Kerko: a
Shefqet Dibrani: Kolona e Pestë (4)
E premte, 15.05.2020, 08:58 AM
Fejton (4) KOLONA E PESTË - (Fünfte Kolone / Fifth Column)
Shkruan: Shefqet
DIBRANI
RRESHTIMI I GABUAR DHE RREZIKU PËR PËRBYTJE TË
DHEMBSHME
Historitë e popujve
janë ndërtuar nga sfida të mëdha, sikurse janë përmbytur sisteme nga paradokse
të çuditshme. Po ashtu historitë janë të mbushura me raste kur një popull i
tërë është rreshtuar pas koncepteve të gabuara, e po ashtu edhe intelektual dhe
shtresë akademike kur kanë heshtur e kanë bashkëjetuar me krimin,
edhe atëherë kur është dashur të kenë rol më aktiv. Këto ngjarje ndodhin
zakonisht para përmbytjeve të mëdha, i tërë sistemi orientohet pas koncepteve
të gabuara, që paraprihen dhe ndihmohen nga mediat e kontrolluara nga shteti
armik.
Ky përshkrim i përshtatet të tashmes reale në
Kosovë, kur Kolona e Pestë, kryesisht e ardhur në LDK nga Riinvesti, po
kryen misionin shkatërrues, ndërsa mediat e kapura nga Kolona e Pestë
shpifin dhe skandalizojnë pa pra, madje i keqpërdorin edhe tragjeditë, duke
krijuar afera brenda pak orëve. Për fat të keq, këto prodhime mediatike
distribuohen për tregun e Serbisë, që pastaj nga atje importohet si lajm i
veçantë, për t’iu prezantuar popullit si rrezik permanent i cili po i kanoset
Kosovës, pa e shpjeguar burimin e informacionit se ishte vet Kolona e Pestë
në mediat e Kosovës të cilat udhëhiqen nga bijtë e udbashve, ata që prodhuan
Virusin e rrejshëm. Shikuar sipas kësaj dukurie, duket se mediat në Kosovë
kontrollohen nga Kolona e Pestë, prandaj po veprojnë në dy drejtime:
Strukturat
politike në LDK, sillen
si të ishin Kolonë e Riinvestit, i themeluar në vitin 1995, përfaqësohen nga
teknokrati komunist Isa Mustafa, i kanë rrënuar të gjitha vlerat e demokracisë,
pastaj është dhunuar mënyrat e brendshme për zgjedhje, si normë juridike. Ky
avaz ka vazhduar në raport me Kushtetutën, është kepërdorur vota e Popullit
etj. Prandaj Kolona e Pestë në LDK, është fatkeqësia e Kosovës, është
formacioni më antiamerikan që vepron në Ballkanin Perëndimor.
Mediat
në Kosovë, kryesisht udhëhiqen nga
bijtë e Udbashëve, të njohur për dhunën që kanë bërë gjatë sistemit. Bijtë e
tyre milioner dhe drejtor televizionesh, vet kanë prodhuar emisione dokumentar
kundër UÇK-se dhe kanë bëre dosje të shumta, pastaj kryqëzojnë të tjerët. E
pikërisht nga studiot televizive po i dirigjojnë edhe proceset politike. TV-të
e Kolonës së Pestë, vazhdimisht po prodhojnë kriza, po i shantazhojnë
njerëzit. Siç shihet, misioni i tyre është të mos ketë sukses asnjë qeveri në
Kosovë. Pra edhe kjo mund të karakterizohet si luftë e pashembullt
antiamerikane.
Diku kam pas lexuar se kur komunistët çek erdhën në
pushtet, Kolona e Pestë, shumica e tyre ndryshoi në mënyrë dramatike.
Natyrisht ndodhi edhe një ndryshim i rëndë për gjermanët etnik që jetonin aty,
të cilët deri atëherë ishin shumicë. Ata u detyruan t’i nënshtrohen disa
proceseve të cilat vet i kishin zbatuar më herët kundër popullsisë çeke[1]. Në Evropën e asaj kohe ndodhte një
ndryshim i madh, ideologjik e konceptual, që do t’ia vlente për tu studiuar,
qoftë edhe nga pakica serbe në Kosovë, nëse dëshirojnë për t’i mësuar
privilegjet që ua ka njohur atyre shumica etnike shqiptare.
