Kerko: a
Qazim Shehu: Anjeza
E hene, 01.06.2020, 10:15 PM
ANJEZA
TREGIM NGA QAZIM D. SHEHU
Ata
për pak nisen.Fatmiri thoshte se ishte e sigurt se vjedhësi i ishte atje dhe se
quhej Kasem.Kishte marrë informata se ndodhej në një hotel të Strugës;një
tjetër në sediljen e pasme rrinte i heshtur.
-Po
ky ç`është? Na e prezanto!
-Vjen
me mua deri në Librazhd,-tha Fatmiri.
Avniu
nxori një kartmonedhë dhe ia zgjati tjetrit.
-Merre
ti djalë, dhe shko gjej taksi!…Ne vonohemi edhe ca.
Fatmiri
ia bëri me kokë dhe tjetri zbriti.
-Ishte
një miku im,-i tha Avniut më vonë.
-Ti
e kupton se askush nuk duhet t`i dëgjojë bisedat tona,-tha Avniu.
-Deri
në Librazhd do të vinte…
Ata
kaluan Elbasanin dhe po hynin në Xibrakë e Mirakë;lugina e Shkumbinit hapej dhe
mbyllej sipas relievit.
-Sa
kohë kam që nuk kam qenë këtej,-psherëtiu Avniu…
-Edhe
unë kam kohë,-tha Fatmiri.
-Vend
fantastik
-Po…
-Ku
do ta hamë mëngjesin?
-Te
lokal” Gjahtari”…
-Është
ndonjëfarë lokali, paguaj unë…
-Lokal
i mirë…
-Gjynah
gjithë kjo natyrë,-psherëtiu Avniu…
Lumi
Shkumbin tulatej rrëzë maleve të lartë dhe u lagte këmbët .Kudo jeshilonte,
fshatrat dukeshin të përhumbur, sikur, në to, nuk kishte asnjë lëvizje,asnjë
gjallëri jete…Gjithçka i nënshtrohej një dremitje të lehtë, të këndshme dhe
mjaft ndjellëse.Avniu e kishte harruar jetën.I mbyllur në dyqanin e tij,ai
kishte menduar se e vetmja që i jepte kuptim jetës ishte ai dyqan dhe ato
mallra,disa prej tyre të vjedhur tashmë.Por kjo natyrë ishte flori mbi
florinjtë…Duhej ta falenderonte Fatmirin që e kishte shkëputur nga ajo rutinë
ditësh plot ankth.Ja tek dukeshin atje lart një tufë zogjsh që fluturonin në
qiell, duke bërë forma të ndryshme sipas fluturimit;dhe më tutje, një kreshtë
mali ,sikur e ndërpriste qiellin,po, pas një kthese, vendi hapej dhe dukej një
mal tjetër jo aq i lartë,që e shikonte me zili malin anash .Dhe qielli shfaqej
madhështor, i njomur me rrezet e buta të diellit pranveror;një kënaqësi e
vërtetë…
Befas
makina frenoi,dhe Avniu sikur doli nga ajo kllapi e lehtë ëndërruese , në të
cilën e kishte mbërthyer magjia e natyrës.Avniu u shkund.Ai kishte harruar se
ku ishte ,aq shumë ishte përthithur nga natyra.
-Je
zhytur në të thella,-tha Fatmiri…
-Eh,e
vërtetë,më impresionoi natyra,-psherëtiu Avniu..
Ata
u futën për të ngrënë mëngjes..Lokali rrinte ngjitur me rrugën dhe poshtë tij
rridhte Shkumbini…
-Këtu
qenka bukur,-tha Avniu.
-Jo
vetëm,por edhe gatuhet mirë,-foli Fatmiri.
Pasi
hëngrën një mëngjes të shijshëm me ushqim –bio, ata u nisën.Duhej të arrinin sa
më shpejt në Qafë Thanë e, prej andej, në Strugë,ta kapnin atë maskara e ta
denonconin tek autoritetet maqedonase.
-Unë
them të mos e denoncojmë, por i fus unë një thikë!-tha Fatmiri…
Avniu
e pa me habi.Sa shkurt që priste!
