Kerko: a
Shefqet Dibrani: RTK duhet të falimentojë
E premte, 08.05.2020, 03:00 PM
Nga diskursi patologjik:
RTK – DUHET TË
FALIMENTOJË
Shkruan
Shefqet DIBRANI
Radio
Televizioni i Kosovës (RTK), duhet urgjentisht të falimentojë, dhe kjo duhet të
ndodhë sipas praktikave të vendeve demokratike ose vendeve të rajonit, (me sa
di një gjë e tillë ka ndodhur në Greqi), kur shteti e falimenton televizionin
publik, për ta Ri-Startuar, vetëm pas 5 minutash, me një staf dhe koncept
krejtësisht e thellësisht tjetër, në njërën anë dhe në anën tjetër për të mos
krijuar vakum mediatik.
Të
gjithë ata që janë të privuar nga mundësia për t’i shikuar edhe televizionet e
tjera private që operojnë në Kosovë, por detyrimisht e përcjellin vetëm RTK 1,
programin satelitor, përjetojnë terror ideologjik, jo profesional dhe agresiv.
Në RTK, për çdo ditë shpalohet niveli më primitiv më jo profesional që mund ta
ketë një medium i karakterit publik.
RTK,
është shndërruar në propagandë armiqësore, të grupeve të caktuara të interesit
të cilat bashkë me mediumet tjera private po kryqëzojnë intelektualët, avokatët
dhe të gjithë ata që mund të kenë mendim ndryshe.
Një
sinopsis – përmbledhje, të asaj çfarë nuk bënë dhe nuk shkon, do të përpiqem ta
artikulojë edhe në këtë analizë, e cila ka për qëllim të ndikojë në
përmirësimin e gjendjes së keqe, pasi RTK-ja është fytyra e Kosovës.
Faji
niset nga kupola, ta zëmë vet drejtori gjeneral Ngadhënjim Kastrati, duket të
jetë mashë e Kadi Veselit, përkatësisht pjellë e ideologjisë së tij, në të
kundërtën ai nuk është dashur ta shes shpirtin tek individ për të cilin thuhet
se është përgjegjës për gjendjen e tanishme por në asnjë mënyrë ata që u
shkarkuan më 25 mars 2020, të cilët tashmë janë ushtrues në detyrë.
Drejtori
i RTK-së duhet ta dinë se këto shantazhe nga Opozita dhe të gjitha mediumet,
duke përfshirë edhe RTK-në, nuk do ta përballonte asnjë vend i zhvilluar në
Evropën Perëndimore, e le më një Qeveri në Detyrë e cila mori një shtet pa
financa dhe pa infrastrukturë që mund ta përballonte një situatë normale, pa le
më në gjendje të rëndë edhe nga Pandemia e Virusit Korona. Prandaj në RTK nuk
do të duhej të defilonin emisarët dhe mercenaret, të cilët sikur të ishin
Kolonë e Pestë, po operojnë në Kosovë duke terrorizuar qytetarët. Ashtu siç po
vepron RTK-ja, duket sikur të jetë
strukturë para-police e para-hetuesisë, pasi siç plasohen lajmet dhe shpesh si
veprohet bie ndesh me kodin e mirësjelljes të një mediumi publik.
Po
një “palaço e madhe”, e këtij televizioni a nuk u tregua edhe ish Drejtori paraprak, Mentor Shala. Kujtoni
deklaratën e tij kur populli i Kosovës votoi ndryshe nga ajo që priste ky
drejtor. A u linçua edhe ky drejtor, sikurse nuk u linçua kurrë drejtori i T7,
për akuzat e rënda kundër UÇK-së, por u gjeten për tu kryqëzuar nga RTK,
avokati Tomë Gashi, kurse nga TV T7, Shkëlzen Gashi, dhe nga TV Klan Kosova,
vet Milaim Zeka, i cili tash përpiqet të diskreditojë rivalin e tij në atë
debat të mjerë televiziv.
Jo
pak, e jo rrallë, Lajmet në RTK japin indikacione të urrejtjes, duke nxitur e
nxituar, sikur bëjnë thirrje për revolta deri në shkallë krimi. Në RTK, folësit
- spikerët, duhet t’i nënshtrohen një verifikimi profesional, jo vetëm për
shkak të zërit dhe mënyrës fshatareske të paraqitjes në RTK, por rreptësishtë
duhet t’iu ndalohet zgërdhija, çaraveshja dhe lazdrimi në kohën sa japin
lajmin. Madje të gjithë folësit, duhet t’i harmonizojnë lëvizjet e mimikës dhe
reagimit në raport me lajmin, dhe nuk duhet të reagojnë me duar sikur të na
ishin komentues sporti, ose komandant të ushtrisë apo lideruca nëpër fushata
zgjedhore.
