Kerko: a
Prend Buzhala: Naimi, evropianizmi i shqiptarëve dhe ripagëzimi historik
E hene, 25.05.2020, 07:29 PM
NAIMI, EVROPIANIZIMI I SHQIPTARËVE DHE RIPAGËZIMI HISTORIK
(Në
përvjetorin e lindjes së Naim Frashërit 25 maj 1846 – 1900)
Nga
Prend BUZHALA
Kur
këndoi Naimi:
"Krujë,
o qytet i bekuar...",
aty
ai bëri pagëzimin e ri historik të shqiptarëve...
Naimi
me Pashko Vasën themeluan formulën shqiptare për shqiptarinë dhe për
Shqipërinë.
Naimi
me Samiun, si dhe me rilindësit tjerë , dhanë vizionin për Shqipërinë në të ardhmen,
ndërtuan Kultin e identitetit të lashtësisë shqiptare. Po këta rilindës thoshin
se kombi ynë është ndër më të vjetrit në Evropë e në botë. Kulti i vjetërisë,
si ai pellazgjik, përmendej nga rilindësit si dëshmi e ekzistencës së
qytetërimit tonë në Evropë.
1.
Naimi
dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare e shek XIX është kthimi i parë, modern, kah
Evropa Perëndimore e në Evropën perëndimore. Ishte momenti historik, kur PËR
EHRË TË PARË në histori, në skenën e historisë sonë, rilindësit tanë të
proveniencës myslimane, e ristrukturuan rikthimin e shqiptarëve në Evropë.
Kështu Hoxhë Hasan Tahisini, që ua hapi të parin universitet Perandorisë
otomane, ai i porosiste shqiptarët (po edhe të kombësive të tjera) që të
studionin në Francë, për të marrë dije iluministe, shkencore e moderne. Edhe
vetë ishte shkolluar në Francë, duke kapërcyer formimin osman të njeriut. Ai u
formua me dijet e shkencat perëndimore.
Këtë
orientim europerëndimor, e fuqizuan më tutje vëllezërit Frashëri. Kështu, janë
proverbiale vargjet e Naim Frashërit:
Jak’o
dit’e uruar!
Që
lind nga perëndon,
At’an’e
ke ndrituar
E
ne pse na haron?
Dritëz’e
jetës!
Edhe
e motit
Dhe
e së vërtetës,
Dhe
gaz’i Zotit,
Ndritëna
E
xgjohna.
Janë
vargje të poezisë "Përse" të Naim Frashërit, nëpërmes të të cilave ai
shqipton idealin e tij të komunikimit me Evropën dhe ku shpreh pikëpamjet e
orientimin e tij europerëndimor-shqiptar të kulturës shqiptare të kohës së
Rilindjes kombëtare, si dhe idealet demokratike. Aq moderne e bashkëkohore
tingëllon mesazhi i tij për demokracinë: “Demokracia dhe liria kanë madhëruar
Evropën”, ka shkruar Naimi ynë i madh.
2.
Këtë
orientim e përcaktim evropian të shqiptarëve, e kishte artikuluar në sa e sa
vepra Sami Frashëri, siç janë alfabeti shqip, gramatika shqipe e titulluar
“Shkronjëtore e gjuhësë shqip”, dramën “Besa” me motive shqiptare dhe veprën
monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” (që e la
dorëshkrim, për shkak se me dekret të veçantë Perandoria otromane ia kishte
ndaluar Sami Frashërit shkrimin në gjuhën shqipe!) . Në shqip, hartoi edhe një
fjalor por fati i këtij dorëshkrimi nuk dihet. Të shpresojmë se ai egziston
akoma dhe se një ditë do të dalë në dritë. Samiu shkruan :”Gjithë pushtetat’e
Evropës,..kishin shpresë..e prisnin shpëtimin’e Evropës nga shqipëtarëtë..se
nuk kishin trima e burra si Skënderbeu, as kishinë besën’e shqiptarëvet .Shumë
herë Ungrëtë/maxharëtë e Papa e futninë Skënderbenë në zjarrt, pastaj hiqeshinë
e e lininë vetëm.”
Sami
Frashëri, në frymën e iluminizmit europerëndimor, profetizoi të ardhmen e
shteteve shqiptare - parashikonte shtetin shqiptar laik:
"
Komunitetet fetare të jenë të ndara nga shteti. Myftiu i madh, eksarku e
kryepeshkopi nuk duhen të përzihen veçse në punërat e fesë."
Sami
Frashëri, i edukuar edhe në frymën europerëndimore, duke e përvetësuar këtë
vlerë filozofike qytetare, shprehet: "Liria është thelbi i shpirtit dhe i
mendjes; aty ku s'ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë."
Ndërsa
Naimi, në frymën e iluminizmit të kohës, këndonte, me mesazhe që vlejnë edhe sot
në këtë kohë përplasjesh e urrejtjesh:
"Fali
njeriut urtësinë, mirësinë, njerëzinë,
Butësinë,
miqësinë, dashurinë, vëllazërinë...
Yjtë
le të vinë rrotull dhe njerëzit të punojnë,
Të
dëfrejn' e të gëzohen dhe si vëllezër të shkojnë.
Tregomu
dhe shqipëtarëvet udhën e punës së mbarë,
Bashkomi,
bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqipëtarë,
Falmi,
falmi Shqipërisë ditën e bardh' e lirisë,
Udhën
e vëllazërisë, vahn' e gjithë mirësisë.
Nxirr
të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë,
Errësira
të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë."
3.
Të
gjithë rilindësit Turqinë e shikonin si armike të lirisë, armike të
qytetërimit, rrjedhimisht, si armike të kombit shqiptar të pushtuar.
Naim
Frashëri veprën e tij epike-lirike "Historia e Skënderbeut" e kishte
botuar më 1898, në 400-vjetorin e vdekjes së kryeheroit shqiptar. Naimi
ringjalli Skënderbeun në kohën e Rilindjes Kombëtare. Ja një fragment si e
përshkruan poetikisht Turqinë:
Naim
Frashëri
(25
maj 1846 – 20 tetor 1900)
Në
111-vjetrorin e vdekjes
Qysh
të zëmë miqësinë
Me
atë që na bën varrë?
Turku
vëndet, gjith' e dinë,
Me
ç'djallëzi i ka marrë...
S'e
dini ç'kanë punuar
Gjithë
mbretrët' e Tyrqisë?
Sa
frone kanë rrëzuar
Me
lajkat të dhelpërisë?
Ata
djemthitë, që thoni,
Janë
shpres' e Shqipërisë,
Me
ç'sy e faqe kërkoni
T'ia
dërgoni peng Tyrqisë?
Si
të msojnë ligësitë
E
të mirat t'i harrojnë,
Të
çpikinë djallëzitë,
Pastaj
të na mbretërojnë?
Do
të marrënë zakonet
E
këqija të Azisë,
Pa
njeriu si të mësonet,
Më
s'i ndahet djallëzisë.
Si
të rriten nënë xgjedhë,
Nukë
bënenë të lirë,
Pastaj
s'e hodhëm dot ledhë,
Po
mejtohi që sot mirë.
Ata
duhet të mësojnë,
Të
bëhenë të vërtetë,
Të
lëftojn' e të gjykojnë
Pas
nevojës që të jetë.
Ata
e shikonin Turqinë si vend që sjell mbrapambetje, shkatërrim e vdekje. Prandaj
shpëtimin e shikonin me sy kah Evropa Perëndimore.