Kerko: a
Anton Berisha: Heqja dorë nga modeli kulturor i diplomacisë së Dr. Rugovës
E hene, 11.05.2020, 05:45 PM
HEQJA DORË NGA MODELI KULTUROR I DIPLOMACISË SË DR. RUGOVËS
Nga
Anton Berisha
Në
rrugëtimin e tij drejt formimit të shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova,
intelektuali par exellence i botës shqiptare, me kulturën e gërshetuar
tradicionale- europiane, e dinte se liria e kërkuar për vete, sic thoshte
Albert Kamy, ka kuptimin e kërkimit të lirisë për të gjithë, që nënkuptone të
drejtën e lirisë pa e shkaterruar lirinë e tjetrit.
Ai
e dinte mirë se Europa nuk është vetëm koncept gjeografik e politik por para se
gjithash koncept kulturor dhe mënyrë jetese pra edhe të bërit politikë. Në këtë
kuptim, ka ndjekur pikëpamjet e njërit ndër themeluesit të BE-së, Robert
Schuman, se Europa është bashkësi kulturore e ndërtuar në përmbajtje dhe
kohezive.
Ky
identitet kulturor, krijues i Europës së sotme dhe i bartur përtej oqeanit, në
SHBA, do të krijoj formulën magjike të dr. Rugovës: integrimi europian dhe
raporte e miqësi të vecantë me SHBA, që padyshim do ta bëjë dr.Rugovën ndër
figurat politike me të sukseseshme në historinë shqiptare.
Dituria,
urtia dhe humanizmi i tij, do të ndikojnë në krijimin e miqësisë me botën
perendimore, që do të mundësojnë që populli shqiptar i Kosovës, i mbetur me
shekuj i harruar në një perandori të mbyllur otomane, e më vonë në regjime të
ndryshme sllave, të kthehet në drejtim të Europës dhe të identitetit fillestar të
saj.
Rezultatet,
po të mos i përjetonim, do ti quanim të pabesuara, ngase as imagjinata nuk ka
mundur të parashikoj, një mobilizim të botës perendimore, në krahun e lirisë
tonë duke u bërë bashkpjesëmarrëse ne krijimin e shtetit të Kosovës.
Keqkuptimi,
një fjalë që Kadare e përdorë me mjeshtri, kur janë në pyetje veprimet tona të
mbrapshta, ndodhi pas luftës e sidomos pas vdekjes së dr. Rugovës, kur këto
rezultate epokale për ne, filluan të shndërrohen në vetlavdime, si të arritura
të personalizuara apo grupore, si pjesë e një mendësie ideologjike lindore dhe
si model i kulturës së mosmirënjohjes.
Ky
zavendesim i bërjes politikë nga profili intelektual i dr. Rugovës me profile
kontekstuale që nuk njihnin historinë e mendimit europian qe bazohet në dialogun,
kritikën, mendimin e lirë, hapjen e ideve të reja, ishte heqje dorë nga kultura
si tërësi e organizimit shtetëror.
Ky
model qoroditi sistemin ende të paformuar dhe kjo logjikë filloi të bartet edhe
në raporte me miqtë tonë.
Jokonsekuenca,
paparashikueshmëria, veprimet e rastit, josinqeriteti, selektiviteti, të gjitha
këto vecori tipike të modelit lindor të bërjes politike, karakterizuan sjelljet
tona me miq. Duke i bërë apo më saktë duke u thirrë në miq për betajat e
brendshme politike e personale, e duke mos marrë parasysh këshillat e tyre sa
herë që nuk ishin në përputhje me interesat e ngushta, ne jo vetëm që dëmtuan
kredibilitetin e shtetit tonë si partner të pabesueshëm, por në të njëjtën kohë
ne rritem peshën e shteteve fqinje, sidomos Serbisë, duke e bërë më kredibile
në raportet ndërkombëtare.
Natyrshëm,
kjo zbehu politikën tonë të jashtme dhe për të mos u mjaftuar me këtë
përfaqësimi diplomatik njohu vetëm regres.
Fillimi
i mbarë që nga presidenti dr.Rugova, e që më vonë me formalizimin e Ministrisë
së Jashtme, në krijimin e një bërthamë diplomatësh me tendencë të modelit
europian, dita ditës u redukua në model politik deri në personal duke harruar
plotësisht interesin përfaqesues shtetëror.
Kjo
u pa qartë, në prioritetin që politika akomoduese dhe preferenciale e brendshme
të përcaktoj ministra të jashtëm dhe diplomat në vende me rëndësi jetike, dhe
si duket ky model dhe kjo kulturë antieuropiane vetëm sa është duke u forcuar.
(Anton Berisha, Ambasador dhe ish Zëvendësministër i
Jashtëm)