Kerko: a
Xhemal Ahmeti: Pas zgjedhjeve PVV + PDK?
E enjte, 14.05.2020, 12:43 PM
PAS ZGJEDHJEVE PVV + PDK?
Nga
Xhemal Ahmeti
Nëse
LDK nuk do të pranojë më që pas zgjedhjeve të ardhshme eventuale të bëj
qeverinë me PVV, do të bashkohet ajo me PDK, e cila poashtu kërkon zgjedhje si
kjo? Vetë askush nuk e beson se partia e Albin Kurtit do t'i marrë 50%, as me
Vjosa Osmanin siç e kalkulojnë aktualisht "strategë" të saj. Shumica
absolute e votave që morri e fundit ishin të bazave stabile, tradicionale të
LDK-së. Vetë do të jetë e dyta në listën e Kurtit dhe dhe të dy bashkë s'do ta
kalojnë 25%-in. Vjosa Osmani do të fitonte shumë pika nëse kalon qëtash në PVV-
aty edhe ku është atdheu i saj politik. Sondazhet janë gropa iluzore e secilës
parti, prandaj nuk mund të jenë objekt i një analizë me prognozë të besueshme.
Madje partia mund të humb në zonat "urbane" për shkak të sjelljes
aktuale.
Megjithatë
me PDK–në ia del PVV dhe Osmani ta ribëjnë qeverinë pas zgjedhjeve. Ky është
kalkulim legjitim. Do të çojë mirëpo në humnerë PDK - në, e cila do të përdoret
si patericë ashtu siç u tentua me LDK -në. Pas zgjedhjeve do të shfaqet kërkesa
unanime për rizgjedhje: ngase atëherë do të jetë PDK ajo që do të tentojë të
shpëtojë veten nga kriza e defaktorizimit siç bën tash PVV. (Po s'pati
zgjedhje, PVV nuk ka timonierët e saj në parlament; është armiqësuar me mediat,
të cilat ka rrezik ta shkyçin nga "përdorimi" dhe militantët e
punësuar do të ç'punësohen ose do ndërrojnë tabor).
Gjitha
këto eksperimente partish e dobësojnë rëndë shtetin brenda dhe në raport me
jashtë. Ato dobësojnë stabilitetin e tij: pa respektuar ligjet dhe kushtetutën
askush nuk mund të flas për zgjedhje legjitime apo se donë të luftojë
korrupsionin [me cilat ligje ato që shkell vetë saherë mundesh dhe nuk i pranon
kur je vetë në krizë?]. Prandaj është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë
që Gjykata Kushtetuese të jetë e pavarur, pa presion [i cili ushtrohet tash me
paraprotesta si tenxheret dhe rreshtimi militaresk me dorëza të zeza shesheve],
që ajo ndoshta me një dokument përfundimtar t'u jap fund përpjekjeve si kjo kur
një parti [në marrëvshje të fshehta me ndonjë tjetër që s'ka guxim ta thotë
synimin që tash] të pakënaqura munden të bllokojnë gjithë sistemin politik.