Kerko: a
Shyqyri Fejzo: Epopeja e pronës
E diele, 31.05.2020, 11:51 AM
Shyqyri Fejzo
Prona
Epopeja
e pronës
Fajin
e pati ai i pari fare
Që
pa turp e pa pazare
Tha
se:“Kjo është e imja“
Më
mirë ta hante qimja
Që
atëhere lindi kjo prona
Nuk
kishte më „është jona“
Pastaj aty kufijtë u vunë
Nuk
e ke ti se e kam unë
Më
pas pati ndarje të thella
Kufij
në toka e në parcella
E
imja si etje e ujit të kripur
Erdhi gjithnjë duke u rritur
Një
rast vetëm njeh historia
Pronë
të barabartë shoqëria
E
thotë lashtësia spartane
Dhe
pse ishte fort mjerane
Për
rendin e ri u fol shumë
Të
jep liri dhe të jep punë
Për
të njerzia kanë merak
Dhe
pse është rend dinak
Në
thelb premtime pa anë
Me
dinakëri nxori paranë
Rendi
i ri drejton me mend
Paranë
bëri super të shenjt
Kapitalizmit
njerzit ju gëzuan
Fare
vonë dhe ata e kuptuan
Se
ishin gënjyer keq me llafe
Paraja
ju qep litar pas qafe
U
bë paqë e iku dhuna
Për
para u shit dhe puna
Njerëzit
të gënjyer mire
Hopa
skllevër me dëshirë
Prona
paska rrënjët në det
Në
mendjet thellë ajo mbet
Për
pronë vuan çdo gjallesë
Ajo
është baza për jetesë
Për
këtë bëjmë fjalë dhe ne
Në
këtë të thjeshtë epope
Se
çfarë ndodhi pak e dini
Hidhini
një sy durim në kini
Binte
daullja e tymeleku
Në
katërqind kriste dyfeku
Asnjë
bagëti pa ardh mos mbesi
Sot
që herët mblidhet kongresi
Delegatë
i mbushur sheshi
Të
buzëqeshur deri te veshi
Qe
e lopë hidhen bisht lart
Njëthundrakët
ecin tërë art
Cjepë,
deshë e lanë tufën
Kishin
përfunduar luftën
Dhi
e cjepë në hije e zabele
Afër
mërzejnë të urtat dele
Gjithë
puplorët të bashkuar
Duke
qeshur dhe kënduar
Ja
demokracia në anët tona
Në
kongres diskutohet prona
Janë
të mençurit e bagëtisë
Delegatë
e zgjedh të blegtorisë
Mblidhen
njëherë në kongres
Se
u erdhka e madhja shpres
Hap
kongresin një cajp përçor
Shtrin
dy thundrat me një dorë
„Parti
s’kishim por sot e kemi
Ajka,kokat
e shkencës ne jemi
Ne
gremisëm makinën e vjetër
Mbi
të sot do ndërtojmë një tjetër
Vendi
ynë ka shumë gropa, vrima
Të
vëmë sot rrotat përmbi shina
Në
këtë tokë e mbi këtë dhe
Lokomotiva
e re do të jemi ne
Si
ne në vend nuk ka një të dytë
Mbi
ne sot të gjith i kanë sytë
Betohen
gishtat e kësaj dore
Përditë
do hani bar kasolle
Të
kini me bollëk kripë Vlore
Të
shuani etjen me ujë bore
Unë
sot nuk po i them të tëra
Duhet
të mësohemi me ca gjëra
Guximi
e nderi të dalë démodé
Vjedhjen
„marrje“ do quajmë ne
Hiqeni
fare fjalën besnik
Duam
të shkathët elastik
Zgjedhimi
foljeve do ndarë
Folja
„kam“ në vetë të pare
Thonë
pronën të gjithë e kanë
Me
ligj asnjë pronar nuk janë
Në
këtë gjendje or xhan vëllaj
Prona
shkatërrohet fare kollaj
Mos
lëmë asgjë nga e vjetra
Mbi
të do lulëzojë kjo tjetra
Sot
që dita e mirë ka ardhë
Rrnoft
e qoftë çeku bardhë
Me
tufat tuaja shpejt shkoni
Ku
është mirë e dëshëroni
Futjani
me forca e varda
Nga
Tropoja te Saranda
Ku
të ketë kullotë të mirë
Ta
zaptoni pa mëshirë
Nga
malet deri në bregdet
Sallma
hani si e dini vet
Hop
kapodemushi me një bri
Moj
shoqeni e moj motrani
Qimja, sedef e pa ndotur
Në
bjeshkë mirë i kullotur
S’
merrni vesh fare nga politika
Ma
thotë teoria dhe praktika
Prona,ore
prona është themeli
Pa
pronën mbetëm gjysmagjeli
Troç,sot
mos dalim të gënjyer
Dorën
në mjaltë kush ka ngjyer
Ta
themi dhe ta kuptojmë mirë
Kurrë
s‘ do e lëmë pa e lëpirë”
“Mirëse
erdhen ditë të bardha
Çfar
do bëjmë me ato gërmadha
Pa
na e thuaj këtu ta dëgjojmë
Ato
as na dalin por as teprojnë?”
