Kerko: a
Klajd Kapinova: ''Nuk e di kush është DioGuardi… Po përhap lajme të rreme''
E premte, 15.05.2020, 11:09 AM
Nuk e di kush është DioGuardi… Po përhap lajme të rreme
Nga
Klajd Kapinova
“If
anybody believes that Shirley DioGuardi does not have an agenda against Trump,
read the following letter she wrote. Her socialist views and hatred for Trump
is dividing our community. She and her husband, Joe, are Biden supporters.
Let’s not get in the wrong side of history this time. when Trump is re-elected,
Biden and the DioGuardis will not be there for us. All there care about is your
money!” – Peter Lumaj
Letra
e mëposhtme, është thjeshtë një propaganduese retorike e majte, sikurse
shkruhen sot në vendet komuniste dhe socialiste.
Me
të drejtë, bashkatdhetari im Peter Lumaj shkruan, se: “Nëse dikush beson se
Shirley DioGuardi nuk ka një axhendë kundër Trump-it, lexoni letrën e mëposhtme
që ajo shkroi. Pikëpamjet dhe urrejtja e saj socialiste për Trump-in, po e
përçan komunitetin tonë. Ajo dhe burri isaj, Joe, janë mbështetës të Biden-it.
Le të mos futemi në anën e gabuar të historisë këtë herë. Kur Trump-i të
rizgjidhet, Biden dhe DioGuardinuk do të jenë aty për ne. Gjithçka që u
intereson janë paratë tuaja!”
Dhjetë vjet më parë dhe më saktë në muajin qershor të vitit 2002,
në Washington, DC, Cloyes DioGuardi dhe Biden e vlerësuan gjatë darkës së
shtruar në nder të tij si fitues i Çmimit të Paqes në Ballkan, dhënë nga LQSHA.
Ende sot, askush nuk di konkretisht me fakte, se cili ishte dhe
është sot kontributi i Biden për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e
taksave për punëtorët e shtresës së varfër dhe të mesme të taksapagues të
komunitetit shqiptaro amerikanë etj.
Gjatë 8 vjetve si zv/President ai nuk bëri asgjë, por
përkundrazi ai dhe Presidenti Obama nxorën me forcë jashtë SHBA mbi 5,000.000
emigrantë pa dokumente, ku qindra dhe mijëra prej tyre ishin bashkatdhetarët
tanë emigrantë…
Letra e plotë: Të nderuar miq dhe përkrahës,
Siç disa nga
ju tanimë e dijnë, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka punuar shumë me Joe
Biden, që nga fillimi i Luftës në Kosovë me 1998 deri sa ai u bë Zëvendës
President i Barack Obama-s në vitin 2006.
Joe DioGuardi ka dëshmuar në dëgjimin kongresional për Kosovën
të udhëhequr nga Biden si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të
Senatit në vitin 1998. Liga Qytetare mandej ka mbajtur një takim historik që ka
zgjatë mbi tri orë në lidhje me Kosovën bashkë me Joe Biden në Columbus
Citizens Foundation në New York City në vitin 2001.
Në vitin 2002, Joe Biden ishte ligjëruesi kryesor në ceremoninë
e shënimit të përvjetorit të 12-të të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, e
cila e mbajtë në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare e
nderoi z. Biden me Cminin e Paqës në Ballkan në një ceremoni speciale të
mbajtur në Capitol Hill Club në Ëashington, DC, si mirënjohje për përpjekjet e
tij të vazhdueshme për të sjellë paqe afatgjatë dhe të drejtë në Evropën
Juglindore.
Këto janë vetëm disa nga aktivitet kyce të përbashkëta, por ka
edhe shumë të tjera për të cilat kemi punuar ngushtë me stafin e politikës së
jashtme të Joe Biden, për të sfiduar Administratën e Presidentit Bush në lidhje
me politikën e jashtme për Evropës Juglindore. Siç e dini, Presidenti George W. Bush përfundimisht do të njihte
pavarësinë e Kosovës ne shkurt 2008.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë me përkatësinë
politike partiake. Për mbi tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane ka
punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja anët e politikës partiake.
Marrëdhënja jonë me Joe Biden është rezultat e përkrahjes së tij
ndaj popullit shqiptar kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai ka luajtur një rol
shumë impresiv dhe të dukshëm në adresimin e problemeve të Kosovës, shqiptarëve
ne Maqedoni, si dhe gjithë Evropës Juglindore.
