Kerko: a
Anton Berisha: ''Çështja e Kosovës'', kurth i diplomacisë ruse
E enjte, 14.05.2020, 01:04 PM
“ÇËSHTJA E KOSOVËS”, KURTHË E DIPLOMACISË RUSE
Nga
Anton Berisha
Diplomati
i rryer gjerman Ischinger, ish anëtar i trojkës në negociatat për Kosovën, kohë
më parë kishte deklaruar se Evropa nuk mund të përballojë në zemër të saj një
“konflikti të pazgjidhur” ngase paraqet rrezik gjeopolitik, sidomos në kohë të
trazirave globale.
Duke
jetuar pikerisht kete periudhe, duke i shtuar edhe pandemine e virusit korona,
Kosova eshte futur ne nje krize te rende jo vetem politike por edhe
institucionale, qe eshte duke prekur thelbin e shtetit dhe aftesine tone
shtetformuese.
Simulimi
i demokracise dhe imitimi i ideologjise se vjeter te “sovranitetit dhe
mosnderhyrjes nga jashte” qe ne vitet e fundit u aplikua nga politika e jone,
duke krijuar kriza te panevojshme dhe te demshme here ne raport me SHBA e here
me aleatet europian, e qe vazhdon edhe keto dite, ka krijuar momentumin per
Rusinë qe edhe ajo te aktualizohet ne, siç po e quan ajo, “ zgjidhjen
perfundimtare për Kosovën”.
Pra,
diplomacia ruse, ne stilin e saj te njohur te intrigave, don qe çeshtja e
Kosoves te trajtohet nga fillimi, sikurse nuk ka ndodhur Rambujeja, Marreveshja
e Kumanoves, negociatat e Vjenes, Plani Ahtisaari, Deklarata per Pavaresine e
Kosoves, dhe se fundi vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në korrik
2010 që me kërkesë të OKB shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është në
përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244, me një fjal? sanksionoi
të drejtën e pavarësisë së Kosovës si subjekt i pavarur i së drejtës
ndërkombëtare.
Te
gjitha keto te arritura kane ndodhur si rezultat i kontributit te aleateve tone
perendimorë dhe ne te njejten kohë me refuzimin e vazhdueshem te Rusise. Duke e
pare si te pandalshem kete proces, me rritjen e ndikimit te saj ne Serbi, e se
bashku me Serbine, rritjen e ndikimit ne rajonin tone, duke perfshire per fat
te keq edhe Shqiperinë e vet Kosoven, Rusia krijon kriza ne rajon e ne te
njejten kohe punon qe ne emer te zgjidhjes te orientoj çeshtjen permes
Keshillit te Sigurimit, duke qene i ditur roli i saj aty ne diktimin e
procesit. Ne fakt, qartazi, ashtu siç u shprehe edhe ambasadori rus ne Beograd,
Kharchenko, ajo pikefillimin e zgjidhjes se konfliktit Serbi-Kosove e sheh ne
faktin se Kosova eshte pjese e Serbise, qe qartazi mund te lexohet se ne fakt
nuk deshiron fare te kete nje zgjidhje, por te mbaj krizen e hapur per te
pamundesuar integrimin e rajonit ne BE ne menyre qe ne nje situate te krizes
permanente te mbetet prezente ketu.
Kurtha
e diplomacise ruse, e rihapjes se ‘çeshtjes se Kosoves’ ne vend te gjendjes
reale te normalizimit te raporteve ndermjet Kosoves e Serbise, ka per qellim
krijimin e bindjes se shtetesia e Kosoves nuk mund te realizohet pa aprovimin e
Keshillit te Sigurimit. Per fat te keq, jo vetem politikan kosovar por edhe
eksperte sikur kane rene ne kete kurth, duke e lidhur domosdoshmerin e nje
rruge te tille. Kesaj i ndihmuan edhe zyrtare te ndryshem europian, se fund
edhe vete Borelli, qe patjeter kerkon nje kujdes te shtuar prej anes tone.
Ajo
çfare Kosova duhet te jete e fokusuar, e kam thene gjate gjithe kohes ne
mandatin e kaluar sa isha zevendesminister i jashtem, eshte qe pervec
perparimit te organizimit te brendshem shteteror, ne duhet te perqendrohemi ne
njohjen nga peseshja europiane dhe ne intensifikimin e raporteve me NATO-n, e
cila organizate jo vetem qe eshte ushtarakisht prezente ne Kosove, por edhe se
ne procedurat e saj te brendshme, per anetaresim ne te nuk ka kusht
anetaresimin ne OKB te shtetit kandidat, e qe paraqet mundesi te mire per
Kosoven.
Rruga
permes Keshillit te Sigurimi eshte nje rruge permes plotesimit te interesave
ruse dhe çdo renie ne kete kurth do te demtoj rende shtetin e Kosoves por edhe
gjithe kombin shqiptar.