Kerko: a
Parim Olluri: 100 ditët e prodhuesit të Fake News në zyrën e kryeministrit
E marte, 12.05.2020, 12:08 PM
100 DITËT E PRODHUESIT TË FAKE NEWS NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT
NGA
PARIM OLLURI, insajderi.org
Prej
se është ulur në karrigen e kryeministrit, Kurti nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim
që rregullon jetën e qytetarëve të Kosovës. Është kujdesur vetëm për veten. Ka
ndërmarrë vetëm aksione propaganduese që e glorifikojnë imazhin e tij.
100
ditët e prodhuesit të Fake News në Zyrën e Kryeministrit
Mbrëmë
ma kujtuan se nesër bëhen 100 ditë prej se Albin Kurti është ulur në karrigen e
Zyrës së Kryeministrit.
E
kisha harruar këtë datë të madhe. Nuk e harrova për shkak të mungesës së
respektit për Liderin e Madh. Fajtor
është pandemia. Gjatë kësaj kohe njerëzit nuk po e dinë se çfarë dite e çfarë
date është sot.
Prej
momentit kur u njoftova se nesër është një ditë e madhe, isha në pritje të
publikimit të një Fake News’i që glorifikonte Liderin e Madh për nder të 100
ditëshit të tij.
Isha
i sigurt që do të publikohej sot. Në mëngjes. E imagjinoja ndryshe: Një
kombinim mes gënjeshtres e të vërtetës. Por, isha i gabuar.
Makineria
e propagandës së Kurtit ndezi artilerinë për një Fake News që fyen
inteligjencën. Nuk kishte të bënte asnjë fije me realitetin. Dolën edhe
qesharak, jo vetëm gënjeshtar.
“E
mrekullueshme, kshtu shkruan një qytetar: Pas 15 vitesh u bera baba i nje vajze
e nje djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA, ishalla behen si Albin Kurti e
Vjosa Osmani”, ishte përshkrimi i një fotoje me dy binjakë. Kishte edhe
hashtagun shpërndaje.
U
postua pikërisht aty ku prisja. Në grupin Me Kryeministrin. Aty ku fallangat
shpërndajnë minimuni dhjetë Fake News në ditë për të glorifikuar Albin Kurtin.
Për nder të 100 ditëshit kishin vendosur ta lavdëronin edhe patericën e Kurtit,
Vjosa Osmanin.
Por,
prodhuesit e Fake News harruan një gjë. Një kërkim i thjeshtë në internet
tregon qartë se fotoja e këtyre binjakëve është publikuar vite më parë nga shumë
faqe të huaja.
https://insajderi.org/lajm-i-rreme-per-binjaket-me-emrin-albin-e-vjosa-ja-ku-eshte-marre-fotografia/
Ky
prodhim amator i një Fake News’i të tillë tregon një gjë të tmerrshme. Krijuesi
i kësaj gënjeshtre pretendon se qytetarët e Kosovës janë budallenj. Nuk kanë
dije e mençuri për ta zbuluar vërtetësinë e kësaj fotoje. Duke e pretenduar
këtë, prodhuesi i Fake News beson se qytetarët e Kosovës, të cilët i sheh si
dele, do ta adhurojnë edhe më shumë Liderin e Madh dhe do ta votojnë në zgjedhjet
e ardhshme.
Ky
ishte një Fake News që i pëlqen dhe i shkon për shtati Kurtit. Atij i pëlqejnë
koinçidencat e tilla. Do të ekzaltohej po të ishte e vërtetë që dikush do ta
pagëzonte djalin e tij me emrin Albin, për nder të 100 ditëshit të tij si
kryeministër.
Edhe
pse e di që askush nuk e bënë këtë akt për nder të tij, Kurti ka dëshirë të
flaktë që së paku fallangat e tij ta besojnë këtë mashtrim.
Ky
Fake News ishte i ngjashëm me 100 ditëshin e Albin Kurtit si në Zyrën e
Kryeministrit, 51 ditë si kryeministër e 49 si ushtrues detyre.
Ai
nuk mori vendime që rregullojnë jetën e qytetarit. Ndërmori veprime që ndikojnë
glorifikimin e imazhit të tij prej Lideri të Madh. Doli i gabuar në shumë
raste.
Udhëhoqi
në të njejtën kohë dhjetëra aksione propagande.
Propaganda e bordeve
E
nisi prej shkarkimit të bordeve. Ato vendime nuk ndihmuan asgjë ndërmarrjet,
por i dhuruan Kurti një show disaditësh kinse është luftues i korrupsionit.
Shkarkimin
e bordeve të mëhershme e kishte bërë çdokush para tij. Edhe Haradinaj, Mustafa
e Thaçi. Shkarkonin të partive tjera, emëronin të partive të tyre. Vepronin
ngjashëm si Kurti. Vetëm se paraardhësit nuk pohon se po e luftojnë
korrupsionin. Synon vetëm kapjen e shtetit.
