Kerko: a
Luan Dibrani: Këngëtarët tallava protestojnë për lejimin e dasmave!!!
E premte, 08.05.2020, 03:25 PM
Këngëtarët tallava profiter të ish qeverive me viza shengen dhe diplomatike duan te protestojnë për lejimin e dasmave!!!
Shkruan
Luan-Asllan Dibrani
Koha e Pandemisë
po nxjerr ne shesh marifetllëqet e atyre qe thirren ne art , kulturë dhe
këngë madje edhe me pretendime protestash
për shkak të situatës se krijuar
në gjithë botën qe u obliguan te merren masa
te cilat nuk po i pëlqejnë një numri të konsiderueshëm te këngëtarëve ne
Kosovë . E gjithë bota është duke bërë
thirrje te përmbajtjes dhe zbatimit
të rekomandimeve si të ruhemi nga kjo fatkeqësi globale, në Kosovë dalin zëra madje nga ata qe thirren ne kulturë e art për
moszbatimin e tyre!
Afrim
Muçiqi, Labinot Tahiri dhe disa zëra
tjerë, ngrehin zërin për hapjen e restoranteve , diskotekave, bareve e lokaleve te natës shkojnë aq larg sa që krahasojnë edhe Kuvendin e Kosovës pse po “takohen dhe po
tubohen” kur dihet se përmes tij
udhëhiqet shteti?
Edhe
Afrim Muqiqi është pajtuar plotësisht më kolegun e tij, Labinot Tahiri derisa ky i fundit ka kërkuar
të mbahet edhe protesta për këtë çështje. Ai thekson se “Unë pajtohem plotësisht me Labinotin në
shenje përkrahje të protestave!
Labinot
Tahiri, ashpërson qëndrimet e tij i çon
selame Albin Kurtit, dhe aktivisteve te
VV-së, te cilët e kanë ofenduar e
kërcënuar dhe sharë në FB, por në një mënyrë u shpalli luftë. Citojmë fjalët e tij. “Merrni kallashët e
bombat hajdeni të shpija, ju pres se nuk
jua kam friken se ju jeni këlysh. " Albin veç sa të takoi kom me ti thanë
do sene në fytyre”.
Madje
Labinoti ofendoi në rrjetet sociale dhe
paralajmëroj se do të thërriste protesta
nëse nuk do të ketë organizim të dasmave si pasojë e pandemisë, nga e cila ka ngjallur edhe kritika nda tyre.
E
citojmë deklarimin e tij edhe ma tutja:“Ngoni mirë, unë sja q* sezonen e nanes as pak, se punoj qe 20 vjet!Unë kam fol për të gjitha
ndërrmarjet, shembull; nëse qilet
ajroporti si kan me udhëtu 200 e 300 udhetarë o m*t, ”– shkroi këngëtari ndër
të tjera.
Nga
ky kontekst vendosa te reagoj me një teme dhe fenomen qe po lenë pasoja në
Kosovë modeli dhe pozicioni ku gjendet sot muzika shqiptare!
Kohët
e fundit, muzika tallava është bërë e
bezdisshme në tregun muzikor shqiptar. Këtij komercializmi i është bashkëngjitur një qëndrim
jashtëzakonisht kritik edhe i këtyre këngëtareve qe vërtet e kane çoroditur
melosin vokal të origjinalitetit.
Muzikantët dhe artistë e mirëfilltë kanë
artikuluar skepticizmin e tyre, shpesh
me ngjyrime intolerance e përçmimi nga shumica
e këngëtareve në Kosovë e ma
gjerë . Aq ka marrë përmasa të mëdha në shoqërinë shqiptare, ky lloj fenomeni abuzues si konotacion për
kategori të së shëmtuarës, banalitetit, të anti-vlerës, vulgares, të ulëtës: lajm tallava, nivel tallava, muhabet tallave etj qe ne shumicën shqiptareve nuk pranohet , por te një shtrese
ka gjet strehë.
-Në
muzikën shqiptare, tallavaja
konsiderohet si “njollë”, ajo që “prishi
“burimin” e këngës popullore. Tallavaja është vulgare, banale, e “ndytë” për veshin qe u mësuar të
dëgjoj nga autoktonia.
-Tallavaja
një model jo shqiptar me ndikim hegjemonizmi mbi vlerta tona te muzikës dhe
artit te të kënduarit është dita, ditës
duke e bastarduar muzikën tonë, nga e cila
të gjithë këngëtarët tanë janë fajtore , por edhe “Ministria e Kulturës.
Sigurisht,
jo të gjithë, por ka kundër nga këngëtarët e tallavave, përpiqen ta ruajnë autoktonen, por janë rrethuar nga ky lloj i mbrapsht
muzike, dhe ndoshta edhe vet publikun
janë duke e joshur me këngët e tilla duke
i lavdëruar bukurinë , kapitalin, veturën, shtëpinë , gruan , fëmijët
etj . Ky fenomen “tallavaja”pasqyron
ngushtë realitetin e muzikës shqiptare, këto 25 vitet e fundit për fat të keq!
Po
të marrim historikun dhe ecurinë e muzikës në Kosovë, por fatkeqësisht edhe në Shqipëri e mos të
flasim për Maqedoni qe e kane bërë mishmash ketë lloj muzike të dominuar nga
hashkalinjtë dhe romët e Kosovës është tejet skandaloze.
Në
fushën e muzikës, roli absolut i shtetit
si “menaxher” i jetës kulturore muzikore
është zbehur shumë duke iu lënë hapësirë të fitonin terren ndërmarrjet private
dhe modelet individuale të prodhimit e menaxhimit muzikor, siç janë këto raste te këtyre këngëtareve qe
janë mësuar me i vjelë paratë nëpër dasma e ahengje me çmime marramendëse
për një natë deri ne 5000 e 6000 euro pro person!?...
Ky
çmim është shumë edhe për një shtet të
zhvilluar e lere me , për shqiptarët?.
Tallavaja
e ashkalinjve, e romëve dhe se fundi u
shpike në Kosovë e Shqipëri e ma gjerë ne trojet shqiptare edhe një lloj
grupi i ngjashëm një komunitetin i
quajtur egjiptian qe te gjithë një soj prioritet kane tallavanë.
Kjo
e gjitha mund të quhet një lloj ‘tallavaje’ e madhe, edhe e këngëtareve te
lartpërmendur qe riprodhojnë
në mënyrë mekanike modele të parafabrikuara me përpjekje minimale
reflektimi dhe ndërgjegjësimi, pa ndonjë
rezistencë konkrete ndaj forcës së tyre gllabëruese.