Për këtë arsye, ne shpresojmë se ju do të vizitoni projektin
tonewww.AlbaniansForBiden.com dhe do të jepni një donacion/kontribut aq s akeni mundësi
për të ndihmuar direkt garën e Biden për President të SHBA-ve duke klikuar
ketu.
Gjithe te mirat, (Firma)
Shirley Cloyes DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit
Burri (Joe) “djathtas”
gruaja (Shirley) majtas
Para
10 vitëve, më 18 dhjetor 2010, senatorja demokrate Kirsten Gillibrand kishte një
epërsi apo mbështetje të fuqimisht, sikurse del nga rezultatet e një anketimi të
organizuar nga Marist.
Kështu
Marist Poll: Kirsten Gillibrand 52%, Joe DioGuardi,
41% dhe 7% të pavendosur.(By Celeste Katz THE DAILY
POLITICS (December 18, 2010).
Pra, sikurse shihet në shtetin blu të gomarëve të New York-ut nga
rezultatet e Anketës së re Marist, tregon se senatorja e majt demokrate në
detyrë e shtetit metropolitan me rreth 20 milion banorë, zonja Kirsten
Gillibrand kishte një epërsi prej 11 pikësh mbi sfiduesin e saj të GOP, ish kongresmenin
republikan në pension të shtetit NY italo arbereshin Joe DioGuardi, dhe 7% e
tyre ishte të pavendosur.
Publikimi i sondazheve edhe gjatë muajve të mëvonshëm,është
pasqyruar vijueshmerisht në Tabelën e NYS (2010, New York State).
Sen. Gillibrand, nuk ka pasur dhe nuk ka ende sot asnjë lidhje
me komunitetin e vogël shqiptaro amerikan në shtetin e New Yorku-t. Edhe pse të
gjithëvotat e shqiptarëve këtu janë të papërfillshme, në garën kombëtare
presidenciale, gjithsesi senatorja Gillibrand, ka marrëmbështëtje të fuqishme
nga votuesit në votimet e tjera dhe deri sot që vijon të jetë në detyrë…
Shqiptarët këtu mbështetën sen. Gillibrand më shumë se sa ish
kongresistin republican arbëreshin Joe DioGuardi, i cili sikurse kanë shkruar
edhe mediat në vendlindje, Kosovë, Mal të Zi, ka bërë shumë për cështjen kombëtare
shqiptare.
Edhe në garën për kandidate demokrate, si President i SHBA, ajo
ishte e fundit pa përkrahje kombëtaredhe pas disa javëve u tërheq nga gara e
deshtuar, brenda partisë së gomarëve.
Kush është diplonati
i karrires Richard Allen Grenell
Diplomati i karrires Richard Allen Grenell (1966), është një
diplomat amerikan, shërbyes civil dhe këshilltar për media. Ai ka ushtruar
detyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Ambasador i ShBA në Gjermani
dhe i Dërguari i Posaçëm Presidencial për Serbinë dhe negociatat për paqen në
Kosovë.
Zoti Grenell, është personi i parë i cili, shprehu haptazi prirjet homoseksuale dhe i
pari person i LGBT, që shërben në një pozicion të nivelit të lartë të kabinetit
amerikan.
Ai ishte zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit në Kombet
e Bashkuara gjatëperiudhës së katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë, gjatë
administrimit të Presidentit George W. Bush.
Pas mandatit të tij në Departamentin e Shtetit, ai formoi
Capitol Media Partners, një media strategjike ndërkombëtare,ku, ai është
konsulentë për çështjet publike.
Ai gjithashtu ka punuar si bashkëpunëtor i vazhdueshëm i kanalit
televiziv prestigjioz amerikan Fox News.
Në shtator 2017, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump,
emëroi Richard Allen Grenell si Ambasadorin e SHBA në Gjermani.
Më 26 Prill 2018, ai u konfirmua nga Senati i Shteteve të
Bashkuara me një votim prej 56 ndaj 42. Diplomati Grenell, ia paraqiti letrat
kredenciale Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, më 8 maj 2018.
Më 20 shkurt 2020, Presidenti Donald J. Trump, emëroi përkohsishtGrenell
në postin e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Avokati John Lee
Ratcliffe (1965) zëvendëson diplonatin
Richard Allen Grenell
John
Lee Ratcliffe (1965), është një politikan dhe avokat amerikan, që ka shërbyer
si kongresmen për distriktin e 4 të Teksasit nga viti 2015.