Erdhi
kjo pyetje krejt pa pritur
„
Mashalla ç’ sheleg i ditur”
Oratori
që kruhej me siklet
“
Tha: “do ja jap përgjigjen vet”
“Materialet
do ngrenë themelet
Shisni
stallat,pulat dhitë delet
Tani
që gjithëçka bëmë zap
Makineri
e hekura çoni skrap”
Merr
fjalën një kafshëz tjetër
Me
syfjetur si zonja dhelpër
“Kur
pronën do të shkatërrojmë
Po
njerzia me se do të rrojë?”
Përgjigjen
jep flakë për flakë
Një
dem larush rrumbullak
Pa
marrë leje në presidium
Me
gjithë brirë, në podium
“S’më
njihni zotrinj e zonja
Kam
thith ajer nga Kolonja
Këtu
sot unë kam ardhë
Tu
sqaroj çekun e bardhë”
S’merrni
vesh nga ekonomia
Sot
kështu ka ardhur terezia
Tani
e shihni, u ulëm shesh
Pronën
do ta bëjmë përshesh
Përshesh
nga veriu në jugë
Merrni
në brez nga dy lugë
Them
të vraponi sa më parë
Të
gjithë të bëhemi pronarë”
“Po
me xhephane ushtarake”
E
merr fjalën aty prag darke
Cjapi
që kishte qënë oficer
„E
vështirë delikate për nder
Ju
them, mendjen bëni okë
Armët
janë që të hanë kokë
S’dihet
ndodh herët a vonë
Mund
të hanë e kokën tonë“
„Më
mirë hesht, rri aty ku je
Ata
fqinj e miq që kemi ne
Depot
do i fshijnë me fshesë
Asgjë
brenda nuk do mbesë
Nuk
mendoj si thotë ai kërriçi
Armë
dhe naftë do Milosheviçi
Sa
hap gojën e për armë del llafi
Fërkon
duart në Libi vetë Kadafi
„Po
pyjet e minierat?“pyet një kalë
Unë
i njoh andej shumë kam dalë”
“Sa
i metë që je more kali Mero
Kush
s’ i blen ato për një euro”
Delegati
që të thante në teori
Ishte
një goxha macok mustaqeli
Njerëzisë
ti mbyllim gojën kur thonë
Ku
shkoi dhe avulloi pasuria jonë
Miq
delegatë mua reforma më del
Të
bëjmë goxha model pa model
Këtë
ta themi këtu hapur fare
Kjo
është reforma allashqiptare
Do
hamë do pimë dhe mendojme
Ka
të tjerë që për ne punojnë
Dita
e madhe për ne ka ardhë
Rroftë
e qoftë çeku i bardhë
Hapi
mirë veshët o dem mësues
Ne
do bëjmë shkatërrim krijues
A
dëgjove mendimin e maçokut
Do
të bëjmë terapinë e shokut
Me
kapitalizmin e matrapazllëkut
Do
ja hedhim paq fukarallëkut
Hesapet
mirë është ti bëni vet
Nga
kjo punë në xhep ç‘na mbet
Ty
murro të besuam sot paranë
Na
e dridh mirë e bukur sherjanë
Me
ne qyrek e me të tjerët shatë
Jep
kredi tetë dhe merr shtatë
Nginji
në para për atë tokë e qiell
Tu
japësh çadrën kur është diell
Financat
i njeh shumë mirë vetë ti
Merrua
çadrën kur nis të bjerë shi
Si
do ja bëjmë me çmimet ne
Ishte
dje një sapun një koqe ve
Sa
të ketë mbi ne atmosferë
Çmimi
le të shkojë në stratosferë
Kujtoni
të gjithë sa jemi sot këtu
Ne
nuk rrojmë dot pa ngrënë hu
E
dini kur i ngritëm çmimet e tagjisë
Asnjë
protestë s’erdh prej bagëtisë
Pastaj
flet një ka goxha i lashtë
“Ne
bëmë punë ata shtjer kashtë
Unë
e dua uzinë apo një fabrikë
Të
gëzoj sot vajzën me pak prikë”
E
merr fjalën një cjap me brirë
„Më
duket se është e pa arrirë
Që
për një natë e për një dit
Privatja
në këmbë na u ngrit“
„Qepe
gojën kështu të them unë
