalë të tjera,
gjithçka do të vazhdojë me të vjetrën.
A
ka ende shpresë për qytetarët shqiptarë dhe për Kosovën për ndryshime? Po. Do
të vjen ndryshimi i shumëpritur me shtërngimin e radhëve të LVV me z. Albin
Kurti, si dhe fryma e rilindjes demokrtaike brenda Lidhjes Demokratike e
drejtuar nga znj. Vjosa Osmani me bashkëmendimtarët e saj, si dhe këndellja dhe
vetëdija e qytetarëve shqiptarë të Kosovës për ndryshime po rritët ditaditës.
Këto tri shtylla të përmendura më lartë janë ardhmëria e sigurtë e Kosovës për
ndryshime. Lum ai që ka kondicionin e duhur për këtë maratonë për ndryshime, ai
do ta fitojë edhe luftën për ndryshime, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë të
Kosovës, të ju kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe e drejta për të jetuar në
liri dhe në një shtet vërtet demokratik ku sovrani është populli e jo mafija,
ku sundon ligji e drejtësia.
Për
fund njëra nga barcoletat më e reja e
këtyre ditëve: Në dalje nga Kuvendi i Kosovës të z. Thaçi me hamshorët e tij,
njëri nga qytetarët nga mllefi klithi: "Hajnat - hajnat". Kuptohet
hamshortë e Thaçit ju turrën si bishat dhe kalafuq e futën në makinën e
policisë. Në këtë çast presidenti Thaçi mbeti pa truproje - pa sigurim, vetëm
në mëshirën e gazetarëve të shumtë. Me tu kthyer hamshorët, Thaçi i qortoi:
"përse e arrestuat qytetarin? Ndoshta ai nuk e pat me mua?! Njëri nga
hamshorët i zënë ne befasi iu përgjigj: "z. President, unë veshtrova për
rreth, por nuk pashë ndonj hajn tjetër"!!
Fazli Maloku, Prishtinë, 6 qershor 2020