Kerko: a
Kozeta Zylo: Vëllai i George Floyd bëri thirrje për Paqe
E hene, 01.06.2020, 11:30 PM
Vëllai i George Floyd bëri thirrje për Paqe
Mr.
Terrence Floyd, George's younger brother said violent actions and non-peaceful
protests "won't bring my brother back."
Dhuna
nuk do ta rikthejë fare vëllain tim tha Terrence Floyd.
Nga
Keze Kozeta Zylo
Është
shumë e dhimbshme dhe tejet emocionuese të shikosh dierket nga ekranii TV-s Në
Mineapolis në vendin ku oficeri i policisë mbyti një afrikano amerikan të pa
armatosur, vëllain e të ndjerit George Floyd, z.Terrence Floyd duke bëre
thirrje për Paqe.
Si
grua dhe qytetare e botës duke e dëgjuar vëllain e viktimës i cili pati një
vdekje makabre, qava dhe ne të njejtën kohë e vlerësova pamasë për aktin e tij
aq të qytetëruar dhe tejet njerëzor. Si
pasojë e mbytjes së një qytetari me ngjyrë Amerika u përfshi në zjarr e tym
pothuajse në cdo shtet te saj duke dalë jashtë kontrollit. Sot pikërisht në vendin ku ndodhi krimi më
monstruoz i mbytjes së vellait të tij z.Terrence tejet i shqetësuar dhe dy herë
gati të kolapsej nga humbja e vëllait,
udhëhoqi lutjen para disa dashamirësve të familjes së tij ku midis të
tjerash ai pyeti: “Për propaganduesit e dhunshëm dhe të egër te cilët hedhin në
erë sende, çfarë kërkojne?" pastaj shtoi përsëri vetë "Kjo nuk do ta
rikthejë fare vëllain tim".
Ai
tha se familja e tij është paqësore dhe adhuruese e Zotit. Ai u bëri thirrje
protestuesve ta bëjnë këtë ne mënyrë tjetër duke votuar.
"Edukoni
vetveten, dhe ta dini për kë po votoni. Kështu do t'i godasim ata ... Le ta
ndryshojmë."
Rev.
Kevin McCall, i cili udhëtoi në Minneapolis nga Brooklyni, tha se dhimbja e
familjes Floyd i frymëzon demonstruesit të vazhdojnë të protestojnë - por
bëjeni atë në mënyrë paqësore.
Ai
protestoi bashkë me turmën duke drejtuar thirrjen si: "Familja ka bërë
thirrje për Paqe. Familja ka bërë thirrje për Paqe. Familja ka bërë thirrje për
paqe," tha McCall në vendin përkujtimor.
"Ne
po u dërgojmë një mesazh njerëzve në të gjithë këtë vend për të ndaluar
plaçkitjen. Ngrini shenjën e paqes," shtoi ai. "Fuqia është në numër.
Mos ndaloni së protestuari, por hidhni shenjën e Paqes."
Z.Terrence
vëllai viktimës George Floyd me buzë të
dridhur dhe lot në sy tregoi edukatën dhe dashurinë për Amerikën, burrin me një
llogjikë njerëzore që zemërimin karshi dhunuesve ta shprehin jo me shkatërrime,
plaçkitje, vrasje, por në mënyrë demokratike ashtu siç e ka traditë vendi ku u
lind dhe u rrit.
Vëllai
i tij George Floyd vdiq në Minneapolis barbarisht. Një video nga celulari i një kalimtari u bë
virale ku aty shfaqet një ish oficer policie, Derek Chauvin i cili vë gjurin në
qafën e Floyd, ndërkohe George Floyd me zë të mbytur lutej: "Unë nuk mund të marr frymë".
Këto
fjalë të fundit janë bërë një himn për lëvizjen “Black Lives Matter”.
Në
këtë situatë tejet shqetësuese për cilindo qytetar amerikan që e do me zemër
këtë vend nga mëdemokratikët dhe më humanët në botë, lutja e Z.Terrence Floyd për Paqe para turmës
dashamirëse shpresoj të dëgjohet dhe protestuesit të kërkojnë drejtësinë
paqësisht, pa dhunë, barbarizma dhe vrasje të tjera. Bota qytetare kërkon të jetojë bashkë
paqësisht, dhuna e bën botën barbare, hakmarrja është atavizëm, ndaj e vlerësoj
dhe bashkohem me lutjen e vëllait të viktimës për PAQE dhe DREJTËSI!
Zoti
i dhëntë forcë familjes Floyd për ta përballuar tragjedinë familjare!
Zoti
e bekoftë Amerikën e vlerave të mëdha!
1 Qershor, 2020
Staten Island, New York