-Nëse
ti i fut një thikë, ne nuk fitojmë gjë,-tha ai,-por duhet të tregojë edhe
shokët e vet,ai mallrat nuk i ka vjedhë vetëm,kjo merret me mend, dhe nuk është
vështirë ta kuptosh…
-Ti
Avni je i zgjuar,-tha Fatmiri,-unë nxitohem nganjëherë…
-Jo
aq,-tha Avniu,-por këto që thashë janë gjëra të thjeshta dhe kuptohen lehtë…
Ata
kapërcyen Hotolishtin,Xhyrën.Po arrinin në Qukës.Ngado hovte një gjelbërim i paparë,poshtë
të cilit, herë humbte, herë shfaqej lumi Shkumbin.Në Qukës, ndaluan,s`dihet
pse,ndoshta se Fatmirit i ishin mbaruar cigaret…
-Kur
më arrestuan atëherë,fillimisht më nisën për në burgun e Korçës,-tha Avniu
;-ishte natë, dhe unë e dija se po udhëtoja në këtë rrugë,por isha mbyllur në
karrocerinë-burg;rruga nuk ishte kjo që është sot,makina kërciste
rrag-zhdrag…Ne na hidhej koka në tavanin e karros –burg…
Fatmiri
nuk foli,ai nuk deshi që ta shtonte më tej ethen e kësaj plage të vjetër me
pyetjet e tij.Kuriozitetet rëndom janë të dëmshme dhe nuk sjellin gjë prej
gjëje, veçse rëndojnë situatën,ndërsa nganjëherë ato janë lehtësuese.
-E
arritëm Prrenjësin?-pyeti Avniu…
-Afër
jemi…
Pas
një kthese, u dha Prrenjësi që kalohej për dy minuta me makinë…Tutje shtrihej
fushë e Domosdovës ,jo shumë e madhe, po gjithësesi të jepte idenë e një fushe
;në perëndim të saj, dukeshin kodrat e Rrashtanit ,që Avniu i njihte mirë,atje
kishte një mik,shok burgu.
Kthesave
të Qafë Thanës,iu ngjitën me lehtësi dhe, pas pak, u gjendën në doganë;e kaluan
atë dhe, kur po i afroheshin Strugës, Avniu pyeti:
-E
di mirë vendndodhjen e atij maskarai?
-I
kam informatat të sakta,-tha Fatmiri.
U
regjistruan në hotel “Drin”,secili në dhoma veç e veç.Kjo ishte ide e
Avniut,për ta kontrolluar më mirë hotelin,madje jo të dy në të njëjtin kat.Pasi
pushuan nja një orë ,dolën dhe bënë një xhiro përgjatë lumit Drin që buronte
nga liqeni.Fatmiri ecte ngadalë dhe vështronte nga të gjithë anët,ndërsa Avniu
shikonte drejt.Njerëzit shkonin e vinin në punë të tyre,ishin të heshtur dhe
dita po afrohej nga dreka.
-Si
mund të pyesim për atë maskaranë?–tha Avniu..
-E
di të saktë se ka bujtur në hotel Drin,-tha Fatmiri,-të dhënat e mia nuk
gabojnë…
-Kë
duhet të pyesim?
-Recepsionistin…
-E
pyes unë,-tha Fatmiri..
-Jo,
ti nxitohesh, unë…
-Mirë,-tha
Fatmiri.
U
kthyen në hotel .Fatmiri u ngjit lart,ndërsa Avniu iu afrua recepsionistit.
-Mirëdita,tha…
-Mirëdita,-ia
ktheu ai, një burrë me moshë mesatare.
-Jam
Avniu…
-E
di, ju jeni në dhomën nr…Mungon ndonjë gjë në dhomë?
-Jo,por
desha të pyes për një mikun tim, që është akomoduar në këtë hotel, një farë
Kasem V…
-Zotëri,ne
nuk mund të japim të dhëna…Rregulli nuk na i lejon informatat!
-Më
besoni,-tha Avniu ,-këtu nuk ka agjë të keqe,ai është miku im(ai u përcoll) dhe
…
-Më
vjen keq,sot ka mënyra të ndryshme komunikimi,telefon,fb,uatsap,mesenxher…Ju
mund ta merrni atë në telefon,nëse e keni mik…
Avniu
nxori një monedhë qindëshe dhe ia zgjati.
-Më
vjen keq,-tha-nuk di ta përdor mirë elektronikën…
Recepsionisti
vështroi një herë përqark dhe vuri re se kamerat ishin të fikura.Pse mos ia
jepte atë të dhënë nëse ky person ishte regjistruar aty?Ai hapi regjistrin dhe
filloi të lexonte në heshtje:Kasem V,Kosta Vukiç,jo,ishte shqiptar,Kastriot,
jo,kinezë,ah,qenka emër i mbiemërzuar,Kostandin Nikiliç,jo, serb,ah po Kasem V.