Ai
është vlerësuar si një nga anëtarët më konservatorë të Kongresit. Presidenti
Donald J. Trump, njoftoi më 28 korrik 2019, se ai synon të emëroj Ratcliffe për
të zëvendësuar Dan Coats si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.
Më
28 shkurt 2020, Presidenti Trump njoftoi se ai përsëri do të emëronte Ratcliffe
për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare.
Pas
mbarimit të shkollës juridike, Ratcliffe ishte avokat privat.
Ratcliffe
u zgjodh në katër mandate 2-vjeçare radhazi si kryetar i Bashkisë së Heath,
Teksas, një qytet me rreth 7,000 banorë, 25 milje në lindje të qytetit të
Dallas.
Ai
shërbeu aty nga viti 2004-2012. Kongresmeni John, është në procesin e
konfirmimit të shpejtë, në sencën e pyetje përgjigjeve që po mbahen përpara
Senatit Amerikan, që kontrollohet nga republikanët.
Zoti
Ratcliffe, fitoi vëmendjen dhe respektin e menjëhershëm të Shtëpisë së Bardhë,
përmes mbrojtjes së tij të ashpër për Presidentin Trump nga “demokratet”
ekstremistë të majtënë Kongres dhe marrjes në pyetje të elementëve të komunitetit
të inteligjencës.
Ai
më vonë shërbeu si anëtar i ekipit prej 8republikanëve, që bënë një mbrojtje
dinjitoze të presidentit tonëtë pafajshëm.
Konfirmimi
i politikanit republikan Ratcliffe, do të zëvendësoj ushtruesin e përkohshëm tëdetyrës
së drejtorit të inteligjencës, Richard Grenell, një mbrojtësaktiv i Trumpit,
ndërsa ai gjithashtu vazhdon të shërbej si ambasador në Kosovë.
Kongresmeni
John Ratcliffe,e ka kaluar një pjesë të katër viteve si një prokuror federal në
Teksas, nën Presidentin republican George W. Bush dhe ka shërbyer në Dhomën e
Përfaqsuesve, që nga viti 2015, duke përfshirë një mandat në Komitetin e tij të
Inteligjencës.
Media
shqipshkruese Fake News
Për disa ditë me radhë, mediat shqiptare dhe në rrjetet sociale pa
pikë turpi kanëspekulluar se diplomati Richard A. Grenell, është shkarkuar nga
Presidenti Trump,me propozimin e ish kongresmenit republikan i shtetit të New
York-ut zotit Joe DioGuardi, sepse sipas tij, ai ka punuar “negativisht”, për humbjene votëbesimit me 82 vota në Kuvendin e Qeverisë
sëmarksistit Albin Kurtit.
Këto janë fabrikime tipike shqiptare, të apasionuar mbas gënjeshtrës
dhe mashtrimit,sipas stilit komunist, për manipulimin e publikut në trojet
shqiptare, duke rritur artificialisht popullaritetin e Lidhjes Qytetare
Shqiptaro Amerikane.
Për fat të mirë këtë përgënjeshtrim
e ka bërë edhe vetë zoti Faton
Bislimi anëtari Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Ligës Qyetare Shqiptaro Amerikane,presidenti
i së cilës është vetë Joe DioGuardi, i
cili, ka thënë se ky lajm është totalisht i pavërtetë.
Për më tepër, zoti Bislimi, ka
shkruar se DioGuardi nuk ka bërë prononcime lidhur me shkarkimin e diplomatit të
karrieres zotitRichard Allen Grenell sot ambassador amerikan në Kosovë.
Ai ka shkruar këtë tekst:“”FAKE NEWS”, me qëllime anti kombëtare!
Eshtë totalisht e pavërtetë, se z. DioGuardi ka bërë prononcime
për “shkarkimin e z. Grenell!”
Pra, sikure shihet ish kongresmeni
republican Joseph DioGuardi, nuk ka bërë asnjëDeklaratë, për këtëçështje
për asnjë media amerikane dhe shqiptare.
Kjo konfirmohet edhe nga zoti Faton
Bislimi, sot në cilësinë e Anetarit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Ligës
Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Pra, sikurse shihet ambasadori yne në
Prishtinë Richard Allen Grenell ka deklaruar për kanalin CNN në Shqipëri A2, se “Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo
qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme
të rreme”.