Kerko: a
Fabula nga Mevlud Buci
E premte, 29.05.2020, 02:55 PM
FABULA NGA MEVLUD BUCI
VLERË
Një
bilbil i tha shqiponjës
Ti
je zot,pushton lartësitë
Unë
rri pyjeve pranë lulezonjës
Nuk
i rrresht meloditë.
O
bilbil,ti je krenar
Zërin
tënd dëgjon njerëzia,
Unë
shoh dhe mizën në bar
Krah
e zemër më jep liria.
Seç
dëgjonte sorra te lisi
Kjo
e zeza si ngaherë
S`ka
më mirë se far e fisi
Koha
e jeta të japin vlerë….
NAIVITET
Te
një lëmë, foli mullari
Ç`ka
vallë me mua gomari,
Unë
atij i ngroh samarin
Ai
pallë e tund litarin.
Vijoi
gomari duke pallur
S`dinte
fare me u ndalur
Dol
urtësia nga dash manari:
S`di
gomari çfarë është bari…
DREDHI
Te
poreni, në një arë
Seç
u fut një cjap manar
Aty
brenda ,një komshie
Kishte
strofkë dashurie.
Kjo
komshia, buçë e vjetër
Dridh
me një e dridh me një tjetër,
Edhe
netëve, kur binte shiu
Qejf
o qejf bënte mullixhiu…
Herë
në lokal,herëtek arnia
Varda
qejfi dashuria,
Një
urti doli prej hurit:
Buça-
grua ia dredh burrit…
FORCA
Na
u matën në një tapet
Një
luan dhe një lanet
I
Thotë laneti:ti ke trimni
Unë
kam stile dhe dredhi.
Hesht
luani i provave në jetë
Po
çuditem me ty lanet,
Me
mashtrime,s`ecet ,me histori
Puna
do forcë e zgjuarsi
E
ndau sherrin plak i tabanit:
Lum
kush ka forcën e luanit…
FRIKA
Një
bir dhelpre hiqej manar
Në
çdo tubim printe i parë
Nën
rrogoz hiqej tjetër për tjetër
Na
kopjonte mëmën dhelpër
Shpejt
lajkat i dolën sheshit
Iu
afrua si shok i pleshtit
Del
urtësia nga praktika:
Ortak
të pleshtit të bën frika…
VESHGJATI DHE COVIDI
Sa
dëgjoi se u infektua mëhalla
Tha
veshgjati:bëhen andralla,
Nisi
të pallë,sa tha çdokushi
Ç`është
ky naiv me zë virusi.
Unë,tha
ai,kam zotësi të pamatë
Ndaj
mbaj nofkën veshgjatë,
Për
të pall më ka bërë Zeusi
S`ka
ç`më bën coron-virusi.
Pasi
iu rrit në shtat nxehtësia
Heshti
dhe u përfal te komshia.
I
vari veshët pranë një pusi
E
pësi nga virusi.
Më
mësoi shumë,tha,Covid-19-ta,
Sa
naivë si unë,paska jeta.
ÇAKALLI DHELPRA DHE BUF
I KËNETËS
Një
çakall,sapo mori frenat
Nisi
lajkat,varda frenat,
I
thotë dhelpra,more çakall,
Me
ty unë zgidh çdo hall.
I
tha çakalli,ti je hyjnore
Paçka
se të quajta dikur fallxhore,
E
të quajta lajkatare
Je
kryepartiake,sillesh manare.
Besa,çakall,me
ty bëj dritë
pushtojmë
rrugët me:Luani ik,
Kësisoj
tundin malin shkrepin,
të
dy bashkë marrim pushtetin.
Kur
dëgjoi buf i kënetës,
Tha
:Me hile ia keni jetës,
Gjithçka
duket fare shtruar
Me
pushtet jeni provuar,.
Bëtë
ç`bëtë,fort keni grabitur
Kot
e keni,prapë me u ngritur,
Ua
themi troç si e do zakoni
Tellallë
rrugësh s`do koalicioni…
CJEPËT E DHIVE
U
zunë cjepët në thepajë
Kush
e kush të prijë në majë,
U
çudit tufa nga mëritë
Natë
e ditë mallkonin dhitë.
Te
një gurrë një e bukur ftunjë
U
tha troç:Ju bëni rrëmujë,
Bash
si karrieristët e qeverive
Na
u grindën cjepët e dhive.
Nënqeshën
fort peshq-levrekët
Për
pushtet,tha ,grindën cjepët,
E
thonë pleqtë e urtësieve:
Pordhilikanët
si cjeptë e dhive…