Kerko: a
Remzi Limani: Flakadani i shpirtit poetik
E marte, 02.06.2020, 06:16 PM
FLAKADANI I SHPIRTIT POETIK
Pak
fjalë mbi krijimtarinë poetike të poetit tonë, Arif Bozaxhi Bozaci
Nga
Remzi Limani
Kur
flasim për poetët e arrirë, pashmangshëm na troket ndërgjegjja e mendjes së
shëndoshë, për ta prezanruar poetin e njohur Arif Bazaxhi, i cili tërë jetën e
tij ia kushtoi poezisë - një poezi veçane me pak fjalë e shumë të thëna, duke e
mbajtur ndezur Flakadanin Poetik, për të mbijetuar jetën si formë
Qëndrueshmërie, Dhimbjen si formë fryme të këputur, Kurbetin si humbje kohe dhe
Dashurinë si udhqim dietal, për të dashur dhe për të qenë i dashur nga të
tjerët. Në këtë kuptim, z. Arif Ar?f Bozaxhi Bozaci, poetikën e tij e shtrinë
gjërë e gjatë, për ta kapur kohën dhe të bëmat e kohës, duke i kënduar vajit përtej
ashtit dhe gjakut të tij. Pra, nëse flasim për dhimbjen e poetiti respektiv,
dhimbja e tij përveç të tjerava, kapërcen mbi murin e pakapërcyeshëm dhe kjo
lloj dhimbjehe ekskluzivisht i takon BYLENTIT, të birit të poetit, i cili e la
dhe ngjiti qiellin, duke u bashkuar me plimën e engjëjve krah tij.
Për
këtë goditje të rëndë sa bjeshka, Arifi na thotë: / Le ti vjen turp vdejes / Që ma mori zërin
më të bukur / Ishte zogu im i vetmi diell / Asnjë nur drite në mua/ Nuk ishte
më e thellë se dashuria për Ty/ Vdekja ime s'mund të më ndalojë / Të të marr
ngrykas etjen për Ty / Ti flutura e bardhë që loton mbi mua/ Për Ty të ketë
turp nata që të kafshoi/. Kështu pra, poeti ha ashtin e vetë, që sado pak ta
zbutë dhimbjen, që ia këputi shpirtin e kallur nga malli i pashuar për të birin
e tij.
Së
këndejmi, poeti, Bozaxhi, nëpër kohë nxori vjershërimet, të cilat po ashtu e
fishkëlluan me kamxhikun e kohës së ligë për të gjithë ne, të cilët mbanim
veshët në krah për zërin e së nesërmës dhe fjalën e kuvendarëve, pjesë e të
cilëve ishte edhe poeti ynë Arifi, gjatë viteve 1999 - 2000. Pra, Arifi nuk
ishte vetëm poet por edhe veprimtar i kauzës kombëtare. Në këtë kuptim, poeti
nuk heshti duke i kënduar të djeshmës dhe të sotmës me këto fjalë: /Plisi/Si
lisi/Qëndron në shekuj/Në malet e kohës/
Zog
prijësi/Shkëlqen në ballë/Si yll fisi/
Plisi/Bardhësi
e tokës/Në zemrën e lokës/. Tani, t'i kthehemi poetikës universale, të cilën
poeti e skaliti me frymën e fjalës së ngrohtë, duke e shpalosur të bukërën si
pjesë e pandashme e jetës dhe frymëzimit për të bërë jetë... pra, si çdo poeti
tjetër, edhe Arifit i troket muza e tij në dritaren me pamje kah shtegu i
flokut të krehur dhe nëpër vijën e flokut të ndarë si grunajat, poeti ns thotë:
/Zemra ime/Jashtë meje/Nuk ekziston/ Brenda orkestrës Simfonike/Dirigjent është
ZOTI/. Dhe krejt në fund, mund të themi se, Arif Bozaxhi, ka zënë vendin
meritor në gjerdanin e poetikës shqipe dhe atë turke, sepse, Arifi, paralelisht
shkruan në të dy gjuhët - atë turke dhe atë shqipe. Libri i tij i fundit është
botuar në gjuhen tyrke, shqipe, angleze, gjermane dhe frenge së bashku të
lidhura në një kopertinë.