Gjuha
shqipe, në RTK atakohet më shumë se kudo tjetër, jo vetëm nga udhëheqësit e
folësit të cilët nuk e zotërojnë gjuhën shqipen, por Shqipja atakohet edhe në
titujt e disa emisioneve pa pasur nevojë për tu lëshuar në detaje: “n-RTK”, "n’Kuvend",
"n’Za", “n’Trip”, ose “RTK-News”, “RTK-Live”, dhe sinonimet e
shpeshta “n’Kosovë”,"n’katun", “n’shpi", etj. etj. e përbëjnë
një kolazh negativ të cilin nuk do të duhej ta lejoj në asnjë mënyrë një medium
publik, sepse është përgjegjësi e secilit për t’i ruajtur e kultivuar vlerat
gjuhësore, por gjithsesi duhet ato që janë për t’i respektuar.
Si
duket në RTK, emisionet e realizuara, prishen nga urdhrat politike ose thjesht
për shkak të simpatisë dhe servilizmit si mani qytetare. Por në një emision, ta
zëmë kushtuar një mësueseje e cila tërë jetën ia kishte kushtuar arsimit, me
elemente të mjaftueshme për përkushtim, arritën të na sjellin fytyra të reja,
qofshin fëmijë a familjar të mësueses, ose
fqinjë të saj. Pastaj përjetoheshin me shije kujtimet dhe evokimet e
nxënësve të cilët i shihnim e i njihnim për të parën herë, bashkë me atë
mësuesen e tyre e cila kishte pritur 40 vjet për t’iu realizuar ai emision. Por
çka nuk shkonte dhe ishte madje irrituese, të shihnim figurat të konsumuara
politike, të cilët sikur dëshmonin dështimin e mësueses e cila edhe ata i
ka “emancipuar?!”, duke dhënë nuanca
kundërshtuese me vlerësimet që ia bënin mësueses nxënës tjerë, artistë dhe
profesor universitar. Pra RTK-ja, me pak kujdes e maturi mund të realizoj
emisione më të mirë, dhe shumë më profesionale.
Jo
vetëm këto deformime, por duhet të rregullohet me ligj që RTK, të shndërrohet
në një medium me kritere të larta profesionale, akademike dhe pedagogjike, me
përgjegjësi edhe më të larta se sa në
shkolla e universiteti, më të larta se akademitë dhe institutet përkatëse. Nëse
nuk arrihen të paktën duhet me u dukur përpjekjet profesionale.
RTK,
duhet të shndërrohet në Institucion profesional e pedagogjik në shërbim të
gjuhës kulturës dhe përparimit, e jo t’i prodhoj vet, dhe assesi të mos emitoj
emisione e slogane që nuk përkojnë me normat gjuhësore dhe pikë!
Pa
dyshim, ndër emisionet ma skandaloze që emitohet në RTK, (ndoshta për vet
faktin se e përcjell më shumë), është emisioni “Debat”, ku shihet se Ridvan
Berisha, ka shkallmuar tërësisht, ai i ka tejkaluar çdo vlerë profesionale dhe
çdo etikë morale, që duhet ta posedojë një medium publik i pavarur, por varësia
ose simpatia e Ridvanit shihet nga planeti, e urrejtja me përmasa patologjike
që shprehet në RTK, veçmas në emisionin e tij, madje haptas dhe pa u skuqur
fare. Edhe vet ai po sillet si polic, për t’i detyruar të gjithë të mendojnë si
ai, po më shumë t’i përgjigjen kërkesave të tija, me ndërhyrje budallai.
Drejtuesit
e RTK-së, nëse dëshirojnë për t’ia shpëtuar fytyrën Mediumit Publik, i cili
shpenzon paranë e taksapaguesve të Kosovës, duhet urgjentisht jo vetëm Ridvan
Berishën, ta fusin në karantinë, por një
varg redaktorësh, të cilët në vend se situatën me Pandeminë ta përcjellin me
deklarata nga profesionistët nëpër rrethe, RTK edhe pandeminë e ka shfrytëzuar
për t’i qitur në Televizor fytyrat e demoduara politike që janë kryetar
komunash, e në anën tjetër nuk kanë prajtur akuzat e thirrjet për linçim e
shkarkim të Ministrit në detyrë Vitia ose të ushtruesit të detyrës së Ministrit
të brendshëm z. Sfeçla.