E kemi të qartë, se rregullimin e raporteve
ndëretnike në Kosovë[2] nuk e dëshiron Kolona
e Pestë, e cila është mjaftë aktive edhe në këtë plan. Ndonëse të gjithë do
të duhej të kishin mësuar nga përvojat e dhimbshme të të tjerëve, pasi asnjë
marrëdhënie e prosperuar në mes popujve dhe shoqërive nuk mund të arrihet pa
tolerancë dhe respekt reciprok[3].
Raportin ndër etnik, në kohën e sundimit serb, e
kanë rënduar dhuna që vinte nga pjesëmarrja e vet etnisë shqiptare në dhunë,
përkatësisht në aparatin e dhunës jugosllave kundrejt shqiptarëve, (për këtë
mund të dëshmojnë ish të burgosurit politik shqiptarë), por Shteti i Kosovës
nuk ka vullnet për tu distancuar nga ai koncept, dhe as nga bijtë e udbashëve
të cilët tani si Kolonë e Pestë po i drejtojnë mediat duke i futur duart
thellë në aparatin e shtetit, andaj janë kaq aktive dhe kaq agresive, duke i
shantazhuar nismat për ç’kapje të shtetit, dhe për të mos lejuar për t’i hetuar
as vrasjet me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë.
E shpjeguam se Kolona e Pestë, u krijua në
Luftën Civile Spanjolle nga Emilio Mola[4], që kanë marshuar me katër kolona drejt
Madridit[5]. Ushtarët e mbetur
brenda i përvetësuan duke krijuar një Kolonë më vete, e cila më pas u quajt 'Kolona
e Pestë', siç e kemi theksuar tamam si Grupi i intelektualëve që u futën në
mënyrë antistatutare në strukturat e LDK-së[6]. Sipas disave përkufizimi për Kolonën e
Pestë që veproi në Spanjë, konsiderohet akt patriotik, ashtu siç po flasin
“Brezi i Republikës” dhe kontingjenti nga RIINVESTI, të cilët i
justifikojnë shkeljet e brendshme statutare, ashtu siç i justifikoi të gjitha
shkeljet kushtetuese vet Isa Mustafa, si justifikime për ta shpëtuar lëkuren e
tyre, ishin në gjendje për ta shkarkuar edhe Qeverinë në kohë pandemisë[7]. Por historia a do t’i
justifikon këto veprime?!
Vijon...
Burimi:
[1] Wikipedia, „Vertreibung
der Deutschen aus der Tschechoslowakei“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Deutschen_aus_der_Tschechoslowakei
[2] Johannes Gold,
"Multiethnizität in Alltag und Konflikt", 2. Auflage, Extras Online,
Springer VS, Berlin 2018.
[3] Po aty, Johannes Gold,
"Multiethnizität in Alltag und Konflikt", 2. Auflage, Extras Online,
Springer VS, Berlin 2018.
[4]Wikipedia,
Enciklopedia e lirë / shqip, “Madridi”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Madridi
[5] Dr. Ali el Mansur el
Kitani, “Zgjimi Islam në Andaluzinë e sotme”, përkthyes, Muhamed Jusufi dhe
Fitim Flugaj, botoi Zëri yn 2004.
[6]KASTRIOT SHEHDADI,
“Pushtimi” i LDK-së nga të tjerët”, gazeta “Bota sot”, 07. nëntor 2010; https://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=86698
[7]Inxh. Lulzim Pirraku,
"Krizë institucionale në kohë pandemie", Mekulipress, April 13, 2020
; https://www.mekulipress.com/krize-institucionale-ne-kohe-pandemie-jemi-ne-situate-te-nje-qeverie-te-shkarkuar-kerkesa-e-presidentit-drejtuar-lvv-se-per-te-caktuar-emrin-per-mandatarin-e-ri-na-drejtoi-ne-nje-rruge-qe-nuk-i-shi/