Kerko: a
Florim Zeqa: 101 ditët e 'Qeverisë Kurti'!
E premte, 15.05.2020, 10:29 AM
101
ditët e 'Qeverisë Kurti'!
Shkruan:
Florim Zeqa
'Qeveria
Kurti' në vend që të raportoj në Kuvend për 100 ditëshin e punës së saj, i
zgjodhi hapësirat e ngushta të kabinetit qeveritarë për t'i thurur lavde vetes
në prezencën e mediave. Mbase kjo ishte mënyra më e mirë për t'i ikur debatit
dhe përgjegjësisë para organit më të lartë ligjvënës në vend.
'Qeveria
Kurti' e ardhur në pushtet me premtime të mëdha, së shpejti mund të largohet
nga pushteti me punë të vogla dhe fjalë të mëdha.
Puna
e mirë dhe sukseset e një qeverie maten me zhvillimin ekonomik të vendit dhe
mirëqenjen e qytetarëve. E përderisa është kështu, atëherë fjalët e mëdha nuk
përputhen assesi me punët e vogla e të papërfillshme të kësaj qeverie.
Kanë
ndryshuar kohët, në të kaluarën "dita e mirë shihej në mëngjes", tani
as mëngjesi dhe as mesdita nuk e përcaktojnë, se çfarë do t'na sjellë mbrëmja!
Edhe
në rrethana normale, 100 ditët e para janë pak për të vlerësuar sukseset dhe
dështimet e një qverie.
'Qeveria
Kurti' e filloi mirë punën me zvogëlimin e kabinetit dhe përgjysmimin e pagave
për kabinetin qeveritarë, dy punët e vetme të mira të kësaj qeverie.
I
quajta 101 ditët e 'Qeverisë Kurti', për shkak se vetëm njëra nga këto 101 ditë
konsiderohet si ditë e suksesit të kësaj qeverie, pra është pikërisht ajo e
përgjysmimit të pagave të kabinetit qeveritarë.
Vendimet
e tjera të kësaj qeverie nuk është që shënojnë ndonjë progres të theksuar,
përkundrazi janë vendime që prodhuan shkarkimin dhe vetizolimin e qeverisë,
stagnim të proceseve integruese të vendit dhe përkeqësim të mardhënjeve
ndërkombëtare të shtetit tonë.
Kur
këtyre 101 ditëve i hiqen 51 ditë të qeverisjes normale dhe legjitime, 50 ditët
e tjera janë qeverisje në detyrë apo qeverisje me legjitimitet të cunguar.
Është
pikërisht kështu për shkak se të gjitha vendimet e 50 ditëve të fundit të
qeverisë mund të anulohen nga qeveria e re në ardhje, ngjashëm siq kishte vepruar
'Qeveria Kurti' me vendimet e 'qeverisë në largim' të Haradinajt.
Pra,
shkarkimet dhe emërimet e reja të bordeve mund të anulohen ashtu siq mund të
anulohen edhe shkarkimet e të gjithë ambasadorëve dhe konsujve të Republikës së
Kosovës në vendet evro-perëndimore.
Kur
jemi në këtë segment, edhe përkundër shkarkimit nga pari i diplomacisë
kosovare, 7 ambasadorët dhe 14 konsujt e Republikës së Kosovës në misionet
diplomatike në botë janë duke e vazhduar normalisht punën në vendet përkatëse.
Deri
tek kjo anomali ka ardhur si pasojë e mosdekretimit, gjegjësisht mosrespektimit
nga ana e presidentit e vendimit të ministrit të jashtëm për shkarkimin e
ambasadorëve dhe konsujve fuqiplotë!
Se
a do të kthehen në Kosovë apo do të mbetën edhe më tutje në misionet diplomatike
ambasadorët dhe konsujt e shkarkuar varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese,
që i bie, nëse kushtetuesja miraton dekretin e presidentit për mandatarin e ri
të qeverisë, atëherë gjasat janë të mëdha që vendimet e mimistrit të punëve të
jashme të revokohen, në të kundërtën, nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë
mundësia e tërheqjes së tyre nga përfaqësitë diplomatike është e madhe. E
njëjta gjë vlenë edhe për bordet e shkarkuara.
Me
ose pa dashjen e tij, me shkarkimin e bordeve nga pozicioni i kryeministrit në
detyrë, edhe Albin Kurti u fut në lojën e (ç) kapjes së shtetit. Për shkak se
shkarkimi dhe emërimi i bordeve me zyrtarë partiakë, për aq sa e dëshmon çkapjen, e vërteton rikapjen e shtetit.
Kësisoji,
vetëm se po vazhdon loja e pambarim e kapjes dhe çkapjes së shtetit. Kap njëri
e çkap tjetri, më i zi i riu sesa i vjetri (popullore).