Kasapët
sot janë krejt pa punë
Xhan
i vëllait është shkurt hesapi
Ty
të ka marrë malli për te kasapi“
Nga
kjo shaka u drodh kongresi
Që
nga fillimi, nga fundi e mesi
Po
mbante erë që s’ta ka ënda
Pordhë,
bajga e kakërdhi brenda
Gomari
kish, emrin për diskutim
Me
një të pallur lajmëroi pushim
Le
të bëjmë kongresin për punë
Dhe
jo për sharje dhe për dhunë
Kongresi
më pas fillon së mbari
Ngrihet merr prap fjalën gomari
Kemi
vuajtur, dhe ç’kemi hjekur
Unë
kam qënë shumë i përndjekur
Të
qeshura me zhurmë të madhe
Shkaktoi
fjala e tij e ëmbël taze
“Ti
asaj bote o mik ja pate hedhur
Bëre
pallë duke ju a përdredhur
Shumë
pak e ngarkove atë samar
Të
nderonin si zevendës kryetar
Këtu
sot mos u hiq viktimë me zor
Se
nuk të pamë njëherë në zbor”
“Me
që gjithëçka do të jetë jona
Unë
nuk heq dorë nga prona
Problemit
në i shkojmë thellë
Për
gjembat e dua një parcellë
Kam
ca projekte të shumta unë
Ish
kryetarin do ta marr në punë
Nuk ma prishi qejfin asnjëherë
Dhe
nderi shpërblehet me nder”
Do
flas dhe unë këtu ku jemi
Kot
thonë paratë si ha as qeni
Bleni
me to petulla e shikoni
Si
ndryshon tek qentë zakoni
Kërkesa
kam mjaft dhe unë
Kam
qënë i varfër, dua punë
Qejfin asnjë nuk dua t’ma prishi
Kur
turrem për një fabrikë mishi
Ke
gjëra pa qarta zotni
Hije
të errta në biografi
Këtu
përpra folë dhe dil
Si
ke qënë për ne servil
E
di çfarë thotë e thëna
Qingji
i urtë i pi dy nëna
Të
urtë me ty jemi dhe ne
Merr
pronën e na shërbe
Dashi
e merr fjalën më vonë
Do
ju flas se kush quhet pronë
Ajo
shfrytëzon njerëz të tjerë
Duhet
të sjellë dhe mbivlerë
Sot
ku nuk njeh qeni të zonë
Ajo
or miq nuk është pronë
Janë
shkencë këto që thash
Ndaj
merreni avash-avash
Ulu,
ulu o zoti profesor dashi
Në
kokë të ka mbet tallashi
Do
ndajmë tani tokë e gjënë
Teorinë
ta bëjmë më vonë
E
kam thënë të fandaksur janë
Për
pronën çmendën dynjanë
E
ç’ i duam të tyret mendime
Le
ti gënjejmë me dy thërrime
Tigri
kur ju mësoi zananë
Gjithë
kafshëve sa janë
Nga
fundi e ruajti një sekret
Armë
besnike të vetes vet
Këtë
fabul besoj e kuptoni
Thesarin
e ushtrisë harroni
Të
tjera kërkoni sa të doni
Me
ushtrinë merret lalagjoni
Ministër
nuk do vë një qorr
Dua
një që s’ka bërë zbor
Veshja
teshat keq le ti rrinë
Veç
të kuptojë mirë melodinë
Tha
kështu dhe e vendosi
Cjap
përçori aty e vulosi
Më
vonë do shohim historinë
Ta
hartojnë ata që s’dinë
Me
njerzit një fjalë të flasin
Këto
punë ngadalë ngjasin
Do
pasuroheni, u thoni
Se
ç’bëmë ne, ju mos shikoni
Kopsitni
kartat e pasurisë
Në njerzit tanë të drejtësisë
Se
ata i kemi të mençur boll
Tek
Plepat mbaruan shkollë
U
mbushëm tridhjet vjet
Bilancin
do bëjmë sivjet
Ku
jemi sot me pronat
A
u bënë të gjitha tonat
Për
rrugë të gjatë jam nisur
Dua
që pronat ti kem bitisur
Përpara
Atij do raportoj
Për
pronën do e dërmoj
Kur ta shoh sa unë nga boja
Sa
një trup burri nga Tropoja
Kur
më takoj e pyeti mua
Nuk
