Kerko: a
Florim Zeqa: Diaspora luftoi për shtet e jo për pushtet!
E shtune, 09.05.2020, 03:27 PM
Diaspora luftoi për shtet e jo për pushtet!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pas
injorimit dhe anashkalimit të mërgatës nga pushtetet e pas luftës, kohëve të
fundit nga njerëz të papërgjegjshëm apo të pa informuar mirë, e për më keq, nga
figura të skenës politike (publike) po atakohet padrejtësisht dhe fyhet rëndë
mërgata jonë, pjesa më e shëndoshë e arteries tonë kombëtare.
Fyerje të rënda për
Diasporën
I
pari që e filloi luftën kundër mërgatës tonë një vit më parë ishte gazetari
Valon Syla, me fjalorin fyes e denigrues; "Diaspora shqiptare është
primitive, janë pasardhësit e analfabetave,...diaspora ka ende të menduarit e
viteve të '90-ta"!
I
fundit që fyeu publikisht mërgatën tonë ditë më parë është Haxhi Hoti, ish
kandidat për deputet nga radhët e NISMA-s, i cili në një postim në llogarinë e
tij në Facebook, u shpreh pikërisht kështu; "Mërgatës me ligj duhet me ja
ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të
paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos
përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju
thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu
mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për
Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu
për Kosovë”.
Sikurse
fyerja e parë nga gazetari Syla, ashtu edhe kjo e fundit nga aktvisti i
subjektit politik NISMA, janë fyerje të rënda dhe skandaloze, që vijnë nga jeta
publike, gjegjësisht prej një gazetari dhe prej një anëtari të një subjekti
politik i cili pretendon të qeverisë me vendin.
Askush nuk dha më shumë
se mërgata për lirinë e Kosovës
Janë
me qindra e mijëra shembuj e argumente që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e
kanë pohuar për mërgatën gazetari Syla dhe anëtari i NISMA-s, mund të shkruhen
mijëra e miliona fjalë miradie për kontributin e mërgatës tonë para, gjatë dhe
pas luftës në Kosovë, por që nuk mund të shkruhet asnjë fjalë e vetme pozitive
për ata që fyejnë vlerat tona kombëtare
Janë
me qindra të rinjë nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës
çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë
i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë.
Me
të përfunduar lufta, mërgimtarët që deri dje ishin të rreshtuar në vijat e para
të frontit, nuk vrapuan pas pushtetit, por iu kthyen punës e jetës në shtetet
perëndimore për të vazhduar misionin e tyre të ndihmës së pakursyer në rindërtimin
e shtëpive të rrënuara gjatë luftës, për shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik
të vendit tonë.
Nuk
dëshirojë ta kualifikojë me fjalë fyese gazetarin Valon Syla dhe as aktivistin
politik, z. Haxhi Hoti, ish kandidatin për deputet nga radhët e NISMA-s për
fyerjet e turpshme ndaj mërgatës tonë, për arsye se jam i bindur që kanë
mungesë të informacioneve për mërgatën dhe vlerat e saj sublime.
Nga
këtu, ju bëjë thirrje të sinqertë të gjithë bashkombasve në Kosovë dhe trojet
etnike, që para se të flasin për mërgatën, është mirë që të informohen
paraprakisht për kontributin e çmuar dhe vlerëmadh të mërgatës tonë ndër dekada
si në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore ashtu edhe në
aspektin logjistik e financiar, që nga krijimi i themeleve të Republikës së
Kosovës në vitet e '90-ta, me finacimin e shtetit paralel në rrethanat e
okupimit klasik të Serbisë (mbajtjen e arsimit shqip dhe shëndetësisë),
kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës çlirimtare dhe për ndihmat e
pandërprera pas përfundimit të luftës, në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik
të vendit tonë.
Kur
jemi në këtë segment, vetëm mbajtja e arsimit shqip në vitet e '90-ta në Kosovë
e kishte koston mujore prej disa miliona DM, para këto ardhura nga mërgata
jonë.
Viti 1990, vit i
themeleve të shtetit
Ky
shkrim vjen si nevojë e informimit dhe ndërgjegjësimit të bashkatdhetarëve në
trojet etnike, se historia e më e re e Kosovës nuk ka filluar me 6 tetor të
vitit 2019 dhe as me 17 shkurt të vitit 2008, por në fund të viteve të '80-ta
dhe fillim vitet e '90-ta.
Deklarata
Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës, ndërsa
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e të njëjtit vit apo
Kushtetuta e Kaçanik paraqet bazën juridike dhe ligjore të shtetit të Kosovës,
kurse Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të
mbajtur prej 26-30 shtator 1991 shënon vulën plebishitare të popullit të
Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.
Pa
këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të
zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as
në 17 shkurtin e 2008-së, që shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të
Republikës së Kosovës, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik
Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.
Mendësia e viteve të
'90-ta, mendësi e krijimit të shtetit
Suporti
kryesor financiar i të gjitha zhvillimeve për dhe rreth Kosovës ishte mërgata e
jonë, e cila i financoj të gjitha aktivitetet politike, arsimore, shëndetësore
e deri tek ato ushtarake në luftën e fundit çlirimtare.
Me
këtë rast, dëshiroj t'i rikujtoj gazetarit Syla, poltikanit Hoti dhe secilit që
mendon njëjtë sikurse ata, se pa ndihmën e mërgatës sonë, nuk do të ishte i
mundur të realizohej projekti i pavarësisë dhe as çlirimit të vendit tonë.
Mendësia
e viteve të '90-ta ishte mendësi e pastër dhe shëndoshë, e cila edhe sot i
duhet Kosovës, më shumë së asnjëherë më parë, për shkak se, ajo ishte mendësi e
dhënjes gjithçka për shtetin e Kosovës, e jo marrja gjithçka nga shteti siq
ndodhi përgjatë këtyre 21 vjetëve të fundit.
Zoti
e bekoftë mërgatën, arterien më të çmueshme dhe më të shëndoshë të qenjes tonë
kombëtare!