Kerko: a
Hilmi Saraçi: Në Boletin
E merkure, 20.05.2020, 03:50 PM
Në Boletin
Nga
Hilmi Saraçi
Një
ditë Maliq Cakaj dëshirontë ta nderonte Mulla Asllanin, prandaj i kishte
propozuar që me makinën e tij dhe me
shpenzime të tjera të vizitojnë disa vende kulturo- historike të Kosovës, respektivisht Kompleksin Memorial të Isa
Boletinit , në Boletin, Kompleksin Memorial të
Adem Jasharit , në Prekaz, Kompleksin Memorial në Morinë, Kullën dhe
Lapidarin e Tahir Mehës në Prekaz, varrin e Haxhi Zekës në Pejë…Cakaj kishte
konsideratë të madhe ndaj Mulla Asllanit i cili ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare,
sidomos për gjetjen, sjelljen dhe ruajtjen e eshtrave të Isa Boletinit . Një
mëngjesi të hershëm bashk me Maliq
Cakajn , Mulla Asllanin dhe Jusuf Pllanën u nisem për ta vizituar Kompleksin
Memorial të Isa Boletinit në Boletin. Nërpërmes Urës së Ibrit nuk kishim
mundësi , sepse ishte e barrikaduar , por nga rruga e “ Kërshit të Dudës”.
Rrugës u ndalem disa herë për të
shikuar disa pamje të natyrës së bukur
të Shalës me fshatrat që shkelqenin si yjë në këtë hapësirë të mbuluar me drunj
dhe lisa të gjatë.
Ishte
vapë e madhe (1 korrik 2013), rrezet e diellit depërtonin kudo në trupin tonë ,
sikur gjallëronin shpirtin dhe zemrën. U ndalem
të pushojmë në këto hije malesh me ujë të ftoftë dhe erë të këndshme.
Ishte kënaqësi dhe gjallëri në zemrat tona të pushoshë dhe të shikoshë këto
bukuri natyrore me ujë të freskët dhe ajër të pastër.Tani këto fshatra kishin
filluar të zvogëlohen, sepse pjesa dërmuese e banorëve ishin shpërndarë në Jug
të Mitrovicës. Komuna e Zveçanit, në kuadër të së cilës janë tri fshatrat
shqiptare, Kelmendi, Boletini dhe Zhazha, në të cilat jetojnë rreth 70
familje,askush nuk interesohet për banorët e këtyre fshatrave, kurse Komuna në
jug të Mitrovicës, justifikohet se ata i takojnë një komune tjetër. Si
rrjedhojë banorët e këtyre fshatrave kanë mbetur as me jug as me veri dhe
gjenden si të munden…
Dera
e Kompleksit Memorial të Isa Boletinit ishte e hapur për vizitorë. Hymë brenda
dhe nisem të shikojmë gjurmë të jetës së Isa Boletinit dhe të familjes së tij,
të flasim dhe të përkujtojmë ngjarjet e
hidhura dhe krenare të lidhura për heroin tonë kombëtar.Mulla Asllani e
kishte fjalën kryesore, prandaj me vemendje e dëgjonim. Kulla ishte e renovuar
dhe përgatitur mirë për vizitorë.Kishte shumë fotografi, faksimile letrash,
trashëgimi kulturore dhe historike gjatë kohës dhe jetës së Isa
Boletinit.Mirëpo Mulla Asllani gjatë shpjegimit për rëndësinë që kishtë kulla
kritikoi organet komunale që oda e burrave (kulla) ishte e shkatërruar, nuk
ishte ndërmarrë asgjë për renovimin (ndërtimin) e saj.
Në
këtë odë janë marrë shum vendime me rëndësi, prandaj në rend të parë është
dashur që ky lokal të ndërtohet (renovohet)
dhe të ruhet rëndësia që kishte në të kaluaren tonë historike. Pastaj u
afruam pranë varreve të hapura të Isa Boletinit me shokë që presin rivarrimin e
tyre, sepse për shkak të arsyeve të ndryshme, sidomos pengesa nga pushteti paralel serb, eshtrat
e Isa Boletinit dhe të tjerëve akoma nuk prehen në vendin e tyre (1 korrik, 2013)…
Kompleksi
Memorial ishte mjaft i kufizuar, sepse në anën tjetër mbi kodrinën me gurë
shihej kisha ortodokse serbe e cila ka uzurpuar hapësirë të gjerë të Kompleksit
Memorial dhe ka bërë një ndërtim me investime të mëdha duke rrethuar tërë këtë hapësirë disa hektarshe me mure prej guri. Manastiri është
i vendosur në një mal të thyer vullkanik nga i cili shihet qyteti i Mitrovicës,
indarë etnikish, ku marrëdhëniet midis të krishterëve serbë ortodoksë dhe
shqiptarëve myslimanë janë të tensionuara – që vazhdojnë të jenë të tilla në
tërë Kosovën që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë në vitin 2008. Mulla
Asllani shpjegon historikun e kësaj kishe e cila dikur ishte ndërtuar dhe
ruajtur nga shqiptarët si shenjë respekti dhe mirëkuptimi për punëtorët serb
(ortodoks), që punonin në këtë vend,
kodrinë me gurë mjaft karakteristik. Mirëpo pushteti uzurpues serb ka
përvetësuar pjesët më të rëndësishme dhe
ka injoruar të drejtat e shqiptarëve për
t’u përzier në këtë çështje me rëndësi
historike dhe kombëtare…
Nga
kjo hapësirë dukeshin fshatrat me nga disa shtëpi : Boletini, Zhazha ,Rahova,
Këlmendi. Në shkollen e Boletinit mësojnë pak nxënës, për shkak të
shpërnguljeve të banorëve në Jug të Mitrovicës si pasojë e pushtetit paralel
serb, nën komunën e Zveçanit. Nga këto fshatra memzi arrihet numri i nxënësve
deri në 20.Kjo është mjaft brengose dhe shqetësuese-u shprehen disa banorë të
Boletinit me të cilët biseduam për shumë brenga të tyre...
Mirëpo
kushtet për mësim nuk mungojnë. Punohet dhe gjallërohet ashtu siq diktojnë
kushtet në shkollën e re të ndërtuar. Me asfaltimin e rrugëve dhe me sigurimin e mjeteve të transportit,
shpërngulja shqiptarëve është zvogëluar dhe pritet që në të ardhmen me një
përkujdesje gjendja të përmirësohet. Kështu deklarojnë banorët e Boletinit. Po
ata kërkojnë që në të ardhmen kujdesi të
jetë më i madh, përndryshe shpërngulja e banorëve nga këto fshatra do të vazhdojë (1korrik 2013)…