-e
gjeta,tha recepsionisti dhe sytë i ndritën.Po, Kasem V. ,banues në
Rrogozhinë-Albania,tregtar sapuni…dhe marmalate…Ka dy ditë që ka fjetur në
hotelin tonë dhe ka ikur,më duket drejt Shkupit ose në Bullgari,nuk e di mirë…
-Falemnderit,-tha
Eduardi…
Eduardi
ishte bërë pikë e vrer,ai e merrte me mend se ai tjetri,vjedhësi i mundshëm ,
duhej të ishte një njeri i sprovuar,mos këtë informacion e kishte përhapur
vetë, duke llogaritur intinerarin e lëvizjeve të tij sipas kësaj kohe?Pastaj ai
ishte tregtar sapuni,tregtar marmalate ose kështu duhej të ishte
regjistruar,kjo nuk përbënte identitet, por thjesht profesion.Avniut i shkonte ndërmend
se çfarë donte një tregtar të kryente një vjedhje ordinere?Kjo i sillte një
farë dyshimi.Po sikur ai të krijonte një gënjeshtër të sajuar për profesionin e
tij dhe të ishte thjesht një kriminel apo hajdut ordiner?…Duhej ta bisedonte
një herë me Fatmirin.U ulën diku në një lokal për të ngrënë drekë…Ishte një
lokal i thjeshtë,por i frekuentuar.Avniu i e shtroi tavolinën plot dhe atij iu
afruan me mirësjellje dy kamarierë,njëri për të ndërruar sendet në tavolinë dhe
tjetri për të marrë porosinë…
Pak
më tutje, dy gra rrinin, dhe, njëra,me një pamje të bukur, shikonte drejt
Avniut…Ajo bënte kujdes që ai ta shihte, kur Fatmiri shikonte nga liqeni që
valëzonte dhe shushurinte lehtë…
Avniu
ia tha të gjitha Fatmirit,dhe ai po e dëgjonte me vëmendje,tundte kokën dhe
miratonte.Kasem V.nuk ishte tregtar,por thjesht një hajdut ordiner që lëvizte
nëpër shtetet përreth dhe fshihte identitetin ose profesionin e tij,në Strugë,
me që vinte për herë të parë,ai nuk kishte pasë nevojë ta fshihte emrin…Duhej
gjurmuar në Shkup…
-Sot
pasdite nisemi për atje,-tha Fatmiri…
-Unë
nuk mund të vij,shko ti,-i tha AvniuJam i lodhur dhe kam nevojë të pushoj.
Ai
ktheu kokën dhe vuri re se gruaja po i buzëqeshte,gruaja tjetër rrinte me një
profil indiferent dhe shikonte shelgjet e varura.I bëri përshtypje ajo grua,nuk
ishte e keqe,si llokum ishte…Ngriti gotën me verë dhe i bëri shenjë në heshtje
duke e përshëndetur ,dhe ajo ngriti gotën me ujë,shenjë varfërie…
Kamarieri
erdhi, sikur ai ta kishte porositur…
-Kamarier,ço
një shishe verë te dy zonjat dhe një racion peshk nga ana ime!
Kamarieri
u largua me shpejtësi, gjithë respekt, para këtij klienti të pasur…
-Kur
mund të kthehesh nga Shkupi?-pyeti Avniu.
-Them
që dy ditë më duhen të rri atje,në mos tri…
-E
rëndësishme është të biem në gjurmë të atij maskarai dhe ta denoncojmë tek
autoritetet…
-Ashtu
them edhe unë,-tha Fatmiri…
-U
mykëm në Tiranë,-tha Avniu,që kur më humbën ato mallra, nuk bëj pushime,dhe jam
i pushtuar nga një stres që përzihet me një inat çmenduarak.
-Ke
të drejtë,humbim diçka të thjeshtë dhe na dhëmb,jo gjithë atë mall ,hajt
gëzuar!..
-Gëzuar,-tha
Avniu,-sa ditë e bukur,por që, nuk mund ta ndiesh kur je kaq i stresuar!…
Fatmiri
u ngrit dhe tha se duhej të nisej për në Shkup,koha nuk priste.Avniu i dha një
sasi parash.
-Merri
këto,-i tha-të duhen!...
-Kam,-foli
Fatmiri,-më ke dhënë.
-Merri
merri!...
Gruaja
që shihte gjithnjë andej ,vuri re paratë ,dhe i xixëllun sytë,ndërsa Avniu nuk
e kishte mendjen.Ai ishte vetëm;shoqja e asaj gruas u ngrit dhe iku.Mbeti vetëm
ajo.Avniu i bëri shenjë të vinte aty dhe ajo erdhi…
-Anjeza,-tha
ajo, duke i zgjatur dorën.Ai lëvizi nga vendi.
-Uluni
zonjë,-tha ai.
