Kerko: a
Julian Deda: Opozita duhet të jetë e hapur dhe e sinqertë
E shtune, 30.05.2020, 04:20 PM
Julian Deda:
Qe
te behemi pak me konkret ne perballje.
Rilindja
ne keto vite sundim eshte kritikuar, dhe akuzuar pafund dhe me te drejte per
nje milion pazare, padrejtesi dhe qelbesirlleqe tjera. Rilindja do mbahet mend
si struktura njerezore me e paafte ne historine e politikes shqiptare.
Ajo
qe ja ben "mu" eshte se ata qe po ja sjellin zorret ne fyt ketij
populli jane pikerisht burimet njerezore te rilindjes, te zgjedhur me shume
kujdes nga Edi per t'i perdorur, sepse vetem nje te paafte mund ta shfrytezosh
si te duash. Si rezultat, menyra me e mire per tu perballur me kete grupim te
kontaminuar njerezish eshte vetem t'i ofrosh shqiptareve disa te tjere me mire.
Opozita
perveç programit, duhet tu thote shqiptareve se kush jane njerezit e saj, me te
cilet do drejtoje neser Shqiperine.
Do
thoni ju, "edhe me emra te perveçem?", kur eshte nevoja edhe ashtu.
Nuk duhet te kemi frike nga emrat, nga personalitetet dhe nga evidentimi i
tyre. S'ka asgje te keqe te tregosh resurset e tua.
Deri
tani njohim vetem Lul Basha si Kryeminister te ardhshem. Mirepo kjo lufte nuk
fitohet vetem dhe shteti neser nuk drejtohet vetem. Njerezit me te drejte
pyesin "cilet jane?" "A jane me te ndershem se keta qe kemi, apo
edhe ata njesoj?"...etj.
Opozita
duhet urgjent (duhet ta kishte bere dje) tu thote shqiptareve se cilin propozon
ajo ne vend te Sandrit te Brendshem, kush mendon ajo se eshte me i mire se Ben
Tigri, me ke do ta zevendesojne Ardin e Policise, cila figure opozitare eshte
me me integritet se Genti i vogel i puneve te jashtme, kush eshte me e mire se
Ogerta e tenderave pa kriter, e keshtu me rradhe.
Lul
Basha si kryeminister ne hije, duhet tu tregoje shqiptareve variantin dhe emrat
me te mire te ministrave ne hije, te drejtoreve ne hije dhe te gjithe atyre, me
te cilet pretendon te fitoje neser dhe te drejtoje pasneser.
Nuk
e ka te lehte se nuk jane pak, mund te jene 300 veta, te gjithe me integritet
moral dhe social, nuk eshte kollaj t'i gjesh, por duhet, s'ka rruge tjeter.
Kjo
besoj une, eshte e vetmja menyre per per ta shkermoqur barraken e rilindjes te
mbushur plot me hajdute, trafikante, batakçinj dhe karagjoze tashme te sprovuar
ne politiken shqiptare.
Shqiptaret
jane mosbesues, sepse e kane pesuar nga besimi i tepert dhe kerkojne te dine
gjithçka. Opozita duhet t'i thote popullit qe do drejtoje neser, gjithçka,
hapur dhe sinqerisht.
Njerezit duan besim, t'ja japim...