i lashë baltë në thua
Ishe
gjeni i madh dhe i urtë
Vendin
le në dorë të sigurtë
Kapsllëkun
të hoqa unë
Me
disa të bukura punë
Ju
turrëm njerëzve, masave
Me
atë tuajn luftën e klasave
Pronën
shoqërore të zotrisë sate
Tani
e kthyem në pronë private
Ta
djallosa vijën e masave
Çapraçita
luftën e kllasave
Dritën
e Partisë na e le plot
Sot
njeri-tjetrin s’njohim dot
Shiko
“ja kush e zgjidh pronën”
Pate
në zemër vetëm jehonën
Një
minutë s’do të le rehat
Për
pronën e dua një debat
Ashpër
ndërgjegjen e gjykuam
I
prishëm veprat që ndërtuam
Njerëzve
u thamë ky është krim
Ndaj
i shkatërruam si ndëshkim
I
them tokën e bëmë fërtele
Shpërndamë
dhi lopë dhe dele
Bregdetin
bëmë rripa-rripa
S’ka
mbet pëllëmbë pa vipa
Shitëm
naftën e minierat
Botës
po i blejmë plehrat
Premë
pyjet, i bëmë rrafsh
Sa
mirë jemi ore më qafsh
Eksportet
përditë po i shtojmë
Eksportohen
të rinj,mijra vetë
Nga
Europa do të importojmë
Pensionistët,e
moshën e tretë
Ngrihet
një dash nga fundi
Gishtin
frikshëm fort e tundi
Ish
goxha dash, dash larush
Si
sot se kish parë askush
Ne
që pëllasin për pushtet
Them
s‘e kemi me të vërtet
Ekonomia
e gjitha e tretur
Pikë
dhjami s’ i ka mbetur
Të
na gjente ne ai tërmeti
Mjerë
vatani e mjerë mileti
Të
na zinte kjo pandemija
Mjerë,
mjerë dhe Shqipëria
Të
njohim, të njohim shumë
Thuaj
shyqyr që ishe ne gjumë
Sa
trim je, ne të gjithë e dimë
Shite
lëkurën pa e vrarë arinë
“Ti
s’ke faj more bri kurorë
Unë
ta vara atë këmborë
Ta
dija si dilje që në fillim
Do
të çoja në një fluturim”
„Po
shkove në orët e vona
Merr
me vete pantallona
Të
duhen për tu ndërruar
Se
në brekë do jesh shurruar”
Ah!
Ta dini ujë jam bërë
Në
ëndërr një natë e tërë
Unë
të flisja, ma mballosi
Unë
argument, më bukosi
„Kemi
një fjalë, na e dëgjo
Kur
të shkosh mos e tako
Dixhitali
s‘nxjerr gënjeshtra
Ai
poshtë po ha dhe eshtra“
Në
ëndërr mu bë se më mbyti
Sa
eshtra ka skeleti, më pyeti
Ndaj
ju ore miq kini të drejtë
Po
sikur kjo të jetë e vërtetë
Kjo
do jetë tragjedi e jona
Po
u bë kjo, na rroftë prona
Sulmin
kurrë ai nuk e ndali
Ja
ç’më thotë mue dixhitali
Atje
mbi tokë vetë të isha
Me
doktorët dy fjalë kisha
Nga
Tropoja e tek Dropulli
Ju
donte doktorë populli
Ju
o të zestë e mjeranë
Erdhët
u bëtë politikanë
Njeriu
me fjalë nuk shërohet
Vec
kur me ilace mjekohet
Të
isha lart u vija në radhë
Të
vishnit bluzën e bardhë
Dhe
në gjithë Shqipërinë
Të
luftonit me pandeminë”
Në
miting do shtërngoj dhëmbët
Do
ju tund mirë kokën e këmbët
Pak
prej tyre sot nuk merakosen
Se
marrin vesh nga se kanosen
Disave
nga ju u rroftë vrapi
E
bëmë vendin lesh arapi
Ne
të tjerët me të pallur
Kemi
punuar nuk jemi tallur
Sterrë
më duket ky mitingu
Djall
ky SPAK-u e vetingu
Si
shijuam mirë pronat e reja
Na,
tani plasi dhe epopeja
Pak
njerëz të aftë,shumë kopukë
Njëmbëdhjet
pleq dymbëdhjet çibukë
Në
vendin tonë të varfër e të mjerë
Në
kokën e qerosit të gjithë berberë