Kerko: a
Skënder Kapiti: Efekti negativ i Koronavirusit
E shtune, 09.05.2020, 10:31 AM
Efekti negativ
i Koronavirusit, i LDK-së dhe i
ish-PAN ( sot PLAN ) për Kosovën
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Në
Kosovë, në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 u realizan një proces i mirë demokratik,
i cili mori nota dhe vlerësime pozitive si nga brënda ashtu edhe nga jashtë
Kosovës, për rregullsitë dhe standardin e zhvllimit të tyre, gje e cila ishte mjaft e rëndësishme
edhe në plan ndërkombëtar të imazhit pozitiv në rritje për
konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të Kosovës.
Mirëpo
shumë shpejt erdhi edhe zhgënjimi prej
zhvillimeve politike me mocionin e partnerit qeverisës LDK-së që bëri të
mundur rrëzimin e qeverisë legjitime të kryesuar nga Albin KURTI, sipas një
“loje” tipike puçiste parlamentare e maskuar me demokracinë, duke shfrytëzuar
momentin e pandemisë së Koronavirusit.
Ky
mocion ishte parapërgatitur dhe i mbështetur edhe nga PDK,AAK, NISMA si dhe nga
Grenell pasi nuk mundën që ta mposhtin Albin KURTIN për ta detyruar atë që në
bisedimet me Serbinë të hiqte dorë nga
politika e reciprociteti, si dhe për faktin kryesor për atë se KURTI ishte
kundër çdo marrëveshje apo plani që cënonte integritetin territorial të
Kosovës.Dhe arësyeja tjetër pse u oganizua ky puç kundër qeverisë KURTI është
fakti se politika e vjetër PAN ( PDK, AAK e NISMA) dhe LDK të akuzuara për
abuzime, shpërdorime, hajni e korrupsion nuk mund ta duronin dhe as të
pajtoheshin me qeverinë antikrim , antikorrupsin dhe antihajni te KURTIT.
Prandaj duke e shfrytëzuar dhe pandeminë
si dhe mbështetjen e Grenell-it, përfaqësuesit të SHBA për bisedimet Kosovë
-Serbi, ata ndërmorën një veprim, ate të
puçit parlamentar, efektet e te cilit
patën pasoja të rënda dhe negative për politikën, demokracinë dhe që po e çonin
Kosovën drejt destabilitetit sepse po i rrëmbehej popullit kosovar verdikti dhe
legjitimiteti i 6 Tetorit 2019
Pra,
në Kosovë ndodhi një proces regresiv i organizuar nga njëri kompenent qeverisës
si LDK-ja në aleancë me opozitën e ndëshkuar PAN. Pra, nuk ndodhi ajo që
zakonisht edhe po ndodh në disa vënde të tjera, ku pandeminë po e përdorin pushteti dhe qeverisja për favore dhe
avantazhe politike dhe autoritariste në dëm të demokracisë.
Por,
në Kosovë ndodhi e kundërta, pasi segmenti qeverisës LDK dhe opozita e
shfrytëzuan pandeminë për të shkaktuar një krizë politike me qëllimin kryesor për të marrë, apo më sakt për të rrëmbyer
qeverisjen në mënyrë jolegjitime dhe të pamerituar.
Ky
akt e ka dëmtuar demokracinë në tranzicion në Kosovë duke ia grisur maskën
pseudopariotike e demokratike e të
ishpushtetit PAN dhe të LDK-së.
Kjo
ka krijuar një gjëndje shumë shqetësuese në Kosovë por që ka shqetesuar edhe
shtete e BE-së, pasi kriza e pandemisë se virusit Korona, në Kosovë mesa duket ka ndikuar për
përkeqësim demokratik, por që me siguri
demokracia nuk do ta lejojë një gje të tillë, dhe po demokracia do ta ndreq
dhe pëmirësojë gjëndjen detyrimisht me zgjedhjet e reja të parakohshme
parlamentare.
Kosova
po qeverisej shumë here më mirë se sa nga qeverisjet e mëparshme, pra po
shënohej ndryshim dhe përmirësim i mënyrës demokratike të qeverisjes së hapur,
tansparente dhe për efikasitet në luftën kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit.
Qeveria
KURTI, një qeverisje e cila për herë të
parë veproi si një qeveri në shërbim të popullit dhe në favor të interesave
kombëtare kundër cdo arbitrariteti dhe tratative pazaresh e tradhtie në dëm të Kosovës..
Por
ja që LDK-ja dhe opozita shfrytëzuan pandeminë e koronavirusit për ta rrëzuar
qeverinë legjitime KURTI, duke vepruar tejet tradhtisht dhe pabesisht me
verdiktin e popullit shqiptar, pasi: në kushtet e një pandemie që kërcënonte
botën, pucistët e mirëllogaritën faktin
se populli nuk mund të reagonte në kushte të tilla me protesta kundër këtij
grushti shteti, sepse njerëzit ishin të
detyruar që të mos grumbulloheshin por të qëndronin në shtëpi ashtu sikurse
masa të tilla po zbatoheshin edhe në shtetet e tjera të botës si masa
parandaluese për mospërhapjen e virusit.
Tani
pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese, vendim i saj për t’i dhënë vlerësimin e
duhur situatës së krijuar në Kosovë, pritet vendimi i saj për të mbrojtur
legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë, për atë se Kosova duhet të shkojë në
zgjedhje të parakohshme apo t’i japë të drejtë Presidentit të Republikës i cili
ka mandatuar për Kryeministër Hotin nga forca politike e dyta që doli nga
zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, gjë që për shumë analistë, opinionistë,
intelektualë,eksperte, jurist,
profesorë dhe akademikë ishte në
kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pasi nuk mund të ketë
qeverisje legjitime pa fituesin legjitim të
zgjedhjeve, në rastin konkret pa VETEVENDOSJEN.