Kjo
po i bie, që ai që është nën dardhë (në qeveri) i han dardhat, ndërsa ata që
janë largë hijes së dardhës (qeverisë), e që janë qytetarët e rëndomtë nuk do
t'i shijojnë asnjëherë "frytet" e shtetit për të cilin pritën gjatë
dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.
Ku
mbeti barazia qytetare e proklamuar nga Albin Kurti, ku mbeti shteti i së drejtës
dhe barazia para ligjit, ku mbeti reforma e premtuar në sistemin e drejtësisë.
Pse nuk shkoi Lumezi e nuk erdhi Elezi!?
E
kuptoj se 100 ditë janë të pamjaftueshme, ndërsa 51 janë tepër pak për
realizmin e një premtimi të tillë, por iniciativa e një VETTING-u në sistemin e
drejtësisë ka mundur të ndodhë brenda një dite të vetme ashtu siq ndodhi në
bordet publike.
Shpresat
asnjëherë nuk thyhen nga ai që nuk e pret, por nga ai që të premton shumë dhe
nuk të jepë asgjë!
Politizimi
dhe loja e pandershme me pandeminë e mbarë spektrit politik, në veçanti
menaxhimi i keq i "Coronavirus"-it nga qeveria, qytetarëve të vendit
ua solli zhgënjimin dhe thyerjën më të
madhe shpirtërore.
Përderisa
seleksionimi për "karantinim" me rastin e kthimit të bashkombasve nga
shtetet evro-perëndimore e shkaktoi vetëvrasjen e një të riu, masat tepër të
ngurta të izolimit, moskujdesi ndaj familjeve të izolura dhe humbja e të gjitha
shpresave për një të nesërme më të mirë është duke e rritur numrin e
vetëvrasjes së të rinjëve shqiptarë në banesat dhe shtëpitë e tyre, dukuri kjo
e pazakontë e shoqërisë sonë.
Vetëvrasja
e Agon Musliut (26 vjeçar) nga Gjilani, është pasojë fatale menaxhimit të
pasuksesshëm dhe papërgjegjshëm të karantinës në Qendrën e Studentëve në
Prishtinë dhe të trajtimit të pabarabartë të bashkatdhetarëve nga pushtetarët
aktual
Fatin
tragjik nuk troket asnjëherë në dyertë e pushtetarëve, për arsye se atyre nuk
ju mungon asgjë në këtë kohë pandemie. Është mirë që është kështu, dhashtë Zoti
që mos t'iu ndodhë kurrë gjë e keqe në familjet e tyre.
Por
pushtetarët duhet të tregojnë ndjesinë e tyre për jetët e humbura e të rinjëve
shqiptarë për shkak të izolimit, të cilat nuk do të kthehen më asnjëherë,
sikurse që nuk do të kthehet për një kohë të gjatë hareja dhe gëzimi në
familjet e tyre.
Mungesa
e shprehjes së ndjesisë së pushtetarëve pas humbjes së jetës e të riut në
karantinë në Qendrën e Studentëve e bënë akoma më të rëndë dhe më të pashpresë
jetën e qytetarëve në shtetin e Kosovës.
Dorëheqja
e ministrit të shëndetësisë, ministrit të punëve të brendshme apo e
kryeministrit të shkarkuar si akt moral ndaj familjes, do të nënkuptohej më
shumë se kaq, do të lehtësonte dhimbjen e familjes dhe krijonte ndjenjen e
përgjegjësisë morale të liderëve shtetëror ndaj qytetarëve të vendit.
Kur
mungon përgjegjësia morale e liderit shtetërorë, ajo politike as që vjen në
shprehje!
Të
paktën, kësaj radhe ishte dashtë që Albin Kurti të reflektojë më shumë se
asnjëherë më parë nga dorëheqja e 13 viteve më parë e ish ministrit të Punëve
të Brendshme, Fatmir Rexhepi, i cili kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme
nga posti i tij si akt moral para qytetarëve të vendit, edhe pse nuk mbante
asnjë lloj përgjegjësie për vrasjen e dy protetstuesve të VV-së nga policia
rumune e Euleksit.
Demonstrimi
i aktit moral do t'ia rriste vlerën kryeministrit të shkakruar, në të
kundërtën, mosndjesia ndaj këtij rasti e ka dëmtuar akoma më shumë imazhin edhe
ashtu të lënduar të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Të
gjithëve nga gëzon shëndeti i mirë i kryeminsitrit, fryerja e faqeve dhe
trashja e qafës për 100 ditët e qeverisjes, por akoma më shumë do t'na gëzonin
punët e mira, përgjegjësia morale dhe ndjesia njerëzore e kryeministrirt
kundrejt rasteve tragjike të qytetarëve.
Janë
veprat ato që i bëjnë njerëzit e mëdhenjë, e jo fjalët!