Shikuesit
e RTK-së, kanë pasur fatin t’i përcjellin tri intervista që ka realizuar vet
Ridvan Berisha, të cilat shpjegojnë tendencën dhe animin e hapur të RTK-së. Pas
datës 25 mars 2020, në RTK janë emituar: 1. Intervistë me Isa Mustafën, (me
sistemin Skype nga Prapashtica), por servilizmi i Ridvan Berishës, karshi Isa
Mustafës, ishte i pafalshëm. 2. Intervista në studio me Kadri Veselin, e bëri
Ridvanin, pulë deri në shkallë përuljeje
ndaj Kadri Veselit, nënshtrim klasik dhe pa kushte, larg secilës etikë
profesionale, ndërsa 3. Intervista me Haki Abazin, e ka zbuloi karakterin dhe
arrogancën e pashembullt, deri në nivel marrëzie. Pikërisht në këtë debat, Haki
Abazi, e ka zhveshur karakterin e varur nga dogma titiste që ka Ramush Tahiri,
ndërsa Adrian Kastratit, (për fat të keq kuadër universitar), shpalosi
urrejtjen patologjike kundër një subjekti politik dhe kundër një individ. Në
një çast, ajo arrogancë patologjike e z. Kastrati, e bëri për tu turpëruar edhe
vet Ridvan Berishën. Për fat të keq, si askund tjetër, pas dy orë e gjysmë
torturash, psikologjike e patologjike, Haki Abazi, u detyrua t’ia bëjë me dije
drejtuesit se ai ka detyrime të tjera më të mençura se sa të merrej me sjelljet çmendurake të dy
“Skyp-istave”, të cilët edhe atë natë e turpëruan mediumin publik. Janë këto
arsye pse e sugjeroj komisionin disiplinor në RTK, këto tre intervista për t’i
shikuar para se të marrë, jo masa ndëshkuese, por para se ta qortojë Ridvanin
për qëndrime aspak profesionale, i cili ndoshta mundet të jetë i pari në listë
për keqpërdorimin e misionit që duhet ta ketë RTK.
Pse
jo, të flasim me emra konkret: Milazim Krasniqi, për fat të keq profesor
universitar, pa dyshim bartë përgjegjësi për devijime zinxhirore në RTK, dhe
për devijime të përgjithshme mediatike, personalitet i tij është konsumuar i
tëri. Çuditërish, ka kohë nuk e takoj në RTK, prandaj nganjëherë kam mall për
t’ia lexuar ndonjë poezi. Pikërisht vërejtja ime ka të bëjë me vlerën e
individit, andaj RTK e ka për obligim disa intelektualëve t’ua ruajë fytyrën, nëse dëshirojmë t’ua
ruajmë ato vlera që nuk mund t’iu mohohen.
Një
kopje e zbehtë e Milazim Krasniqit, padyshim është Rrahman Paçarizi, për fat të
keq kudo dhe profesor universitar. Ai ftohet pa lidhje në RTK, qoftë edhe kur
pjellin lopët para kohe nëpër ara. E kjo është e saktë, sepse ne e kemi parë
dr. Rr. Paçarizin në debate politike, në analiza për zgjedhje, në vlerësime
ndërkombëtare, në debate për gjuhën, por fatkeqësisht nuk e ka asimiluar të
folmen nga zona e tij rurale. Edhe profesor Rr. Paçarizi, është një kuadër
komplet i konsumuar, prandaj paraqitja e tij krijon neveri, prodhon të
kundërtat e asaj që synohet, i cili, së bashku me Milazim Krasniqin, nuk është
dashur të lejohen të vazhdojnë punën e profesorit universitar.
Edhe
Ardian Kastrati, është një tjetër profesor universitar, jo vetëm i konsumuar si
të parët, por duket të ketë probleme patologjike, dhe nëse këtë gjë RTK-ja nuk
e paska vërejtur, e meriton falimentimin e përhershëm. Dua t’ia bëjë me dije
këtij profesori fatkeq, se për fat të keq, ky nuk është si Milazim Krasniqi,
për t’ia kujtuar edhe këtij, disa poezi e libra të realizuar me sukses.
Ardhja
në emisione televizive nëpër debate, sidomos te Ridvan Berisha, i personave që
kanë ndikuar negativisht në skemën publike e mediatike në Kosovë nuk është
nder, veçmas RTK, s’ka nevojë të arnohet me: Ramush Tahiri, tërësisht i
konsumuar, pastaj nuk duhet të defilojnë as Baton Haxhiu, Milaim Zeka, Berat Buzhalla,
të cilët i kanë mediumet dhe emisionet e veta, edhe pse i ndeshim kudo nëpër
debate mediatike,. Ky konstatim është tregues i mosnjohje elementare të
kulturës mediatike dhe misionit që ka një Medium Publik, e jo të duket sikur
paskan mision për të krijuar kos të përgjithshëm në vend.
