Kerko: a
Eshref Ymeri: Jemi komb pa zot
E premte, 15.05.2020, 10:24 AM
Jemi komb pa zot
Nga
Prof.dr. Eshref Ymeri
Intelektuali i
njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, në Portalin“Fjala e Lirë”, ka ngritur këto ditë një problem shqetësues në dy analiza të
botuara, njëra me titullin “A di kush se ç’ka po ndodh në Shkup me shtëpinë
e Nënë Terezës” dhe tjetra e titulluar “Duket se po
trashen punët rreth truallit të shtëpisë”, ku vë në dukje “përpjekjet e sllavo-maqedonasve për të shlyer gjurmët e
identitetit dhe të pranisë historike shekullore të shqiptarëve në trojet e veta”.
Ky intelektual i
nderuar ka shumë të drejtë të shqetësohet se për asnjë çast nuk e ka ndier
veten të shkëputur nga trojet amtare. Përpjekjet e ethshme jo vetëm të
sllavëve, por edhe të grekëve për çkombëtarizimin e shqiptarëve,
shkojnë thellë në histori.
Historiani i
njohur i lashtësisë së ashtuquajtur greke, Herodoti (484-425 p.e.r.) ka shkruar
se Akropoli i Athinës ka qenë kështjellë pellazge. Po kush e përmend sot një
gjë të tillë në Greqinë e majmur me troje shqiptare?
Ardhacakët
serbosllavë, të cilët edhe emërtimin serb e kanë nga shqipja e dialektit
të gegërishtes, na grabitën jo vetëm trojet, por edhe historinë. Na grabitën
kishat dhe manastiret katolike në territorin e Kosovës dhe sot me to kërkojnë
të krijojnë një entitet të pavarur ortodoks brenda saj. Sllavomaqedonasit nuk
mund të mos ndjekin gjurmët e grekoserbizmit në çështjen e grabitjes së
historisë sonë. Ata i bluan përbrenda smira dhe xhelozia e tmerrshme që Nënë
Tereza, një personalitet i përmasave botërore në fushën e humanizmit, ka gjak
të pastër shqiptar.
Serbosllavizmi nga
veriu, sllavomaqedonizmi nga lindja dhe greqizmi nga jugu, edhe në shek. XXI,
po i vazhdojnë djallëzitë e tyre për çkombëtarizimin e shqiptarëve. Dhe kanë
sukses, sepse gëzojnë mbështetjen e politikanëve mercenarë shqiptarë në
trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup. Shikoni se ç’po bën Thaçi: për interesat e
Malit të Zi, fali 8200 ha tokë alpine dhe tani kërkon t’i lëshojë Beogradit
trojet tona në Veriun e Mitrovicës, në mënyrë që Kosova të mbetet e vdekur dhe
e pakallur. Sllavomaqedonasit fshijnë nga kujtesa jonë historike Nënë Terezën
dhe sa e sa herë kanë dhunuar ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, i
cili për shqiptarët përbën një simbol kombëtar. Por politikanët shqiptarë në
Shkup s’bëhen të gjallë dhe t’u tregojnë vendin. Grekët bëjnë sikur nuk e dinë
që trojet tona amtare shkojnë deri në Artë e Prevezë dhe Çamëria është pjesë e
pandarë e shpirtit shqiptar. Sigurisht, se s’ka kush t’ua vërë kufirin te
thana. Argati i grekosllavizmit, Enver Hoxha, s’mund të ngrinte padi kundër
Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrimin e popullsisë
shqiptare të Çamërisë, ashtu siç nuk ngriti padi kundër Jugosllavisë titiste
për masakrën e Tivarit, se edhe vetë kishte qenë bashkëpunëtor i Beogradit për
organizimin e saj. Pasardhësit neokomunistë të Enver Hoxhës, si mercenarë në
shërbim të Athinës, nuk mund të ngrenë padi për barbarizmat që kreu Greqia në
Çamëri. Thaçi, duke ecur në gjurmët e Enver Hoxhës, nuk mund të ngrinte padi në
atë Gjykatë kundër Serbisë për masakrimin e Kosovës dhe për poshtërimin që i
bëri popullit të saj me përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare.
Athina po vazhdon greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe politikanët mercenarë të
Tiranës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Prandaj qytetarët shqiptarë nuk dëgjuan
kurrfarë reagimi të politikanëve të Tiranës, duke filluar nga kryeministri dhe
deri te kryetari i opozitës, ndaj emisionit të gazetarit të shquar dhe
intelektualit të rrallë me brumosje atdhetarie Marin Mema, me titull “Grupe
greke greqizojnë fshehtas Shqipërinë. Ja plani i fshehtë”, të transmetuar
në kanalin televiziv “Top Channel” më 09 maj 2020.
Politikanët
mercenarë shqiptarë, si bashkëpunëtorë të grekosllavizmit, janë varrmihës të
kombit shqiptar. Nuk e di cila është arsyeja kryesore që nga radhët e popullit
shqiptar dalin në krye vetëm politikanë mercenarë. Kur në krye të politikës
shqiptare doli Albin Kurti, si kryeministër në Kosovë, dhe në programin e
qevrisë vuri një objektiv shumë të rëndësishëm - ngritjen e padisë kundër
Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë - lukunia e mercenarëve të
Kuvendit, me në krye argatin e Millosheviçit Isa Mustafa, nën frymëzimin e
Hashim Thaçit, të njeriut që varet nga Beogradi, siç ka deklaruar Aleksandër
Vuçiçi, u ngrit bllok më këmbë për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke mbrojtur me
zjarr interesat e Serbisë. Në këtë mes duhet të ketë një mallkim hyjnor për
shqiptarët, se ndryshe si duhet shpjeguar qëndrimi i politikanëve të tyre
kundër interesave kombëtare? Të vjen të vësh duart në kokë që kombi
shqiptar është komb pa zot.