Kerko: a
Bardhyl Maliqi: Bir i bekuar i hises së diellit, Bekim
E hene, 01.06.2020, 10:59 PM
Bardhyl Maliqi
BIR I BEKUAR I HISES SË
DIELLIT, BEKIM!
Kushtuar
aktorit me famë botërore, Bekim Fehmiut
Bekim,
bir i bekuar i një kombi të vogël,
bir i bekuar i një familje të madhe,
bir i bekuar i hises së diellit tim - Bekim!
Për ty kishte vlerë çdo gjë që të kujtonte
rrugicat e fëmijërisë,
ku edhe tigani i shtëpisë cingëronte shqip,
ku tringëllinte shqip dhe breshëri në dritare,
ku edhe kërcejtë e gjelbër të hardhive
përdridheshin si shkronjat e vogla të alfabetit,
ku shqiptarisht sofra shtrohej,
dhe bora në male, nderej shqiptarisht!
Ndaj s’qe çudi që ti s’e pranove
një emër tingëllues anglosakson,
por në Hollivud, shkurt e qartë the:
“Unë jam Be-kim Fe-hmiu, nuk mund të ripagëzohem,
pasi më tingëllon mjaft bukur emri im!”
Çuditërisht, Brankës i ndenji për shtat ky
qëndrim,
ajo si Bekim të pat njohur,
e për të i bekuar do të ishe për jetë,
se ti si dielli ja mbushe ditën plot dritë,
mes jush do të qëndronte dashuria, familja,
fëmijtë!
Pa ty, oh pa ty, Beogradi,
nga qytet i bardhë,
do t’i dukej, gri, i përhimtë!
E bekuara juaj më kujton një Brankë tjetër Bekim,
bashkëshorten e një poetit shqiptar në Zagreb,
të shenjtëruarit Shahin Hasani Shkoza,
që ka bashkëpërkthyer në gjuhën kroate librin
tim.
Branka dhe Shahini, kur ndodhte të vonoja,
merrnin në telefon të shqetësuar Shqipërinë,
Avioni erdhi, Bardhyli jo!
Branka, që më ka bërë sa herë byrekë,
mirësisht me dashurinë e saj të madhe.
Brankat tona mbase nuk njihen, Bekim,
por i solli rasti bashkë të rrinë në dashuritë e
mia njerëzore,
se midis tyr qëndronit ti dhe miku im Shahin,
që të njihnin të gjithë dhe të adhuronin
paqësisht.
Njeriu nuk duhet të
fajësojë të tjerët për diçka që i ndodh
pasi njëra nga
tragjeditë tona është
se ne kemi mësuar nga njëri - tjetri,
vetëm të keqen-
thoshe ti për hapësirat
ballkanike.
Dhe kishe të drejtë,
Ne, në shembullin tënd të
bukur edhe tash,
mezi kemi mësuar të
gërmëzojmë
alfabetin e dashurisë njerëzore,
të bashkëjetesës në të njejtin reliev të brishtë.
Kjo ka qenë arsyeja,
që fillimisht kam fluturuar me drojtje
mbi qiejt tanë ballkanikë,
megjithëse qielli, s’i pranon kufijtë,
nga dritarja e avionit ato dukeshin njësoj,
nga lart, kuptimi mbi shtetet tjetërsohet,
aty ka vetëm hapsira diellore, re të bardha
pulpore,
dhe poshtë tokë, male, fusha të gjelbra dhe ujra,
lumenj që bredhin kaltërsisht nëpër dhera
dhe dete që s’ndahen me gjerdhe.
Prej qiellit edhe qytetet, trenat dhe uzinat
duken si lodra fëmijësh.
Ndaj gjithmonë më është kujtuar
porosia jauj profetike:
“Mësoni dashurinë!”
Shembullin e madh të kapërcimit të hapsirave
ballkanike
e gjetjes së të mirës mes nesh, e dhe ti vetë,
ti ishe materja njerëzore e kryqëzuar,
mes genit shqiptar dhe shkollimit serb,
sa vizionar ishin ata që ta akorduan bursën,
megjithëse ti nuk dije serbokroatisht,
aktrimi yt famoz i nderoi kombet tona të vogla,
ndërsa martesa jote me Brankën vulosi një
bashkëlidhje të madhe,
që pseudopatriotët nuk arrijnë dot as sot ta
lexojnë denjësisht.
Ti prehesh në Lumbardhë të Prizrenit Bekim,
në Lumbardhë të Çamërisë ndoshta një ditë
do të mbillen si në një ëndërr eshtrat e mia,
prej humbjes tënde e mësova mirë,
se mes dy Lumbardhash shpërfaqet Shqipëria!