-Ku
të kam parë unë ty?-foli ajo…
-Asgjëkundi,-tha
Avniu,-ku të më kesh parë?
-Jo
jo,të kam parë, qenkeni burrë simpatik…
Atij
u iu duk se një valë liqeni u shkëput nga rrjedha e saj e zakonshme dhe ia
përplasi pahun e vet në fytyrë…Jo,ajo grua ishte shumë e guximshme,por teksa ky
emër i kujtoi lypësen me emrin Anjeza, nuk i erdhi mirë…Megjithatë ,ç`rëndësi
kishte emri…
-Një
si ju po kërkoj,- tha ajo,-ka kohë që më ka ikur burri në Maqedoni dhe nuk
është kthyer tash tre muaj,as është kujtuar,as…
Duhej
të ishte ndonjëra nga ato gratë e fshatrave kufitare, ose…Por ajo tha se ishte
nga Korça…
-Për
Korçën kam dobësi, kam qenë në…Deshi t`i thoshte se kishte qenë në burg,por kjo
fjalë iu duk e vrazhdë dhe ajo do ta merrte për ordiner…
-Dua
të them, se a mund të më ndihmoni të gjej burrin tim,kam pyetur në këtë qytet
,po njerëzit ngrënë supet dhe më marrin për të lajthitur…
Avniu
qeshi.
-Zonjë,
ju po të rrini edhe ca kohë në këtë qytet, me siguri do ta gjeni burrin tuaj,
po gjer atëherë…
-Gjer
atëherë më duhen para…
Ai
nuk po kuptonte nëse kjo grua bënte lojë apo fliste seriozisht.Por edhe loja e
saj kishte elementë serioziteti;po i pëlqente,ishte një grua e këndshme dhe
kishte dalë në kërkim të burrit të humbur ,ose burri donte ta humbte atë, duke
mos i dhënë asnjë shenjë ,ose nuk kishte asgjë të vërtetë nga këto
pandehma…Gruaja kishte pirë pak verë.Ajo nuk kërkoi të dinte për të.Ai i hodhi
verë nga shishja e tij.
-Pi,-i
tha,-nëse të pihet natyrisht.
-Edhe
pak,-murmuriti ajo.
Tavolina
ishte ende e shtruar me plot të mira,ishte çasti të ngrihej ,po nuk duhej ta
linte atë grua aty,ajo edhe mund të rrinte gjatë,por i ngjante se njerëzit që i
kishin pikasur, dhe nuk ishin pak ,me siguri e njihnin gruan dhe do të mendonin
keq për Avniun.
-Ti
duhet të ikësh,-i tha Avniu…
-Ku
të shkoj,s`kam ku iki…Hoteli ku kam fjetur do para,ose po vij në dhomën tënde…
-Mirë,
hajde në dhomën time! Dhe ai i tha numrin e dhomës,por, në këtë çast, duhej të
ikte…
-Ti
duhet të më kuptosh,-sikur iu lut Avniu.
Gruaja
u çua dhe iku pa i dhënë dorën,por nuk po i thoshte lamtumirë…
Avniu
ndenji edhe ca, ndezi një puro dhe u çua.Kishte dëshirë të bënte një shëtitje
buzë liqenit i cili ishte mizë me njerëz;ashtu me puro, herë midis gishtave e
herë në buzë, ai shëtiste me hapin e rënduar nga ndënja gjatë në karrige dhe
shihte pasqyrën e ujit që vezullonte në diellin e mbasdites me një shndritje të
largët…Mendimet iu përzien e iu bënë lëmsh…Ajo grua po ia zgjonte furishëm
instiktet e mashkullit,fundja, pse të kalonte disa çaste me të, nuk ishte
ndonjë hata,do t`i jepte diçka dhe do ta përzinte…Në mbrëmje, ai po lexonte
diçka dhe ndieu një të trokitur në derë,u ngrit dhe e hapi.Ishte ajo,Anjeza…
-Ejani,
ejani!-tha Avniu.
Anjeza
erdh dhe u ul në cep të krevatit të tij…
-Më
parë bëj një dush,-tha ai,-duhet…
Ajo
nuk kundërshtoi,për të hequr lodhjen e pranoi këtë, dhe u zhvesh në sy të
tij…Ai shihte një trup të hirshëm,tipare dhe forma që rrezëllinin mugullueshëm
edhe nga drita e dhomës,se Avniu nuk i kishte ndezur të gjitha llambat, vetëm
atë të etazherit.Çfarë duhej të ishte kjo grua,një sirenë liqeni?Sikur kishte
dalë enkas nga liqeni i Ohrit për ta ndezur atë. U përmallua,ai dëgjonte
pllaquritjet e ujit në tualet dhe përfytyronte sesi lahej sirena në ujërat e
liqenit…Edhe nëse liqeni nuk kishte sirena, ai duhej të kishte…U ngrit dhe i
sistemoi rrobat e saj…Gruaja erdh, u fshi me peshqir dhe nuk u vesh, ajo ishte
gati dhe Avniu nuk përtoi.Mbas dy orësh ,ajo tha se nuk kishte ku të flinte,
por do të flinte aty.