Kurti
dallonte prej tyre. I dëshironte dy fitore: Edhe kapjen e shtetit me njerëzit
të tij edhe rritjen e votave, nëpërmjet propagandës.
Propaganda kundër
Pacollit
Një
tjetër aksion propagande ishte ai që ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Kurti ka
udhëhequr një fushatë propagande kundër rivalit të tij politik, Hashim Thaçit.
“Thikat
mbi hartë”, ishin propagandë për ta glorifikuar vetën, jo për ta ndihmuar
Kosovën. Për të ndërtuar një realitet kinse “Albini është i miri, Hashimi është
i keqi”.
Përdori
edhe pandeminë për ta luftuar këtë armik të tij, ndërkohë që njerëzit
frikësoheshin nga vdekja prej Covid 19. Qytetarët e Kosovës nuk kanë përfituar
asgjë nga beteja frontale e tij me Thaçin gjatë pandemisë. Ka përfituar vetëm
Kurti. Ndoshta një grusht votash të reja.
Kurti
gjatë pandemisë udhëhoqi edhe një aksion tjetër propagande. Ishte i asistuar
nga Xhelal Sveçla. Rrinin me pendrek në dorë për ta arrestuar Behgjet Pacollin.
Qeveria
Hoti mund të votohej edhe pa praninë fizike të Pacollit, por makineria e
propagandës dëshironte të thoshte diçka tjetër. Dëshironte ta portretizonte
Kurtin si luftues të pasanikëve. Si kryeminsitër që i trajton barabartë të
gjithë qytetarët, pa i dalluar në të pasur e të varfër.
Por,
në realitet vepronte ndryshe.
Derisa
lufonte pasanikun Pacolli, Kurti promovonte produktet e firmave në pronësi të
mikut të Lushtakut e tezakut të Kadri Veselit.
Po
ashtu, nga pozita e kryeministrit heqte brengën i pari, nëse ishte i infektuar
me Covid 19. Testohej bashkë me kabinetin e tij, derisa testimet vonoheshin për
qytetarët që kishin pasur kontakte të drejtëpërdrejta me të infektuar.
Tentimi
qesharak për të përfituar kreditët nga dënimi 4 milionësh i korporatave të
naftës
Gjatë
këtij 100 ditëshit mbahet mend edhe një aksion tjetër propagandues. Ishte tejet
qesharak.
Tentuan
t’ia vjedhnin kreditet Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, një institucion që
ka dënuar para disa ditësh katër korporata të naftës. Dënimi ishte në vlerë
prej 4 milionë eurosh.
Njerëzit
e Kurtit e vërejtën se ky vendim është një hambar votash për Liderin e Madh.
Pohuan nëpër mediat dhe grupet e tyre të propagandës se “Me Kurtin nuk ka
hajgare”, “Shteti i udhëhequr nga Kurti po dënon hajnat e naftës”, e tituj të
tjerë mashtrues.
Por,
e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kurti nuk ka fare gisht në këtë punë.
Hetimet
kundër kompanive të naftës kishin nisur para disa vitesh.
Autoriteti
Kosovar i Konkurrencës është institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës.
Bordi drejtues mund të shkarkohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Kurti nuk i ka
numrat për ta shkarkuar këtë bord.
Drejtuesit
e këtij institucioni mund të mos dalin fare në punë me muaj të tërë dhe Kurti
nuk ka mandat ligjor as për të komentuar veprimet e tyre. Për më tepër, ky
institucion udhëhiqet nga një ish-zyrtar i LDK-së. Nga Valon Prestreshi. Ai
është duke e hetuar edhe Qeverinë Kurti, për shkak të vendimit që i krijon
monopol Telekomit të Kosovës.
Kurti
ka a dëshirë që ta shkarkoj Prestreshin. Do ta kishte kishte shkarkuar që në
ditën kur i nisi hetimet kundër tij, por nuk mund ta bëjë këtë.
Tendenca
për t’ia vjedhur kreditët Autoritetit të Konkurrencës është qesharake. Nuk e
beson askush që ky insititucion këtë e bëri, për shkak se ishte i detyruar nga
Kurti.
Këtë
mund ta besoj vetëm dikush që e beson edhe lajmin se dy prindër nga Kosova kanë
nderuar Albin Kurtitn në 100 ditëshin e tij, duke e pagëzuar djalin e tyre me
emrin e Liderit të Madh.
Fatmirësisht,
numri i tyre nuk është i madh. Këto aksione propaganduese i bëjnë më shumë dëme
se sa të mira politikanit Albin Kurti. E shndërrojnë në një politikan qesharak
që ka dëshirë që dikush ta emëroj djalin e tyre me emrin e njeriut të madh,
Albinit.