Ridvan
Berishën, nuk mund ta akuzojmë nëse përfaqësuesja e PSD, që ishte në emision,
më (05.05.2020), nuk ndihej mirë kur e cilësonin zonjushë, se kaq ishte niveli
i saj, por do të duhej të mësonte nga praktikat e qytetërimeve të mëdha. Në
hapësirën gjermanofolëse, një gruaje e re por edhe një gjysheje, të cilave ne
shqip i drejtohemi edhe “Hej ti”, në Gjermani, Zvicër dhe Austri, i drejtohen
me Zonjushë, pavarësisht moshën që ka.
Nga
kjo që po flas, nuk do të thotë se nuk ka pasur ndonjë pikë pozitive, dhe
Ridvan Berisha nuk din. Jo e kundërta atë e ka vrarë mendjemadhësia. Për
ilustrim pozitiv, e marrim paraqitjen
brilante të profesorit universitar, Bujar Dugolli, nga i cili nuk e
pritja atë nivel akademik dhe qe besa edhe pedagogjik, neutral i saktë dhe
tejet mbresëlënës. Prandaj, Rektorati dhe strukturat drejtuese universitare, e
kanë të lehtë t’i dallojnë veprimet e shëmtuara të Ardian Kastrati, sjellja
arrogante e tij dhe sojit si ai nëpër televizionet tjera, drejtpërdrejt
reflekton edhe në nivelin edukativo arsimor, për të cilin universiteti është
mjaftë i atakuar.
Nga
pamja fizike, shihet se gati të gjithë moderatorët dhe folësit në RTK, vuajnë
nga mbipesha fizike, dhe kjo është një pasqyrë shumë devijonte e konceptit
mediatik në RTK. Ridvanit, ia kalon edhe Fatmiri i cili përveç mbipeshës, është
katastrofë aksidentale në aspektin gjuhësor. Dua të them publikisht, se në
aspektin gjuhësor, me ndonjë përjashtim, të gjithë përfaqësuesit e subjekteve
politike, s’kanë lidhje me standardet elementare të gjuhës shqipe.
Humori,
në RTK është nën çdo nivel, e për fat të keq, asnjë aktor i Kosovës nuk din të
flas rrjedhshëm gjuhën shqipe, madje nuk dinë t’i shqiptojnë as fjalët si
duhet. Ndërsa kudo në botë teatri dhe aktorët shkëlqejnë, janë ata që ia
shtojnë vlerën gjuhës së një kombi.
Pas
gjuhëtarëve, përkatësisht pas linguistëve, janë juristët, avokatët dhe
prokuroret që duhet ta njohin dhe ta flasin mirë gjuhën, duhet t’i njohin mirë
nocionet dhe sinonimet, dhe t’i shqiptojnë fjalët si duhet. Çfarë niveli të
kësaj fushe na ka sjell RTK-ja në emisionet e veta?
Po
ashtu RTK-ja, për çdo ditë abuzon me vlerat e shoqërisë, në planin politik,
gjuhësor e artistik. Vetëm në RTK, ndodhë që për çdo javë të prezantohet
“PLAGJIATURAT”, si prodhim i RTK-së?! E kjo bie në kundërshtim edhe me ligjet e
kodin penal të Kosovës. D.m.th. RTK-ja, ashtu siç i ka pushtuar pronat e
RTP-së, me këtë elan po ia vjedh emisionet RTP-së, veçmas kur sigla RTP
mbulohet me atë të RTK-së. Mjafton të shikohen emisionet e hershme dhe të
krahasohet si po shkelet e drejta e autorësisë në emisionin “ARKIVI”.
RTK-ja,
me këto veprime – plagjiaturë, po shkatërron traditën dhe historinë e mediumit
të parë publik siç ishte RTP, po shkatërron me vetëdije një histori të tërë të
Kosovës!
Nuk
do të dëshiroja që ky shkrim imi të merrej si adutë për Qeverinë në Detyrë dhe
aq më pak nga Kryeministri në Detyrë, për ta falimentuar RTK-në?! Do të
dëshiroja, menaxhmenti dhe bartësit e përgjegjësive vet të vetëdijesohen!
Zvicër / St. Gallen, 06.05.2020
*Autori, është shkrimtar dhe ka të botuar 27 libra, nga
fusha e kulturës dhe analizave politike.