-Jo,-
tha ai -,shko dhe zër hotel!
Ai
i zgjati monedhat…
-Pse
mos flëmë bashkë, vetëm për kaq më deshe?
-Ju
nuk më njihni mua,-tha Avniu,-unë jam njeri i rrangut të lartë,ju duhet ta
kuptoni këtë…
-Po,-tha
ajo,-po iki…
Kur
ajo shkoi ,Avniu mendoi se bëri gabim,por befas u bë esëll,ai kishte para dhe
ajo,në gjumë, mund t`ia merrte duke e lënë çipllak…Mirë kishte bërë.Hapi
dritaren dhe pa se mbi syprinën e liqenit binin rrezet e hënës që ndriçonin më
shumë nga gadishulli i Linit…Hëna ishte në lindje,një hënë e plotë me rrezet
melaknkolike që hidheshin përtueshëm mbi këto ujëra të palëvizshme dhe ujërat
mundoheshin ta çonin gjer në thellësi këtë ngjyrë bakri të ftohtë dhe s`e çonin
dot..Mbasi u u dizefektua me alkool që e mbante me vete,mbylli derën dhe mori
sërish një libër dhe u shtri…;menjëherë e zuri gjumi…
Të
nesërmen, Avniu doli në lokal dhe hëngri mëngjes shpejt e shpejt,kamarierët i
ndenjën pipëz ,ai u la bakshishin më tepër se ata ç`e mendonin dhe doli të
bënte një xhiro përgjatë ecjes së Drinit.Liqeni dukej sikur e kishte zhveshur
lëkurën e tij dhe kishte marrë një ngjyrë të zbërdhulët…Ishte i gëzuar se ajo
gruaja nuk ishte aty;do ta kishte bezdisur,por ajo erdhi sërish në darkë…Tha se
kishte shëtitur shumë atë ditë, kishte qenë gjer në Kërçovë, në gjurmë të
burrit të saj.Sërish ato gjurmë ishin zhdukur dhe ishin afruar gjer në një
fshat të Strugës,por ai ishte një fshat maqedonas dhe ajo nuk e dinte atë
gjuhë…Po atij nuk kishte pse i duheshin këto informacione që e dinte mirë se
ishin të gjitha të sajuara,nëse ajo kërkonte burrin ,përse duhej të shkonte me
një burrë tjetër?Edhe atë mbrëmje, ai u kënaq me të,kreu të njëjtat
veprime,bëri të njëjtat porosi.Dhe ditën tjetër po kështu, por Fatmiri e mori
në telefon:Ai duhej të kthehej,se Kasem V.,me ç`kishte dëgjuar, ia kishte
mbathur për në Gjermani…
-Jo,-tha
Avniu,-mos u kthe,ai duhet të jetë në Kosovë…;ky informacion nuk është gjë
tjetër, veçse një lajm i rremë…
-Si
të thuash ti,-tha Fatmiri,-atëherë unë po nisem për në Kosovë…
-Patjetër,
bridh në të gjitha qytetet e saj dhe , pas një jave ,ose eja në Strugë, ose
takohemi në Tiranë…
-Si
urdhëron shef!
Ditën
tjetër gruaja erdhi përsëri,por ,më pas ,ditën e pestë a të gjashtë,ai nuk i
mbante mend,ajo nuk erdh më.Siç dukej,e kishte gjetur burrin e saj,ku ta
dish?...Ajo nuk erdh as ditën tjetër, kur e priti ,as…Çfarë djalli ishte ajo
grua…Dhe ai po mërzitej.Sa gabim bëri që i tha Fatmirit që të shkonte në
Kosovë…Kush do ta çonte në Tiranë?Ndërmendi se mund të merrte taksi…
Erdhi
në shtëpi si paq qejf.Por ndërsa duhej të dilte sërish jashtë, për të parë,vuri
re lypësen e tetë ose nëntë ditëve më parë.Ajo po vinte drejt tij…Iu fanit
gruaja e Strugës,sa ngjanin!!...”Vajta për vetulla,por nxora sytë”,mendoi..